Komuna i rikthehet ish-objektit të “Gërmisë” për ta bërë sallë koncertale
Mëdyshja dyvjeçare për lokacionin e sallës koncertale tani duket të jetë e tejkaluar. Komuna e Prishtinës ka ndarë mendjen që ish-objekti i shtëpisë së mallrave “Gërmia” të adaptohet për kërkesën e kahershme të komunitetit artistik, por duke ruajtur identitetin e ndërtesës ekzistuese.
Të hënën, nëpërmjet një njoftimi, Komuna e drejtuar nga Shpend Ahmeti ka bërë me dije se gjatë këtij muaji do të shpallen konkurset ndërkombëtare arkitektonike për tri projekte të mëdha e të rëndësishme për Prishtinën.
“Salla Koncertale e Kryeqytetit – adaptim duke ruajtur identitetin e ndërtesës ekzistuese Gërmia; Salla e re e Sporteve me kapacitet 3000 – 5000 ulëse; Shkolla e Muzikës – adaptimi dhe renovimi i pjesës kulturore të Pallatit të Rinisë ku do të jetë e vendosur Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, Komuna u ka bërë thirrje arkitektëve dhe studiove projektuese që të jenë pjesë e Prishtinës “ashtu që t’i sjellim Prishtinës projekte me të cilat do të krenohemi të gjithë”.
E një ditë pas njoftimit, sipas zyrtarëve komunalë, kanë shfaqur interesim disa kompani evropiane, përderisa është vendosur që shpërblimet do të jenë më të mëdha se zakonisht për të motivuar arkitektë të njohur.
Komunës i është sosur durimi për projektin e bërë tash e sa kohë “mollë sherri”, kur në prill të këtij viti vendosi që sivjet të paktën të shpallte konkursin për projektin ideor, nëse nuk mund të bënte asgjë tjetër për investimin më të madh kulturor në kryeqytet dhe vend.
Por përcaktimi për ish-objektin e “Gërmisë” sërish ka ngritur pikëpyetje në mesin e arkitektëve. Kështu, arkitekti Sali Spahiu nëpërmjet një reagimi ka tërhequr vërejtjen se adaptimi i objektit aktual të Shtëpisë së Mallrave do të ishte vetëm improvizim për sallën koncertale.
Sipas tij, ky objek mund të fitojë funksion si galeri e arteve, muze apo diçka e ngjashme, por jo edhe sallë koncertale… (Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore) © KOHA.
Related Posts
- 100
- 100
- 89
Në Skenderaj ka filluar edicioni i 15-të i festivalit të përvitshëm gjithëkombëtar ‘’Rapsodia Shqiptare’’, në të cilin për tri ditë grupe e rapsodë nga trevat shqiptare do të garojnë me këngët e tyre folklorike, njofton Ekonomia Online. Hapjen e këtij festivali e bëri kryetari i komunës, Bekim Jashari, nën patronatin…
- 88
Pas asgjësimit të një pjese të dosjeve komunale, Komuna e Gjilanit ka iniciuar procesin për rritjen e sigurisë për dokumentacionin. Drejtori i Administratës së përgjithshme në Komunën e Gjilanit, Bardhyl Syla, ka bërë të ditur se ata kanë angazhuar një operator i cili do t’i regjistrojë lëndët në drejtoritë dhe…
- 88
E vërteta sivjet në Kosovë do të eksplorohet edhe nëpërmjet artit. Këtë do ta bëjë një prej festivaleve më të mëdha në rajon sa i përket kinematografisë. Të hënën kanë filluar që të shpalosen detaje të edicionit të 18-të të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”. Si…