LAJMET E FUNDIT

Kryeministri Albin Kurti takon pastorin Artur Krasniqi, flasin për Projektligjin e lirive fetare

Kryeministri Albin Kurti priti në takim pastorin e Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit”, Artur Krasniqi, me të cilin diskutuan për Projektligjin e lirive fetare, i cili u vlerësua pozitivisht nga përfaqësuesit e Kishës Ungjillore, teksa shprehën keqardhje që ky projektligj nuk po votohet në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë takim së bashku me pastorin Krasniqi ishin edhe përfaqësues të tjerë nga Kisha Ungjillore, Arteida Krasniqi dhe Gani Mehmetaj.

Mosmiratimi i projektligjit në Kuvend, siç u tha në njoftim, po ndodh për shkak që projektligji në fjalë duhet votuar edhe nga 2/3 e përfaqësuesve të komuniteteve, si ligj i interesit vital.

“Votimi i tij nënkupton rregullimin e statusit të bashkësive fetare në vend, që çon drejt gëzimit të plotë të lirisë fetare e cila garantohet me Kushtetutë e Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut si pjesë e saj”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kjo e fundit thuhet se e ka shtyrë përpara këtë projektligj të rëndësishëm, me qëllim mbrojtjen e të gjitha bashkësive fetare që jetojnë e veprojnë në Kosovë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Sa energji elektrike prodhon aktualisht Kosova?Sasia e prodhuar aktualisht nga termocentralet e vendit që bashkarisht është diku afro 800 megavatë-orë, dhe sasia nga kapacitetet ekzistuese te energjisë së rinovueshme (afro 200 MWh), deri sa të mbajë kohë e mirë dhe pa të ftohtë të theksuar, është më se e bollshme për të përmbushur nevojat e…
    Tags: të, në, nga, që, lajmet, fundit
  • 92
    SHBA kërkojnë shtator “normal” në KosovëShtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë në datën 1 shtator një përshkallëzim të situatës në Kosovë. Mesazhi është përcjell nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor pas takimit me krerët e institucioneve. Tani ne jemi këtu për tu siguruar që të gjitha urimet dhe i gjitha…
    Tags: të, në, lajmet, fundit
  • 89
    Kosovë/Institut për krimet e kryera gjatë luftësKosova do të ketë një institut për krimet e kryera gjatë luftës. Vendimi u morr në këshillin e ministrave. Kryeministri Albin Kurti theksoi se vetëm me respektimin e së kaluarës mund të ketë një të ardhme të ndritur. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se projektligji në fjalë përcakton kompetencat…
    Tags: të, në, për, lajmet, fundit
  • 88
    Kornisti Bledar Bujupi kujtohet si mjeshtër e njeri fisnikNë muzikë kishte qenë punëtor i veçantë dhe profesionist i një prej instrumenteve më të vështira sa i përket interpretimit, kornos. Mjeshtërinë e tij e nxirrte në pah më së miri fakti i të qenët kornisti i parë i Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës. Kishte vendosmëri për të arritur karrierë…
    Tags: të, në, për, lajmet, fundit
  • 88
    Osmani dekoron shtatë personalitete me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”Në një ceremoni solemne me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së Nënës Terezë, presidentja Vjosa Osamni ka dekoruar shtatë personalitete të shquara me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”. Osmani tha se këto dekoratat po shpërndahen edhe me rastin e gjashtë vjetorit të shenjtërimit të Nënës Terezë nga Papa Françesku dhe…
    Tags: të, në, për, që, lajmet, fundit
Comments