LAJMET E FUNDIT

Kosova dhe Shqipëria do të firmosin marrëveshjen për heqjen e roamingut

Operatorët e telekomunikacionit në Shqipëri e Kosovë nuk i rezistojnë presionit të BE-së për mosnënshkrimin e marrëveshjes për uljen, deri në heqjen e plotë, të tarifave të roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me nismën e BE-së, kjo rezistencë duket se është thyer dhe, së shpejti, qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të mundë të komunikojnë brenda të gjithë kësaj hapësire pa paguar tarifa roaming shtesë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Muajin e ardhshëm pritet të finalizohet marrëveshja për uljen, deri në heqjen e plotë, të tarifave të roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja do të prezantohet në Sesionin Plenar të Grupit të Autoriteteve Rregullatore Europiane (BEREC) që do të zhvillohet në muajin dhjetor.

Kryetari i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare(AKEP) në Shqipëri, Ilir Zela zhvilloi këtë javë një takim me komisaren e Bashkimit Evropian për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, Mariya Gabriel, e cila ka vizituar zyrtarisht Shqipërinë./Bashkim Shala

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Një leksikon akademik mbi gjeografinë rurale të Kosovës do të jetë i qasshëm për studiues e lexues të interesuar. Rezultat i një angazhimi të gjerë prej 36 bashkëpunëtorësh profesionalë, leksikoni “Vendbanimet e Kosovës – Tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale, Vëllimi II – vendbanimet rurale A-LL” është vazhdim i projektit të…
    Tags: të, për, në, dhe
  • 100
    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është miratuar propozim vendimi për themelimin e komisionit për vlerësimin dhe propozimin e tarifave të përgjithshme për shfrytëzimin e lëndës së mbrojtur me të Drejtën e Autorit nga operatorët kabllorë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net. Ministri i…
    Tags: të, për, në, dhe
  • 100
    Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojnë vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën. Vizita në Kosovë e zyrtarëve evropianë, e paraparë më 28 shkurt, bëhet në kuadër të një turneu të…
    Tags: të, në, për, dhe
  • 100
    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë vizitës së tij zyrtare në Zagreb, është pritur sot nga ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Milan Kujundzic, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net. Ismaili dhe Kujundzic diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë, në veçanti rreth ndihmës që ky shtet…
    Tags: të, në, për, dhe
  • 100
    Festivali më i madh ndërkombëtar “UNUM” do të mbahet për herë të parë në Shqipëri, derisa plazhi i bukur i Shëngjinit do të jetë hapësira ku do të organizohen aktivitetet e shumta të këtij festivali. Festivali do të zgjasë 4 ditë, dhe do të vendoset tek “Rana e Hedhun” në…
    Tags: të, dhe, për, në
Comments