Kulturë

Kosova çon në Bienalen e Venecias dhimbjen e refugjatëve të luftës

Me një vepër që rikthen imazhet e fuqishme të luftës – të tilla që u shpërndanë gjithandej nëpër media botërore dhe u bënë sinonim i dhimbjes dhe i sakrificës së refugjatëve – Kosova i është përgjigjur sfidës së kuratorëve që Bienalen e Venecias për vitin 2019 e kanë realizuar rreth temës “May you live in interesting time” (Të rroni në kohë interesante).

Tri fotografi të shkrepura në kohë lufte, katër personazhe dhe një përjetim personal i artistit Alban Muja i kanë dhënë zë një hapësire të zymtë, në skaj të hapësirës ekspozuese në Arsenale të Venecias, shkruan sot Koha Ditore.

Në vendin e rezervuar për Pavijonin e Kosovës në Bienalen Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohorë, në formën e videoinstalacioneve zbërthehen prapaskenat e tri imazheve më të fuqishme që u bënë sinonim i dhimbjes së refugjatëve në luftën e viteve 1998-1999.

Muja, i cili është zgjedhur ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në ngjarjen e madhe të artit pamor, pikënisje të projektit artistik ka pasur një fotografi të veten si refugjat, në të cilën shihet në afërsi të ish-kryeministrit spanjoll, Jose Maria Aznar.

Videoinstalacioni “Family Album” (Albumi familjar) i shpalosur në ekspozitën ndërkombëtare të artit “La Biennale di Venezia” bazohet në tri fotografi rrëqethëse, të realizuara para dy dekadash, por që në memorien kolektive vazhdojnë të jetojnë.

Ajo e nënës nga Kosova me foshnjën në duar, u pa gjithandej nëpër mediat më me nam nëpër botë, dhe nëna Sherife Luta me vajzën e saj u shndërruan në simbol të luftës e sakrificës. Jo më pak e njohur është fotografia e babait të përlotur që mban në dorë fotografitë e dy fëmijëve të tij, për të cilët nuk e di se a janë gjallë, dhe ajo e djaloshit mes telave të hekurt, të cilin e bartin familjarët nga njëra anë në tjetrën.

Delegacionit të madh të Kosovës në parahapjen për vizitorë iu bashkua edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili e ka falënderuar Mujën që nëpërmjet veprës së tij e ka sjellë në vëmendje një pjesë të realitetit kosovar.

Më 2013 Kosova u përfaqësua me artistin Petrit Halilaj, i cili kishte paraqitur instalacionin “Jam i untë me të pasë ngat. Po du me i gjetë fjalët që më ngopin, por në fund s’mbetet tjetër pos nji qark i mbyllun. Ironia asht që ti nuk je këtu, asni gja nuk asht këtu”. Halilaj kishte ndërtuar një fole me thupra të eksportuara nga Kosova. Kësisoj, ai vizitorëve ua krijonte ndjenjën e izolimit. E më 2015-n, përfaqësuese e Kosovës ishte artistja Flaka Haliti me veprën “Speculating in the blue” (Spekulim në të kaltër).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Dyshja Çeku-Bouchkov në lojë virtuoze për harmoni perfekteKur energjia pozitive gërshetohet me virtuozitetin dhe ndjeshmërinë, rezultati nuk ka se si të mos jetë pozitiv. Sidomos kur në skenë bëhen bashkë dy muzikantë siç janë kitaristi i njohur kosovar Petrit Çeku dhe violinisti i njohur belg, Marc Bouchkov, shkruan sot “Koha Ditore”. E ndanë skenën në Prishtinë. Hapën…
    Tags: të, në, që
  • 100
    Besimi mposht frikën! nga Dr. Michael YoussefA jeni ndjerë ndonjëherë sikur endeshit të vetëm në errësirë, duke mos ditur se çfarë ju priste në hije, apo nëse drita do të shkëlqente sërish? Dishepujt patën një përjetim të ngjashëm, gjatë një stuhie të befasishme në det, e cila është treguar me hollësi tek Mateu 8. Edhe pse…
    Tags: të, në, që
  • 100
    Në Galerinë Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita personale e Agron BlakçoritPrishtinë, 16 mars - Nuk ndodh fort shpesh që një artist të sfidohet deri në atë masë që brenda hapësirës së një galerie të fusë mbeturina. Agron Blakçori me kuratorin Mehmet Behluli e kanë bërë këtë gjë. Në pjesën qendrore është rikrijuar fotografia që artisti e kishte realizuar në lagjen…
    Tags: të, në, që
  • 100
    Në “Monet” u hap ekspozita me fotografi e Robert LumezitNumra e doreza dyersh, mure e rrugë, ndërtojnë rrëfimin bardhezi. Nëpërmjet fotografive flet nostalgjia e një artisti që Prishtinën – qytetin e tij të lindjes – s’e ka parë për 28 vjet. Rruga “Pablo Neruda” dallohet në fotografinë që në sfond kap gjysmën e një shtëpie. Të tjera pasqyrojnë detaje…
    Tags: në, të, që
  • 100
    Mënyra të thjeshta për t'u ndier më mirëSiç kemi dëgjuar të thuhet, lumturia është një udhëtim jo një destinacion. Të gjithë ne jemi të ndryshëm. Ne vijmë nga vende e rrethana të ndryshme dhe kemi interes për gjëra  që janë të ndryshme. Por ka diçka universale, që e kërkojmë të gjithë, pavarësisht se cilët jemi, ajo është…
    Tags: të, që, në
Comments