Kulturë

Kritika spanjolle e cilëson Ermonela Jahon si një prej sopranove më të mira të kohës

E veshur me fustan të kuq, sopranoja shqiptare me famë botërore është ngjitur në skenën e “Tatro Real de Madrid” bashkë me maestron Placido Domingo, në një version koncertal të operës “Thais”.

Të shoqëruar me orkestër dhe kor, duke u bërë kështu 160 artistë në skenë, kjo dyshe ka mahnitur publikun spanjoll ku me duartrokitje e brohoritje kanë përcjellë koncertin e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Media të ndryshme spanjolle kanë shkruar për këtë ngjarje, duke e vlerësuar si “performancë të shkëlqyeshme”, “triumf”, “koncert emocional”, derisa Jaho është cilësuar si një prej sopranove më të mira të kohës.

Domingo bashkë me Jahon u bënë pjesë e festivalit “Festival Castel Peralada”- i cili këtë vit mban edicionin e 32-të. Festivali nisi maratonën koncertale me datën 5 të muajit korrik, derisa do të përfundojë me datën 17 gusht.

Mbrëmja koncertale me Jahon zuri vend në skenën e “Teatro Real de Madrid”, e cila është një prej shtëpive më të mëdha operistike në Madrid të Spanjës. I themeluar në vitin 1818 dhe inauguruar në vitin 1850, teatri ka kapacitet prej 1 mijë e 746 ulësesh. Ndryshe njihet edhe si një prej teatrove më të mëdha dhe më të mira në Evropë, derisa programi i tij është i mbushur me produksione të ndryshme që përfshijnë figura të njohura ndërkombëtare.

Ata sollën në version të koncertit operën e njohur “Thais”, e cila në origjinal zë vend në Egjiptin e sunduar nga Perandoria Romake. Murgu Athanël (Domingo) mëton ta kthejë prostitutën Thais (Jahon) në një të krishterë të devotshme, por më pastaj zbulon obsesionin e tij ndaj saj. Dhe derisa zemra e pastër e saj del në pah, po ashtu shtjellohet edhe pandershmëria religjioze e murgut.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    “Ndoshta shqiptarët në mesjetën e hershme mund të kenë humbur shumë tokë te serbët, ato nuk ishin aspak një popull që po shuhej. Që nga fundi i shekullit të 13 ata nisën një sulm drejt veriut në Selanik, Epir dhe Greqi, që nga fundi i shekullit të 17 një sulm…
    Tags: të, në, një
  • 93
    Ekspozita e artistes kosovare, Flaka Haliti, në Galerinë Kombëtare të Arteve nga data 8 shtator deri më datë 24 shtator është vizituar nga 2197 vizitorë , njofton ATSH. “Këtu – apo atje, është më atje” ka nxitur një interes të madh si për publikun shqiptar dhe për atë të huaj.…
    Tags: të, në, më, një
  • 93
    Adhuruesit e librave kanë edhe një ofertë që t’i gjejnë veprat e preferuara në një vend. Kryeqytetit i është shtuar edhe një panair libri. Kolegji AAB me “Panairin Vjeshtor të Librit” mëton që këtë ngjarje ta bëjë një nga panairet më të frekuentuara të librit me vizitorë të rinj. Prej…
    Tags: të, në, një
  • 92
    Ne vazhdimisht në ditët e sotme shpërqendrohemi dhe  nxitojmë të bëjmë gjëra të tjera ndërsa hamë. Kërkimet kanë treguar se problemet me shëndetin, dhembja dhe ankthi, e madje edhe depresioni  mund të vijnë për shkak se ne nuk i bëjmë më gjërat gjatë ditës duke u dhënë rëndësinë e duhur.…
    Tags: të, në
  • 92
    Politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike, po shihet si një prej faktorëve që po i çon këto ndërmarrje drejt procesit të falimentimit. Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë realizuar hulumtime për emërimet në këto pozita, thonë se një dukuri e tillë i ka përcjellë të gjitha qeveritë e deritashme…
    Tags: të, në
Comments