LAJMET E FUNDIT

Krijohet Grupi i Miqësisë Itali –Kosovë në Parlamentin Italian

Tani e tutje Kosova do të ketë një derë të hapur edhe në të dyja dhomat e Parlamentit Italian. Të martën, me 7 mars, për herë të parë u formua Grupi i Miqësisë për Kosovën, grup në të cilin janë përfshirë deri tani 45 senatorë dhe deputetë. Kryetar i grupit u emërua senatori Gianpiero Dalla Zuanna, Profesor i Demografisë në Universitetin e Padovas. Ceremonia e krijimit të grupit miqësor Itali – Kosovë u zhvillua në Pallatin Madama, e cila është selia e Senatit të Republikës Italiane. E ftuar në këtë ceremoni ishte edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali Alma Lama, e cila edhe inicioi krijimin e këtij grupi të miqësisë në parlamentin italian.

Senatori Dalla Zuanna, theksoi rolin që grupi parlamentar i miqësisë mund do të luajë  në intensifikimin e bashkëpunimit në mes Italisë dhe Kosovës, duke shërbyer si një urë miqësie ndërmjet Parlamentit Italian  dhe Parlamentit të Kosovës. Ai shprehi vullnetin për angazhimin e grupit në promovimin, përforcimin dhe vlerësimin e  njohurive të ndërsjella në mes të dy vendeve, për të nxitur miqësinë dhe solidaritetin; promovimin e shkëmbimeve kulturore, shkencore dhe artistike në mes Italisë dhe Kosovës përmes marrëveshjeve me institucionet,  promovimin e bashkëpunimit ekonomik si edhe ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve përmes misioneve diplomatike të Italisë dhe Kosovës.

Ndërsa ambasadorja Lama, në fjalën e saj, falënderoi senatorët dhe deputetët që i janë përgjigjur pozitivisht iniciativës për themelimin e Grupit të Miqësisë. Në veçanti ajo i falënderoi senatorët Dalla Zuanna dhe Di Biagio për angazhimin e tyre për ngritjen e këtij grupi.  Ambasadorja Lama tha se Italia dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të mira në nivel politik dhe diplomatik dhe se Italia është duke kontribuar në sigurinë e Kosovës dhe vazhdon ta mbështesë atë në të gjitha proceset politike. ‘Ne jemi një shtet i ri që ka nevojë për të mësuar nga përvoja juaj e gjatë, jo vetëm në jetën parlamentare, por edhe në lidhje me trajtimin e  çështjeve themelore të shtetit. Ne kemi nevojë për mbështetje për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, sepse rruga nuk është aq e lehtë për një vend që ka mbijetuar një luftë, me të gjitha problemet që ajo sjell”, tha ndër të tjera ambasadorja Lama

Përsa i përket raporteve me Serbinë, Ambasadorja Lama kërkoi nga Grupi që të angazhohet edhe për kushtëzimin e Serbisë nga ana e BE-së që të njohë Kosovën. Një objektiv tjetër  i  Grupit të Miqesisë që u propozua nga Ambasadorja Lama ishte për një rol më aktiv të Italisë përsa i përket procesit të njohjeve nga vendet e botës, vecanërisht atyre afrikane. ‘

Në fund Ambasadorja Lama ftoi Grupin i Miqësisë që të vizitojnë Kosovën në të ardhmen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Kryeministri Isa Mustafa, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga BERZH, ka prezantuar mundësitë dhe potencialet e Kosovës për investitorët e huaj. Kryeministri Mustafa, në Samitin e rëndësishëm që po mbahet në Londër, e ku ishin të pranishëm edhe kryeministrat e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë,…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 95
    Fëmijët në çerdhet publike në kryeqytet në vend të salsiçeve që i kanë konsumuar në të kaluarën tash e tutje do të konsumojnë spinaq. Ky zëvendësim erdhi me menynë e re të cilën e ka bërë Komuna e Prishtinës. Përgatitja e ushqimit për fëmijët në kopshtet publike në Prishtinë, nga…
    Tags: të, në, për, dhe, që
  • 95
    Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në arsim ndërmjet dy vendeve përmes promovimit të mobilitetit në arsimin e lartë. Në këtë drejtim, ministrat Bajrami…
    Tags: të, në, për, dhe
  • 95
    Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për ta sqaruar opinionin publik dhe verifikuar pretendimet e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar që të hetohen deklaratat e avokatit Tomë Gashi, si dhe të dy mjekoligjorëve nga Shqipëria. Telegrafi e ka parë letrën që i është dërguar kryeprokurorit Aleksandër Lumezi nga ministrja Dhurata…
    Tags: të, dhe, në, për, që
  • 95
    Mungesa e konsensusit politik për ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, me çka qytetarët e Kosovës mbetën pa liberalizim të vizave, pastaj dështimi për themelimin e Forcave të Armatosura dhe përçarjet e brendshme politike në vendimmarrje, janë cilësuar disa nga sfidat, ngecjet dhe çështjet e papërmbushura gjatë…
    Tags: të, në, dhe, për, që
Comments