Kulturë

Konkursi për Shpërblimin për gazetari “Rexhai Surroi” i hapur deri më 1 nëntor

“Grupi KOHA” fton gazetarët e mediave të shkruara që të konkurrojnë për Shpërblimin për gazetari “REXHAI SURROI” 2018

Afati mbyllet më 1 nëntor

Në shenjë respekti dhe kujtimi të gazetarit, shkrimtarit, politikanit dhe diplomatit kosovar, “Grupi KOHA” fton të gjithë autorët dhe gazetarët e interesuar që të garojnë për Shpërblimin “Rexhai Surroi” për gazetari të shkruar.

Procedura:

1. Shpërblimi për gazetari, sipas vlerësimit të jurisë, ndahet më datë 21 dhjetor 2018.

2. Të gjithë gazetarët e interesuar, e që janë të punësuar në të përditshmet kosovare, ftohen që t’i prezantojnë më së shumti dy shkrime të veçanta autoriale apo bashkautoriale, të botuara në njërën prej të përditshmeve kosovare. Për garë do të merren parasysh temat hulumtuese, reportazhet komentet dhe do të përjashtohen temat ditore. Tekstet e botuara nëpër portale, i nënshtrohen diskrecionit të Jurisë nëse pranohen në garë apo jo.

3. Shkrimet e botuara prej 1 nëntorit 2017 deri më 31 tetor 2018, duhet të dorëzohen më së voni më 1 nëntor 2018. Për hir të lehtësimit të rrjedhës së vlerësimit të shkrimeve nga ana e jurisë, kandidatëve u sugjerohet që të mos e presin afatin e fundit për paraqitjen e shkrimeve.

4. Do të jetë përgjegjësi e jurisë që, duke e përdorur vlerësimin e pavarur të anëtarëve, pasuar nga konsultimi grupor, të vendosë për seleksionimin dhe renditjen e teksteve të ofruara.

5. Shkrimet e botuara të cilat garojnë për këtë shpërblim duhet të dorëzohen, së bashku me formularin e plotësuar, në adresën elektronike shpërblimi@koha.net me shënimin: “Për gazetari të shkruar”.

6. Formularit duhet bashkëngjitur një biografi të shkurtër dhe një fotografi.

7. Anëtarët e Jurisë nuk mund të marrin pjesë në këtë garë.

SHPËRBLIMI: Për gazetari të shkruar

Shkrimet konkurruese do të jenë ato që janë botuar në njërën nga të përditshmet kosovare prej 1 nëntorit 2017 deri më 31 tetor 2018, e të cilat duhet të dorëzohen para datës 1 nëntor 2018.

Fituesit të garës do t’i takojë shpërblimi në lartësi prej 1.000 € (një mijë euro).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Pas afër 5 viteve të negociatave mes Shoqatës për Menaxhimin Kolektiv të të Drejtave APIK dhe mediave, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është nënshkruar sot marrëveshja për tarifat e përgjithshme që duhet të paguajnë mediet, përkatësisht televizionet dhe radiot, për shfrytëzimin e muzikës si lëndë e mbrojtur me…
    Tags: të, për
  • 93
    Kryeparlamentari Kadri Veseli së bashku me një delegacion pritet të qëndrojë sot dhe nesër në Vjenë të Austrisë, për të lobuar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Në këtë gjë, Veseli nuk ka përkrahjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kështu ka pohuar shefi i Grupit Parlamentar të…
    Tags: të, për
  • 93
    Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, është pritur në një takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Pas takimit, Apostolova ka thënë se ditëve të fundit janë ndërmarrë dy hapa të rëndësishëm për demarkacionin. “I pari, deklarata e presidentëve dhe e dyta marrëveshja mes pothuajse…
    Tags: të, për
  • 92
    Festivali ndërkombëtar i muzikës tashmë ka rezervuar datat për edicionin e radhës. Mbrëmjet muzikore të “DAM”-it sivjet shtrihen prej 29 marsit e deri më datën 3 të muajit prill. Nëpërmjet programit muzikor festivali do ta shënojë 100-vjetorin e përfundimit të Luftës Botërore, duke mëtuar të bëjë thirrje për paqe në…
    Tags: të, për
  • 91
    Prishtinë, 5 korrik – Për udhëheqësit e Institutit Albanologjik të Kosovës, oborri i këtij institucioni nuk është vend adekuat për shtatoren e Anton Çettës. Sipas tyre, për një figurë si ajo e Çettës, shtatorja do të duhej të vendosej në ndonjë shesh të madh të qytetit, i cili do të…
    Tags: të, për
Comments