Kulturë

Kongresi i Manastirit në një ekspozitë

Në kuadër të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, në datën 14 nëntor 2018, ora 10:00, Muzeu Historik Kombëtar çel për publikun ekspozitën me titull “Kongresi i Manastirit – Rruga drejt bashkimit kombëtar”. Ekspozita paraqet rrugëtimin e përpjekjeve të rilindasve për hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe në shek. XIX dhe veçanërisht në fund të gjysmës së parë të tij, shkruan Shqip. Kongresi u hap në Manastir më 14 nëntor 1908 dhe i vijoi punimet deri më 22 nëntor.

Në Kongres morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 26 qytete e shoqëri të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë atdheut, si dhe 18 delegatë të tjerë si pjesëmarrës pa të drejtë vote. Kongresi i Manastirit u shndërrua kështu në një kuvend të vërtetë mbarëshqiptar, në të cilin morën pjesë gjithsej delegatë nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga qytetet e vilajeteve të Manastirit, të Kosovës, të Janinës e të Shkodrës, si edhe nga shoqëritë shqiptare të Bukureshtit, të Sofjes, të ShBA-së, të Egjiptit, të Italisë etj. Ekspozita është e pasuruar me fotografi të delegatëve pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, bashkë me biografitë e shkurtuara të tyre.

Gjithashtu, objektet e Luigj Gurakuqit, Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos, prezantohen nëpër vitrinat përkatëse. Ndërsa librat e autorëve Parashqevi Qiriazi, Hilë Mosi e Mihal Grameno, së bashku me gazetat origjinale të kohës, janë tepër interesante për publikun.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Partitë opozitare në Kosovë insistojnë që presidenti Hashim Thaçi të mos jetë në krye të procesit të dialogut me Serbinë, tani kur po afrohet edhe faza finale e tij. Sipas opozitës, Kuvendi është organi më i lartë, i cili duhet të vendosë për këtë çështje. Vetëm pasi që Thaçi të…
    Tags: të, në
  • 100
    Prishtinë, 6 korrik – “Unë do të jem pasqyra juaj që reflekton zjarrin, perëndinë, yjet, dashurinë, bukurinë, monstrumin, botën, inatin, fëmijën, gënjeshtrën, dhimbjen, mua, në ty”. Ky është mesazhi që do të përcjellë edicioni i 17-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”. Mesazhi i bashkëngjitet temës…
    Tags: të, në
  • 100
    Prishtinë, 24 maj – “Le t’i japim paqes një shans”, ka qenë fjalia e cila më së miri e përkufizoi qëllimin e ekspozitës e hapur të mërkurën pasdite në bibliotekën kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” Me fjalët e ambasadorit të Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavy, dhe mesazhet e fuqishme të…
    Tags: të, në
  • 100
    Politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike, po shihet si një prej faktorëve që po i çon këto ndërmarrje drejt procesit të falimentimit. Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë realizuar hulumtime për emërimet në këto pozita, thonë se një dukuri e tillë i ka përcjellë të gjitha qeveritë e deritashme…
    Tags: të, në
  • 100
    Sonte në Kalanë e qytetit të Prizrenit fillon edicioni i nëntë i festivalit Ngom Fest. Sipas njoftimit, në natën e parë të festivalit do të ketë muzikë të zhanrit hip-hop. “Festivali do të fillojë në ora 22:00 dhe atë do ta hapin Promo Artistët Alien e Fattizle për të vazhduar…
    Tags: të, në
Comments