LAJMET E FUNDIT

Kroacia me mbështetje shëndetësore për Kosovën

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë vizitës së tij zyrtare në Zagreb, është pritur sot nga ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Milan Kujundzic, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Ismaili dhe Kujundzic diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë, në veçanti rreth ndihmës që ky shtet mund t’i jap Kosovës në misionin për ndryshimin e gjendjes në sektorin shëndetësor.

Në këtë takim, Ismaili falënderoi ministrin Kujundzic për gatishmërinë e shtetit kroat për të ndihmuar në këtë proces.

“Kroacia është dëshmuar me dekada si mike e Kosovës, si dhe një ndër vendet më stabile dhe zhvillimore në rajon. Prandaj, edhe ne sot jemi këtu që të forcojmë bashkëpunimin dhe të kërkojmë mbështetjen e shtetit tuaj në misionin tonë për të ndryshuar gjendjen në shëndetësinë kosovare”, tha Ismaili.

Në këtë aspekt, ministri kroat ka thënë se Kroacia do të jetë afër Kosovës edhe në këtë mision të rëndësishëm, duke e ofruar ndihmën e saj në të gjitha format e nevojshme.

“Nuk ka nevojë që të përmendi gatishmërinë e Kroacisë për të ofruar ndihmën e saj edhe në sektorin shëndetësor. Ne kemi shërbime shumë cilësore në Kroaci dhe në ditët dhe javët në vazhdim ekipet tona do të ulen dhe do të konkretizojnë bashkëpunimin mes vendeve tona ”, tha ai.

Ndihma në funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, edukimi i vazhdueshëm i profesionistëve shëndetësor, trajtimi i qytetarëve të Kosovës nëpër spitalet kroate, lehtësimet në pajisje me viza për qëllime mjekësore dhe trajnimet e ndryshme të ekspertëve kroat për profesionistët shëndetësor të Kosovës, ishin pikat në të cilat parimisht të dy ministrat u pajtuan që Kroacia do të filloj të ndihmojë Kosovën.

Ministri Ismaili dhe drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Kosovës, Fatmir Plakiqi, gjatë ditës janë pritur nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Fondit kroat, Lucian Vukelic.

Edhe në këtë takim, zyrtarët e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Kroacisë shprehën gatishmërinë e tyre që të vënë në dispozicion të gjithë përvojën dhe infrastrukturën e tyre për të ndihmuar Kosovën në këtë mision.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Drejtoreshës Ekzekutive të QKRMT-së, Feride Rushitit, do t’i ndahet Çmimi Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), përmes kësaj komunikate ju njofton se Drejtoresha e kësaj qendre Feride Rushiti po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kuadër të…
    Tags: të, për, në, dhe
  • 100
    Prishtinë, 5 prill – Veprat e kompozitorit kosovar Artan Hasani janë luajtur nëpër vende të ndryshme të botës, por në Kosovë për herë të parë disa prej tyre u prezantuan në një natë të vetme. “Recital krijues” u quajt mbrëmja ku shtatë vepra të ndryshme të tij u luajtën për…
    Tags: të, për, në, dhe
  • 100
    Koloneli i njohur shqiptar dhe ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka reaguar pas incidentit në veri të Kosovës, ku u arrestua dhe më pas deportua shefi i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq. Demiraj shkruan se provokimi i zyrtarëve serbë ka marrë përgjigjen e merituar dhe se Serbia nuk ka asnjë…
    Tags: të, dhe, në, për
  • 100
    Numri i dytë i revistës më të re dhe më të madhe kulturore në Kosovë, “Akademia”, ka dalë nga shtypi. Sipas kryeredaktorit të kësaj reviste, Berat Armagedonit, i cili është edhe drejtor i shtëpisë botuese “Armagedoni”, kjo revistë do të botohet çdo katër muaj dhe në secilin numër do të…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 100
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
Comments