LAJMET E FUNDIT

Kori “Siparantum” i Pejës përfaqëson Kosovën në festivalin koreve botërore në Francë

Kori “Siparantum” i qytetit të Pejës do të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar të koreve botërore, që mbahet në Francë nga 9 deri m13 maj.

Për herë të parë në një konkurrencë të madhe prej shumë shteteve të botës pranohet kori “Siparantum” nga qyteti i Pejës do të përfaqësojë vendin tonë, Kosovën, në Festivalin Internacional të koreve botërore “NANCY voix du monde” që mbahen në Francë.

“Natyrisht konsideroj që ky është një sukses shumë i madh për ne, meqë ky kor është formuar vitin e kaluar dhe për një kohë shumë të shkurtër kemi arritur të realizojmë vepra shumë të vështira dhe të kemi repertor profesional. Kjo besoj që ka ndikuar në pranimin tone në këtë festival. Është një gëzim i papërshkrueshëm për ne, duke e marrë parasysh që tanimë ne do të jemi në konkurrencë me shtetet si: Gjermania, Republika e Kongos, Zvicra, Kili, Argjentina, Filipina, Algjeria, Ukraina, Kosova, Ekuadori, Bullgaria, Çekia etj, prandaj kjo është një kënaqësi e madhe që të përfaqësojmë shtetin tonë në mënyrën sa më të mirë të mundshme. Qëllimi ynë tashmë është i qartë, të prezantohemi në mënyrën sa më të mire të mundshme dhe të prezantojmë vlerat tona të mirëfillta. Repertori ynë do të jetë i larmishëm, do të paraqitemi me vepra të kompozitorëve të njohur botërorë dhe kompozitorëve shqiptarë”, tha dirigjenti i korit Memli Kelmendi.

Festival International de Chant Choral “NANCY voix du monde” që mbahet nga 9-13 maj, kori “Siparantum” do të paraqitet në 5 mbrëmje , në sallat koncertale më të njohura të vendit. Festivali Ndërkombëtar i këngës korale të Nancy është formuar në vitin 1979, dhe organizon çdo 2 vjet një ngjarje muzikore që mbledh koret nga e gjithë bota. Që nga themelimi i saj, deri më sot kanë marrë pjesë 260 kore nga 63 vende të botës.

Kosova paraqitet për here të pare në këtë festival.

Siparantum Choir së shpejti do të dalë me programin zyrtar me të cilin do të paraqitet në Francë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ekspozita “Përtej Detyrës”, kushtuar diplomatëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore – Holokaustit – dhe janë njohur si “Fisnikë midis Kombeve” apo të “Të Drejtët midis Kombeve” do të hapet në Prishtinë, më 13-14 prill 2018 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Besarta Pasoma, bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e OJQ-së…
    Tags: të, në
  • 100
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Junikut Agron Kuqi, me të cilin biseduan për projekte të ndryshme në fushën e kulturës, të cilat mund të realizohen nga ana e MKRS-së në Komunën e Junikut. Theks i veçantë iu kushtua e…
    Tags: të, në
  • 100
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të udhëtojë sot në Slloveni, ku do të marr pjesë në sesionin e pestë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA) – iniciativë rajonale që u themelua më 2014, si rezultat i bashkëpunimit 20-vjeçar që…
    Tags: të, në
  • 100
    Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka njoftuar sot se ka marr një vendim për të avancuar në zhvillimin e të rinjve, e në veçanti të gjinisë femërore, si në aspektin e karrierës së tyre profesionale po ashtu edhe në ofrimin e mundësive për hapjen e bizneseve të reja me theks…
    Tags: të, në
  • 100
    Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, të enjten, kanë miratuar propozimin e kryetarit Mytaher Haskuka për dhënien në shfrytëzim të dy ndërtesave në pronësi komunale me qëllim të bartjes së një pjese të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qytetin e vjetër. Kësisoj me shumicë votash KK-ja e…
    Tags: të, në
Comments