Uncategorised

Kosova në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve Botërore në Francë

Kori i qytetit të Pejës “Siparantum Choir” sot, më 7 maj, do të udhëtojë për në Nancy të Francës me ç’rast do të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar të koreve botërore “Nancy Voix Du Monde 2018” në Francë, që mbahet nga data 9-13 maj.

Kori do të paraqitet resht me disa koncerte në lokacionet më të njohura të vendit si; Temple à NANCY, la salle Erkman à LUNEVILLE, Grand Salon de NANCY dhe Place Stanislas à NANCY, ku në këtë mbrëmje ne do paraqitemi bashkë me shtetet si; Algjeria, Gjermania, Argjentina, Bullgaria, Kili, Ekuadori, Filipinët, RD e Kongos, R. Çeke, Zvicra, Ukraina etj.

“Për këtë program ne jemi duke punuar gjatë dhe intenzivisht dhe ja mundi u shpërblye. Edhe pse kori është formuar vitin e kaluar, konsideroj se kemi bërë një punë të madhe dhe e gjithë kjo në baza vullnetare vetëm për të pasuruar kulturën dhe vlerat tona. Për këtë gjë i jam falënderues gjithë atyre që na kanë përkrahur drejt qëllimeve tona artistike. Shpresoj që do të kthehemi me paraqitjet tona më të mira nga Franca”, thotë Fatmir Bajraktari, president i korit.

Kori Siparantum do të paraqitet me vepra të kompozitorëve të njohur botëror dhe vendor si; Ëhitacre, Bartolucci, Runestad, Gjeilo, M. Mengjiqi, K. Aliçkaj, D. Zeqiri-Nushi, M. Kelmendi etj.

“Është kënaqësi për mua si dirigjent të jem pjesë e këtij eventi shumë të rëndësishëm ku shteti ynë Kosova paraqitet për herë të parë në këtë festival, me ç’rast ne do të paraqitemi me vepra të repertorit të ndryshëm duke përfshi po ashtu vepra të kompozitorëve të njohur botëror dhe qëllimi kryesor është paraqitja e motiveve dhe vlerave tona kombëtare në këtë festival. Ndjehem krenar që shoh flamurin e shtetit tonë në mesin e shteteve të botës në këtë festival që për neve si shtet konsideroj që është një ngjarje shumë e rëndësishme kulturore për ne”, pohon Memli Kelmendi, dirigjent i korit.

Pjesë e programit do të jenë; Agron Shujaku, piano; Matej Karaqi, vokal; Arita Bajraktari, soprano dhe piano; Bleona Leka, piano; Rexhë Dobrunaj, bas dhe bariton; Erjon Palucaj, vokal ; Luan Sapunxhiu, gitarë ; Rizah Jahaj, tenor; Blerina Zeka, flaut; Durim Jasharaj, fagot.

Pjesëmarrja e shtetit të Kosovës në këtë festival është përcjellë edhe nga media të shumta franceze.

Të shtunën me datë 12 maj duke filluar nga ora 20:00 të interesuarit mund të përcjellin mbrëmjen e fundit live në: http://www.chantchoral.org.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i ka dërguar urimet më të ngrohta popullit dhe përfaqësuesve të shtetit të Izraelit me rastin e shënimit të vitit jubilar të 70 vjetorit të Pavarësisë. Pacolli me këtë rast i ka bërë thirrje edhe njëherë kreut të shtetit izraelit për ri-shqyrtimin e…
    Tags: të, në, dhe
Comments