Kulturë

Kosova po troket në portat e Evropës së bashkuar me emblemën Skënderbegiane

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mbetet figura më emblematike e historisë kombëtare shqiptare, simbol i unitetit dhe përfaqësues i denjë i kombit shqiptar.

Kështu u tha në manifestimin “Ditët e Skënderbeut”, me rastin e 550- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fakulteti i Edukimit dhe Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, duke iu kthyer rëndësisë së këtij përvjetori tha se “Historia e jonë kombëtare, në djepin e të cilës u lindë krenaria, pavarësia e kombit, në veçanti i njeh katër data fatbardha: vitin 1444 kur Gjergj Kastrioti mblodhi në Lezhë Kuvendin e prijësve të krahinave të ndryshme të Shqipërisë, vitin 1878, katërqind vjet pas , kur në Prizrenin historik, Abdyl Frashëri tuboi krerët e mbarë Shqipërisë, vitin 1912 kur lindi shteti shqiptar, Shqipëria dhe vitin 2008, kur u shpall shteti i pavarur i Republikës së Kosovës”, tha ministri Gashi.

Ai po ashtu shtoi se “historia jonë edhe nga Epoka e Gjergj Kastriotit ishte dhe është histori e mbijetesës, e luftërave për ruajtjen e identitetit kombëtar, për ruajtjen e territoreve të hapësirës jetike shqiptare, për faktorizimin e elementit shqiptar. Gjithsesi, edhe për faktin se, për ne shqiptarët, historia e qytetërimeve nuk ishte aq e mëshirshme, aq miqësore, ne u detyruam që, rrugën e mbijetesë sonë ta hapim edhe me fuqinë e shpatës dhe të plumbit. Jo se ashtu deshëm, por, ngase sunduesit, veçmas ata sllavë në vend të paqes e të mirë fqinjësisë, na imponuan luftëra. Kështu rrodhi historia e jonë kombëtare, sikur lumi i madh i epokave që rrjedh pa u ndalur, pra, nga Epoka skenderbegiane, deri te Epoka e UÇK-së së lavdishme me kryekomandantin Adem Jasharin”.

Në fund të fjalës së tij ministri Kujtim Gashi foli për rrugët e integrimeve euro-atlantike.

“Ne, pasardhësit e Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Nënë Terezës, Adem Jasharit, jemi përballë thirrjeve të qytetërimeve të reja. Sërish, me emblemën skenderbegiane, po trokasim në portat e Evropës së Bashkuar, në djepin e kulturës, aty ku janë gjurmët, rrënjët tona, qytetërimi dhe historia shqiptare”, përfundoi ministri Gashi.

Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), Marian Dema, tha se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte një figurë e rrallë, i cili arriti t’i bashkojë të gjitha fiset shqiptare për çlirimin e vendit.

“Skënderbeu ishte figurë e rrallë, i cili me lidershipin e tij arriti që të gjitha fiset shqiptare t’i bashkojë në rrugëtimin e tij, drejt çlirimit të vendit nga sundimi otoman. Ai në atë kohe kishte status të privilegjuar me gradat më të larta ushtarake. Por ideja e tij nuk ishte privilegji personal. Ai ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe i shquar i elitës drejtuese shqiptare, i cili veproj në frymën që as individi, as fisi e as krahina nuk munden me qenë mirë, pa qenë mirë Shqipëria. Në këto ditë para shumë sfidave UP po rikujton veprën e tij duke na sjellë në mend të gjithëve forcën e popullit tonë dhe mundësinë për triumfin e së mirës. Ne më tepër se dy vite të këtij menaxhmenti kemi tentuar që frymën Kastriotiane ta jetësojmë, duke vendosur interesin e përgjithshëm para çdo interesi personal, mu ashtu siç veproi heroi ynë Skënderbeu. Kur UP të jetë mirë, sigurisht që tërë Kosova do të jetë mirë“, tha ai.

Ndërkaq ish-presidenti Fatmir Sejdiu, tha se figura e Skënderbeut, mbetet shembull unik i frymës së bashkimit.

“Për ne si popull, pavarësisht se ku jemi , në gjithë rrjedhat e renda të historisë, figura e Skënderbeut ka qenë dhe mbetet shembulli më unikal i frymës së bashkimit të të gjithëve. Me një qëllim të vetëm se shqiptarët si dhe popujt tjerë, të kenë lirinë e vet. Ishte njeriu që karshi sfidave të mëdha që kishte dhe kohëve te renda, posaçërisht të përballjes me një perandori të fuqishme që kishte miliona km të nënshtruara, të gjejë forcë, guxim, energji që të arrijë pikërisht zenitin kulmor të përballjes më të suksesshme të kohës. Skënderbeu ishte burrështetas që diti rreth vetës t’i tubojë njerëzit e dijës. Asnjë burrështetas nuk mund të qëndrojë, nëse nuk ka rreth vetës njerëz të dijës që dinë thellësisht, dhe të shpjegojnë dhe të japin vizion për ecje të mëtejshme”, tha ai.

Skënderbeu u lind në vitin 1403. I përkiste familjes së Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Vdiq më 17 janar 1468, në Lezhë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Në jetë gjithçka mund të kthehet në art, por jo gjithkush mund ta bëjë një gjë të tillë. Është artistja Rudina Xhaferi ajo e cila arrin që çdo gjë ta trajtojë në këtë mënyrë. Veshjet të cilat i krijon ajo nuk janë në trend dhe nuk mund t’i shohësh askund…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Ka filluar kremtimi i Javëve të Frankofonisë në Kosovë, aktivitet ky që kremtohet çdo vit në muajin mars, në më shumë se 70 vende të botë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si koordinatore vendore e Frankofonisë në Kosovë, së bashku me përfaqësitë diplomatikë të Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Zvicrës…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Edicioni i 17-të i festivalit të filmit që mbahet parvjetshëm në Prizren “ DokuFest”, këtë vit do të mbahet në datat 3-11 gusht. Drejtoresha e këtij festivali, Nita Deda, në konferencën e parë për media të këtij edicioni, ka shpalosur informacione rreth programit të festivalit që këtë vit trajton si…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Prishtinë, 9 mars – Gra me shami e kokëzbuluar, të gjitha të veshura në të zeza, lëvizin me të njëjtën koreografi. Nëpërmjet performancës ua kanë mësyrë varreve të një fshati në Liban. Që të gjitha i shqetëson fakti se midis burrave zhvillohet luftë fetare. E ato janë të bashkuara në…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Që nga 17 shkurti i këtij viti kur edhe Kosova shënoi ditëlindjen e saj të dhjetë, Muzeun e Kosovës e kanë vizituar mbi 7 mijë vizitorë, ku një numër i konsiderueshëm prej tyre janë turistë të huaj. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj në…
    Tags: të, në, dhe, që
Comments