LAJMET E FUNDIT

Kosova përfiton nga përvoja Kroate në procesin e integrimit europian

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, bëri të ditur kjo ministri përmes një njoftimi për media.

Kroacia ka qenë dhe vazhdon të jetë një model shembull për Kosovën drejt integrimit të suksesshëm në Bashkimin Evropian. Po ashtu, Kroacia në vazhdimësi ka përkrahur Kosovën në këtë proces, dhe me këtë rast ministrja Ahmetaj e falënderoi Ambasadoren Kapitanoviq për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Kosovën, në veçanti në procesin e integrimit Evropian.

Në këtë takim, më në detaje u diskutua për avancimin rreth zbatueshmërisë së Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) pasiqë Kroacia ka qenë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor tek i cili u aplikua instrumenti i MSA-së dhe si janë menaxhuar sfidat në këtë proces. Natyrisht Kosova ka nevojë për përvojën dhe ekspertizën Kroate në zbatimin e MSA-së për të shërbyer si udhërrëfyes gjatë këti procesi.

Në vazhdim u diskutua edhe për gjendjen aktuale me Agjendën Evropiane të Reformave, konsultimet me akterët kyç për përcaktimin e Kosovës për Programet e BE-së dhe gjendjen aktuale rreth procesit të Liberalizimit të Vizave për Kosovën.

Me këtë rast ministrja Ahmetaj potencoi rëndësinë e ndërlidhjes së drejtpërdrejt me homologët kroat të zyrtarëve institucional të Kosovës në mënyrë që edhe komunikimi dhe shkëmbimi të jetë i strukturuar dhe konkret.

Nga ana e sajë, ambasadorja Kapitanoviq ritheksoi gatishmërinë e Kroacisë për të zgjeruar bashkëpunimin rreth agjendës evropiane, rrjedhimisht në kuadër të zbatimit të MSA-së.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Kryeministri Isa Mustafa, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga BERZH, ka prezantuar mundësitë dhe potencialet e Kosovës për investitorët e huaj. Kryeministri Mustafa, në Samitin e rëndësishëm që po mbahet në Londër, e ku ishin të pranishëm edhe kryeministrat e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë,…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 90
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, me anë të një postimi në blogun e saj, ka listuar 12 ngjarjet e ndodhura përgjatë vitit 2016, të cilat, sipas saj, duhet të vazhdojnë edhe gjatë vitit që sapo ka ardhur. Mes tyre,ajo ka përmendur edhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim…
    Tags: të, për, në, dhe, ka
  • 89
    Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në arsim ndërmjet dy vendeve përmes promovimit të mobilitetit në arsimin e lartë. Në këtë drejtim, ministrat Bajrami…
    Tags: të, në, për, dhe
  • 89
    Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim Presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti. Në këtë takim u bisedua për kontributin, marrëdhënie e mira ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it si dhe vazhdimin e bashkëpunimit financiar ndërmjet dy institucioneve me theks të veçantë për implementimin e projekteve të cilat ndikojnë në zhvillimin…
    Tags: të, për, në, dhe
  • 87
    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të enjten ka shkruar lidhur me proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi, duke thënë se trimat duhet t’i dalin në krahë vendit, jo ta kërcënojnë atë. Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të kryeministrit në Facebook: “Miq të nderuar, Bota po…
    Tags: të, në, për, dhe
Comments