Inkurajime

Ku ndodhet Mbretëria e Qiellit?

Që nga ajo kohë Jezusi filloi të predikojë dhe të thotë: “Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!“-Mateu 4 :17

Jezusi foli shpesh për “Mbretërinë e Qiellit” ndërsa ishte ende në Tokë, duke thënë se ishte këtu, pikërisht tani (Mateu 4:17). Pra, a është Mbretëria e Perëndisë e tashme apo e ardhme? Përgjigja është…po! Mësimet e Jezusit për Mbretërinë e Perëndisë zbulojnë se ajo është një mister. Mbretëria do të vinte në dy faza: së pari me ardhjen e Jezusit në tokë për t’u marrë me mëkatin dhe më pas me Jezusin që do të kthehet mbi re  me lavdi dhe fuqi të madhe.

Mund  të hyjmë në Mbretërinë e Perëndisë këtu  dhe tani duke u rilindur me anë të Frymës së Perëndisë dhe  duke i dorëzuar zemrat tona që të ndryshohen (Gjoni 3:3, Romakëve 14:17). Të jetosh në Mbretërinë e Perëndisë do të thotë të zbatosh qëllimet e Perëndisë në Tokë.

Jezusi u tha dishepujve të Tij: Shkoni dhe predikoni duke thënë: “Mbretëria e qiejve u afrua”Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët; falas morët, falas jepni. (Mateu 10:7-8). Në të njëjtën mënyrë, ne duhet të bëjmë vullnetin e Atit (Mateu 7:21). Jezusi e shpjegoi Mbretërinë e Qiellit duke thënë se është si majaja që një grua përdor për  të zënë brumë me tri masa mielli, duke e bërë të gjithë brumin të ngrihet (Mateu 13:33). Është e orientuar në veprim.

Prania e Mbretërisë së Qiellit do të thotë që pasuesit e Jezusit bëjnë vullnetin e Atit gjatë jetës së tyre në Tokë. Dhe derisa të vijë Mbretëria e ardhshme, e tashmja dhe të jetuarit në mbretëri është një veprim: le të shkojmë në mbarë botën dhe të bëjmë dishepuj, të shërojmë të sëmurët, të lirojmë të burgosurit, të ushqejmë të uriturit, të dëbojmë çdo lloj demoni  dhe të vizitojmë të vetmuarit.- (Zbulesa 11:15)

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Lëreni Stuhinë Të QetësohetPerëndia është për ne një strehë dhe një forcë [i fuqishëm dhe i padepërtueshëm për tundimin], një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi. Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit…- Psalmeve 46:1-2 Kam kaluar shumë stuhi në jetën…
    Tags: të, dhe, në, mesazh, inkurajime
  • 100
    “Besimtarët në kërkim së drejtës dhe drejtësisë”Në leximin e Torahut të kësaj jave, Bijtë e Izraelit marrin Dhjetë Urdhërimet. Në leximin nga profetët mësojmë për identitetin e Mesias. Këto dy tema në thelb janë të lidhura me njëra tjetrën. Dhjetë Urdhërimet përfaqësojnë Torën dhe një nga qëllimet kryesore të Torës është të zbulojë karakterin e Mesisë.…
    Tags: të, dhe, në, mesazh, inkurajime
  • 99
    Çfarë do të thotë që Shkrimi është i gjallë?Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.-Psalmi 119 : 105 Që të jetojmë sipas Biblës, duhet të dimë se Fryma e Shenjtë na flet përmes shkrimit.  Hebrenjve 4:12 na tregon se Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese. Kjo ndodh sepse Fryma e Shenjtë…
    Tags: të, dhe, në, mesazh, inkurajime
  • 99
    Shprehje e gëzimit!Kur isha djalë  i vogël në Egjipt, gjyshi im ishte një kontraktues ndërtimi me profesion dhe një udhëheqës në Kishën e Vëllezërve. Ai jetonte në një apartament të vogël ngjitur me shtëpinë e kushërinjve të mi dhe kur e kaloja natën me ta, e gjeja veten duke u zgjuar disa…
    Tags: të, në, dhe, mesazh, inkurajime
  • 99
    Jeta Para HiritPavarësisht nëse ndjekin mëkatin apo mirësinë, njerëzit janë pa shpresë, përveçse shpresës në Krishtin. Efesianëve 2:1-3 Hiri është dashuria e pamerituar që Perëndia u tregon njerëzve mëkatarë. Ai e shprehu këtë dashuri nëpërmjet vdekjes sakrifikuese të Birit të Tij dhe ajo bëhet e jona kur e pranojmë Jezu Krishtin si…
    Tags: të, dhe, në, mesazh, inkurajime
Comments