Inkurajime

Komunikimi në marrëdhënien tënde me Perëndinë

Jini gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim. Për çdo gjë falenderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.-1 e Thesalonikasve 5 :16-18

Lutja është bisedë me Perëndinë dhe çdo marrëdhënie formësohet nga cilësia e komunikimit ndërmjet atyre që janë përfshirë në të. Ne përdorim fjalën “lutje” kur flasim për komunikimin me qeniet shpirtërore, kështu që shpesh e trajtojmë atë ndryshe nga komunikimi me njerëzit. Nëse heqim dorë nga ideja se ka një mënyrë të drejtë për t’u lutur, mund të rritemi në marrëdhënien tonë me Perëndinë.

Ndoshta do të pyesnit: “A nuk duhet të jemi të sjellshëm kur komunikojmë me Zotin?” A do të ishte e tmerrshme të tregohesh i paturpshëm në bisedë me Perëndinë? Mendoni për bisedat me mikun tuaj më të ngushtë. Bëjmë shaka pa kripë. Madje ndajmë idetë dhe  ëndrrat më të çmendura që na vijnë ndër mend, duke pritur  inkurajim të ngrohtë nga ana e tyre. E nxirrni gjithë zemërimin, lëndimin dhe konfuzionin tuaj para tyre. Ata janë të parët që dëgjojnë për datën e shtatzënisë ose një interviste të dytë. Komunikoni me ta pa dorashka sepse besimi juaj ka lindur nga dashuria.

Ndonjëherë ne e konsiderojmë veten tonë më njerëzorë se Perëndia sepse kemi frikë ta ofendojmë apo ta bezdisim Atë. E përfytyrojmë Perëndinë si shumë serioz dhe të shenjtë përtë bërë shaka, për kafshët e vogla apo vende parkimi. Nuk duam ta “mërzitim” Zotin me çdo gjë të vogël. Megjithatë Jezusi i mësoi miqtë e Tij që t’i kërkonin Perëndisë bukën e përditshme (Mateu 6:11). Komunikimi me Zotin nuk duhet të jetë zgjidhja e fundit ose vetëm për rastet më të veçanta. Nëse lutja është komunikim, ne duhet të lutemi vazhdimisht për çdo gjë, duke falënderuar dhe duke kërkuar lirisht ndihmën e Tij (Filipianëve 4:6).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Çfarë rëndësie ka Izraeli në profecitë Biblike?Izraeli është pjesë e rëndësishme e planit të Zotit dhe për këtë duhet të jemi gjithmonë në dakortësi me Zotin. Mësuesi i Biblës, Baruch Korman nga Izraeli gjatë një interviste dhënë përmes skype-it për TV7 Albania ndan interpretimin biblik duke nisur nga Libri i Zanafillës. Sipas tij, Zoti na tregon për Izraelin…
    Tags: të, dhe, në, për, mesazh, inkurajime
  • 98
    Sakrifica e plotë dhe përfundimtare!“Dhe Moisiu mori gjysmën e gjakut dhe e vuri në legenë; dhe gjysmën tjetër të gjakut e shpërndau mbi altar. Pastaj mori librin e besëlidhjes dhe ia lexoi popullit, i cili tha: «Ne do të bëjmë tërë ato që ka thënë Zoti dhe do t’i bindemi». Pastaj Moisiu mori gjakun,…
    Tags: të, dhe, që, për, mesazh, inkurajime
  • 98
    Nevoja jonë e përditshme për të adhuruar dhe shërbyer Zotit!Në pjesën e Torahut të kësaj jave mësojmë për punën dhe veshjet e priftërinjve (Kohanim). Çdo ditë, Kohanimët do të sakrifikonin “ofrimin e vazhdueshëm ose në hebraisht  תָמִיד ṯāmīḏ;”. “Kjo është ajo që do të ofrosh mbi altar: dy qengja motakë çdo ditë, për gjithnjë (ṯāmīḏ). Njërin prej qengjave do ta…
    Tags: të, në, për, që, dhe, mesazh, inkurajime
  • 97
    Të ngadaltë në zemërim!Fjalët e urta 19:11: “Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t’i kapërcejë fyerjet.” Mendoni për këtë. Meditoni për këtë. Mencuria e bën njeriun të ngadaltë në zemërim dhe është në lavdinë e tij t’i kapërcejë fyerjet. Mendoni për pjesën e…
    Tags: të, në, dhe, për, mesazh, inkurajime
  • 97
    Dritë në kulturën e errëtGjithmonë ka pasoja kur populli i Perëndisë ndalon së nderuari Atë dhe  nuk i bindet Fjalës së Tij. Kur izraelitët ia kthyen shpinën Perëndisë, Zoti u hoqi dorën e tij mbrojtëse. Dhe ata përfunduan si viktima të terroristëve të kohës së tyre, babilonasve. Lexoni librin  e Habakukut se çfarë thotë…
    Tags: të, dhe, për, në, mesazh, inkurajime
Comments