Uncategorised

Komuna e Prishtinës hap kuletën për 50 ngjarje kulturore

Prishtinë, 11 maj – Mbi gjysmë milioni euro “peshon” kërkesa e organizatorëve të ngjarjeve kulturore dhe pjesëtarëve të komunitetit artistik, të cilët i kanë kërkuar mbështetje financiare Komunës së Prishtinës. As 20 për qind nuk arrin buxheti që ka në dispozicion Qeveria e kryeqytetit për t’iu përgjigjur kësaj kërkese, shkruan sot Koha Ditore.

Komuna tashmë ka publikuar atë që e ka quajtur “Lista preliminare e përfituesve të subvencioneve për kulturë në fushat: organizime, manifestime, festivale dhe ekspozitë”. Për t’u zyrtarizuar pret nënshkrimin e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ashtu siç është, me vlerësimet e komisionit, në listë janë 88 kërkesa, por janë 36 sosh që nuk pritet të marrin mbështetje. Kësisoj 52 aktivitete kulturore, sipas kësaj liste, do të mundë të mbështeten nga buxheti komunal.

Lista është rezultat i thirrjes për të konkurruar për subvencione që ishte hapur tek në muajin mars, ani pse ishte thënë se një gjë e tillë do të ndodhte në mesin e muajit shkurt. Kjo gjë ishte arsyetuar me digjitalizimin e procesit të subvencioneve.

Yll Rugova, drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prishtinës, një javë më parë kishte thënë se kanë qenë 127 projekte që prisnin përgjigje për subvencione. Por zbritjen e këtij numri ai e ka arsyetuar me faktin se “janë larguar aplikacionet e sportit dhe të rinisë, që kanë aplikuar gabimisht në fushën e kulturës, si dhe disa raste të veçanta që duhet të rivlerësohen”

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 95
    Filmi “Touch Me Not” (Mos më prek) e regjisores rumune Adina Pintilie, që flet për një grua e cila përballet me çështje të intimitetit dhe mëson se si të ndihet rehat me trupin e saj, e ka marrë “Ariun e artë” të edicionit të sivjetmë të festivalit “Berlinale”. Ndërsa Wes…
    Tags: të, në, ka, për, që
  • 94
    Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të…
    Tags: të, në, dhe
  • 94
    Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të…
    Tags: të, në, dhe
  • 94
    Prishtinë, 1 mars – Një numër i artistëve janë bërë tok gjatë ditës së mërkurë, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kësaj radhe jo për ndonjë projekt artistik a protestë, por për të gjetur mënyra që t’i dalin në ndihme njërit prej kolegëve të tyre. Në këtë…
    Tags: të, për, që, ka, në
Comments