Kori nga Peja drejt Filharmonisë së Berlinit me thirrje për mbështetje
Dirigjenti dhe themeluesi i korit “Siparantum”, Memli Kelmendi, është i vetëdijshëm se sa e rëndësishme është ftesa që kanë marrë për të interpretuar në sallën e Filharmonisë së Berlinit.
Mundësinë e konsideron legjendare. Tregon edhe se ka kohë që orkestra e madhe edhe salla radhiten si më të mirat në botë. “Të koncertosh në shtëpinë e Filharmonisë së Berlinit është ëndërr e çdo muzikanti duke e marrë parasysh se në të kanë koncertuar artistët më të mëdhenj që njeh historia e muzikës”, ka thënë ai. Të jesh pjesë e agjendës koncertale të këtij institucioni, sipas tij, nuk është vetëm një sukses i jashtëzakonshëm.
“Është kapitull i ri për muzikën tonë korale në vend”, ka theksuar ai. Këtë e ka ndërmend ta potencojë edhe në takimin që do të ketë nesër me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku. Do t’i kërkojë edhe mbështetje financiare, në mënyrë që të realizohet udhëtimi drejt kësaj salle.
Related Posts
- 88
- 88
- 87“Talentet e kinemasë evropiane të vitit 2021”, ky titull e shoqëron artikullin e fundit të revistës digjitale, “The Hollywood Reporter”, i cili i numëron disa prej filmave evropian që kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme gjatë vitit që po e lëmë pas, e ku përfshihet edhe filmi kosovar i regjisores Blerta Basholli,…
- 87Loja në njërën prej pjesëve të serisë së “Études-Tableaux” të Sergei Rachmaninoff dhe “Danse – Tarantelle Styrienne” të Claude Debussy ka bindur jurinë e çmimeve prestigjioze “Golden Classical Music Awards” që pianistja Denita Dedushaj të vlerësohet me Çmimin e parë. Pas vlerësimit të performancave nëpërmjet videove, juria ka vendosur që…
- 87Kur kanë mbetur fiks edhe dy muaj deri te lajmi nëse do të vazhdojë rrugëtimin drejt çmimit më të madh, “Zgjoi” i Kosovës i është rikthyer vendit. Një gala-shfaqje ka organizuar Presidenca të premten mbrëma. Projektorët e “Cineplexxit” tashmë janë gati ta shfaqin për publikun e gjerë. Festë suksesesh të…