LAJMET E FUNDIT

Kryeministri kërkon përshpejtimin e punëve në projektet rrugore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, e vizitoi sot Ministrinë e Infrastrukturës, ku u prit nga ministri Pal Lekaj, transmeton Koha.net.

Në këtë takim ministri Lekaj e njoftoi kryeministrin Haradinaj me stafin e departamenteve të kësaj ministrie si dhe me projektet e shumta dhe madhore që janë duke u zhvilluar, siç është vazhdimi i ndërtimit të Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit “Arbën Xhaferi”, projekti Prishtinë-Pejë si dhe projekti Prishtinë-Mitrovicë, e projekte të tjera infrastrukturore.

Ministri Lekaj kërkoi nga kryeministri që të ketë përkrahjen e Qeverisë dhe të kryeministrit në mënyrë që disa projekte, të cilat kanë filluar tash e disa vite, të përshpejtohet përfundimi i tyre. Në këtë takim ministri Lekaj e njoftoi kryeministrin edhe me projektet rrugore për të cilat janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me komunat.

Pas këtij takimi u mbajt konferencë për media,

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky ishte takimi i tij i parë në ministritë e Kosovës.

“Interesimi im ishte që të njoftohem me gjendjen e projekteve, se si kanë shkuar zhvillimet në Autostradën ‘Abën Xhaferi’, në çfarë faze janë punimet, pasi që ka mbetur një obligim, financiar i papërmbushur këtë vit. Qeveria do ta gjejë një zgjidhje së bashku me Ministrinë e Financave, pasi që dëshirojmë që ky projekt të përmbyllet në afatin e paraparë të mos ndodhin vonesa.

Diskutuam edhe për projekte tjera si dhe marrëdhëniet me disa institucione monetare ndërkombëtare siç është BERZH-i, dhe ka të bëjë me projektin Prishtinë-Pejë, e që në realizimin e këtyre punimeve hetohet një ngecje. Këto proceduar duhet të trajtohen me proritet. Obligimi i ndërmarrë i Kosovës nga BERZH-i dhe ndërtimi i rrugës të bëhet në kohën e duhur, jo në një ritëm të ngadalshëm dhe jo në një ritëm si ka ndodhë deri sot. E kemi shqyrtuar edhe obligimin që e ka Qeveria dhe ministria në projektet ekzistuese, janë disa projekte që duhet të trajtohen në aspekte ligjore, nga e kaluara dhe duhet të trajtohen.

kujdesin më të madh do të respektojmë drejtimet zhvillimore ose drejtimet e akseve që janë në rëndësinë e vendit, një përparësi duhet t’i jepet aksit Klinë-Gjakovë, si zgjerim të kësaj rruge. Një kujdes më të shtuar duhet t’a kemi ndaj kompanive punëkryese, që të ketë seriozitet në punë dhe aktivitetet që do të zhvillojnë. Vonesat e përfundimit të punimeve nga ana e kompanive do të ishin një lajm i keq edhe për ne dhe për Kosovën, këtë ne nuk do ta lejojmë më, si ka shkuar deri më tani. Nëse ka marrë dikush të kryej punë për këtë vend duhet që punimet të kryhen në afat kohor ose të përjashtohen nga mundësia e marrjes së punëve herëve tjera„ – tha kryeministri Haradinaj.

Ministri Pal Lekaj nga ana e tij tha se ai së bashku me stafin e njoftuam kryeministrin për politikat zhvillimore, politikat ekzekutive, për rrjedhat e projekteve dhe u betuam që do të jemi në shërbim të mirë të qytetarëve, ndërtimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës. Kjo do të jetë moto e kësaj ministrie”.

Facebook Comments

Share This:

Comments