Kripa e tokës
Në këtë botë të rënë, besimtarët duhet të jenë si kripa që ruan, i jep shije dhe shëron ata që jetojnë në errësirë.
Lexoni Mateu 5:13-16
Kur Jezusi u foli ndjekësve të Tij, Ai i quajti ata “kripa e tokës” (Mat. 5:13). Në atë kohë, kripa ishte e vetmja mënyrë për të ruajtur ushqimin. Si të krishterë, edhe ne kemi një efekt ruajtës në tokë, sepse kemi të vetmin mesazh që mund t’i çlirojë njerëzit nga prishja e mëkatit dhe t’u japë atyre jetën e përjetshme.
Kjo do të thotë që ne duhet të jemi një ndikim shpirtëror në jetën e njerëzve përreth nesh. Ashtu si kripa ruan shijen e ushqimit, po ashtu një karakter si i Krishtit dhe një mënyrë jetese e perëndishme mund të jetë një shembull që i tërheq të tjerët te Shpëtimtari. Ata do të vërejnë gëzimin dhe lumturinë tonë dhe mund të dëshirojnë të kenë ato cilësi, të cilat janë të disponueshme vetëm nëpërmjet një marrëdhënieje me Jezu Krishtin.
Kripa gjithashtu ka veti unike shëruese, ashtu si ungjilli. Nëse marrim pak kohë për të dëgjuar vuajtjet e njerëzve, do të kemi një derë të hapur për të ofruar të vërtetën që sjell shërim shpirtëror për ata që janë bllokuar në errësirën dhe dëshpërimin e mëkatit.
Por mbani mend se Jezusi gjithashtu na paralajmëroi të mos humbasim shijen tonë. Nëse e tolerojmë mëkatin në jetën tonë, do të jemi njësoj si bota. Për të sjellë një ndikim pozitiv për Krishtin, ne duhet të ruhemi që të mos biem pre e tundimit.
Related Posts
- 98
- 98Ne çdo ditë marrim vendime. Shumë prej tyre kanë pak rëndësi. Ndërkohë, ka të tjera që ndryshojnë jetën tonë përgjithnjë. Gjatë një interviste për TV7 Albania, Davida Pecaj, këshilluese pranë Qëndrës “Çelësi im” thotë se vendimmarrja shpeshherë duket si një përgjigje e lehtë për t”u dhënë. Në fakt, është krejt e…
- 97
- 97
- 97