Mesazh

Korrigjimi!

Fjalët e urta 12:1 thotë: “Kush e do korrigjimin do diturinë, por ai që e urren kritikën është budalla.” Duhet ta përmend këtë. Një nga fëmijët e mi, djemtë e mëdhenj lexojnë Biblën bashkë me ne, dhe njëri prej tyre tha: “Hej, a e di ti babi, se është një fjalë e keqe në Bibël?” Unë i thashë: “Cfarë po thua kështu?” Dhe ai drejtoi gishtin tek kjo fjalë e urtë dhe tha: “Ti e di. Këtu thuhet budalla.” fjalë të cilën ne nuk e themi në shtëpi. Kështu, kjo është një fjalë e fortë në gjuhën e shkrimeve. Kjo coi në një diskutim shumë të mirë me djalin tim, sidomos për cështjen e disiplinës. Pra: “Kush e do korrigjimin do diturinë, por ai që e urren kritikën është budalla,” është i marrë, nuk është i zgjuar.

Ja cila është pamja këtu. Nëse duam të jemi të ditur, atëherë duhet ta duam disiplinën, gjë që duket sikur nuk ka llogjikë për ne, apo jo? Kush nga ne e do vërtet disiplinën? Nuk mendoj se fëmijët e mi do të thoshnin se e duan disiplinën. Nuk mendoj se unë do të thosha se zemra ime është e hapur ndaj disiplinës, por ne kemi nevojë për disiplinë. Të gjithë kemi nevojë. Ne jemi shumë të prirur për t’u larguar nga Zoti. Jemi të prirur të jetojmë në një mënyrë që kënaq veten tonë, në vend që të kënaqë Atë, në një mënyrë që të kujdesemi për veten dhe jo për të tjerët. Dhe kështu, ne kemi nevojë për disiplinë. Ne duhet të kthehemi tek Perëndia. Dikush duhet të na kthejë në jetën që Perëndia ka paracaktuar që ne të jetojmë.

Por nëse e urrejmë disiplinën, nuk do ta përjetojmë atë jetë. Në fakt, kjo është arsyeja që thotë:  “Ai që e urren kritikën është budalla.” Nëse ne e urrejmë disiplinën dhe shmangim kritikat, atëherë do të jetojmë në budallallëk, në këtë botë. Kështu, unë dua t’ju inkurajoj të mendoni për ato zona të jetës suaj, ku keni nevojë të rriteni në disiplinë, ku keni nevojë të rriteni në ndjekjen e Perëndisë dhe të luteni për njëri-tjetrin, që të keni përulësinë për ta dashur disiplinën në jetën tuaj, për ta dashur kritikën në jetën tuaj, për ta dashur korrigjimin në jetën tuaj dhe që gjatë këtij procesi, të rriteni në dituri dhe në urtësi.

Kështu Perëndi, ne lutemi të na ndihmosh. Ne rrëfejmë se nuk jemi të prirur ta duam disiplinën dhe kjo është shumë e rrezikshme. Ne jemi të prirur të largohemi prej Teje dhe jemi të prirur ta përcmojmë apo ta urrejmë disiplinën. Kështu, ne lutemi për të kundërtën e kësaj. Zot, duam të të kërkojmë Ty. Në duam të të ndjekim Ty. Dhe e dimë se për ta bërë këtë, ne duhet ta duam disiplinën. Lutemi të na disiplinosh në cilëndo zonë të jetës ku kemi nevojë për disiplinë. Mendoj për shumë zona të ndryshme të jetës sime, ku duhet të rritem më shumë, kështu që më ndihmo të dua disiplinën tënde në të gjitha këto gjëra, që të mund të rritem në drejtësi. Lutem kështu për secilin prej nesh.

Zot, na ndihmo ta duam disiplinën, ta duam korrigjimin. Na ruaj nga budallallëku i urrejtjes së disiplinës dhe i urrejtjes së korrigjimit. Zot, na disiplino si një Baba i mirë, për dashurinë që ke për ne, në mënyrë që ta përjetojmë më shumë e më shumë, cdo ditë, atë dashuri, dhe të ecim në të, në dashurinë Tënde dhe në jetën që Ti ke paracaktuar për ne. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Kurrë VetëmDhe Jezusi, plot me Frymën e Shenjtë, u kthye nga Jordani dhe Fryma e çoi në shkretëtirë, ku për dyzet ditë u tundua nga djalli. Gjatë atyre ditëve ai nuk hëngri asgjë, dhe kur ato kaluan, në fund e mori uria. (LUKA 4:1-2) Ne mësojmë nga vargjet e sotme që menjëherë…
    Tags: të, në, dhe, për, ne, që, mesazh
  • 93
    Izraeli dhe UngjilliNë pjesën e Torahut të kësaj jave, Jakobi merr zbulesë në lidhje me shpengimin. Shkalla e mbështetur mbi tokë, maja e së cilës prekte qiellin I referohet Mesias, siç mësoi dhe  Yeshua ( Jezusi) tek Gjoni 1:51. Ishte menjëherë pas ëndrrës kur, “Pastaj Jakobi u nis dhe shkoi në vendin e…
    Tags: të, në, që, dhe, për, mesazh
  • 93
    E vërteta e Ungjillit!Galatasve 1:6-8 janë kritike, jo vetëm për këtë Libër dhe për të kuptuar më mirë këtë libër në Bibël, por edhe për jetën e secilit prej nesh. Pali shkruan: ” Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër, i…
    Tags: të, që, dhe, në, ne, mesazh
  • 92
    Rruga e JetësJeta është e pasigurt, por nëse dëgjojmë zërin e Zotit, Ai do të na udhëheqë dhe do të na japë forcë për të vazhduar të ecim përpara. Psalmi 25:1-22 E ardhmja është një shteg i panjohur me kthesa të ngatërruara. Aktivitetet tërheqëse mund të jenë rrugë të tërthorta që të…
    Tags: të, që, dhe, në, për, mesazh
  • 92
    Pse të më dojë Zoti mua?A e keni ndonjëherë të vështirë të besoni në dashurinë e Zotit, që Ai ju do me të vërtetë? Ndoshta jeni aq i vetëdijshëm për dobësitë tuaja, saqë mendoni: “Pse do të më donte mua Zoti? Si mund të më dojë Ai?” Dwight L. Moody, ungjilltar i mirënjohur, tregonte një…
    Tags: të, për, në, dhe, që, ne, mesazh
Comments