Inkurajime

Ku të shkojmë?

Mateu kapitulli 11, vargjet 28 deri në 30. Këto janë disa nga vargjet më të bukura të Ungjillit të Mateut. Jezusi tha: “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!” Ka kaq shumë për të thënë në lidhje me këto fjalë. Le të futen ato brenda nesh dhe të meditojmë për to për një cast.

Ja ku është Biri i Perëndisë, Jezusi, Perëndia në mish, që po na thotë të shkojmë tek Ai. Po na fton të shkojmë tek Ai. Në thelb, pa na fton t’i japim Atij gjithcka që kemi. Ne jemi plotësisht të paaftë për t’iu bindur urdhërimeve të Perëndisë. Kjo ndodh jo ngaqë urdhërimet nuk janë të mirë, por ngaqë ne nuk i mbartim ato në zemrën tonë. Ne jemi njerëz mëkatarë dhe jo të përsosur dhe nuk mund t’i bindemi Perëndisë. Por Jezusi, me mëshirë, na thotë që t’ia japim Atij mëkatet tona, paaftësinë për t’iu bindur Perëndisë dhe Ai do të na japë zgjedhën e Tij. “Merrni mbi vete zgjedhën time” Jezusi vjen tek ne dhe na thotë: “Unë do t’ju jap falje të plotë për mëkatet tuaja. Hyni në zgjedhën Time. Unë pagova cmimin për mëkatin tuaj. Unë do ta mbaj barrën për mëkatin tuaj. Unë do t’u bindem ligjeve që ju nuk mund t’i bindeni. Unë do t’ju jap gjithcka që kam: falje për të gjitha mëkatet tuaja dhe do t’ju jap edhe aftësinë për t’iu bindur Perëndisë.

“Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga Unë.” Fjala ‘mësoj’ është shumë e madhe. Është e njëjta fjalë që më pas tek Mateu, është përkthyer ‘bëni dishepuj’. “Shkoni dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt.” Jezusi në të vërtetë, po thotë këtu: “Mesoni se cfarë do të thotë të jesh dishepulli im dhe ju do të gjeni prehje për shpirtin tuaj, në Mua. Unë do t’ju ndihmoj të ecni me Perëndinë.” Le të meditojmë mbi këtë sot.

Jeta e krishterë nuk ka të bëjë me atë që ne mund të bëjmë për Perëndinë. Ne e dimë se nuk jemi shpëtuar nga ajo që mund të bëjmë për Të. Ajo ka të bëjë me Krishtin që jeton brenda nesh dhe përmes nesh, dhe për ne, rregullisht, cdo ditë. Në luftën tonë me mëkatin dhe në betejat që kemi me tundimin sot, dhe në vuajtje, dhe në vështirësitë që kalojmë, ne nuk jemi vetëm. Ne jemi në zgjedhë me Jezusin. Ai që na thërret të jetojmë në drejtësi, është Ai që na jep forcën që të jetojmë me drejtësi. Ai që na nxit të besojmë tek Perëndia, është Ai që na jep aftësinë të besojmë tek Perëndia. Jezusi na ka ftuar të jemi në zgjedhë me Të, për të përjetuar fuqinë e Tij, forcën e Tij, hirin e Tij, mëshirën e Tij, duke punuar në dhe përmes nesh rregullisht, në cdo moment, cdo ditë.

Le të lutemi duke u bazuar tek Mateu 11, vargjet 28 deri në 30. Po, Jezus, ne vijmë tek Ti. Ne gjejmë prehje tek Ti. Ne kemi nevojë për Ty. Ne kemi nevojë që Ti të na falësh mëkatet tona, kemi nevojë për faljen që Ti siguron për mëkatet tona. Ne kemi nevojë që Ti të na ndihmosh të ecim me Perëndinë, t’i bindemi Perëndisë, të përjetojmë kënaqësinë që sjell bindja ndaj urdhërimeve të Tij. Perëndi, ne kemi nevojë për ndihmën Tënde përmes Krishtit, për të bërë një jetë të krishterë. Ne nuk mund t’ia dalim mbanë vetë. Nuk mund t’ia dalim sot, nuk mund t’ia dilnim dje dhe nuk do t’ia dalim dot as nesër. Lutemi të na ndihmosh. Na ndihmo në mënyrë që të gjejmë prehje për shpirtin tonë, ndërsa qëndrojmë në Jezusin, ndërsa ecim në zgjedhë me Jezusin, ndërsa mësojmë se cfarë do të thotë të ndjekësh Jezusin. Ne lutemi që shpirti ynë të rritet më shumë në paqen me Ty, në kënaqësinë me Ty, në gëzimin me Ty, për shkak të punës së Krishtit në ne. Në emër të Jezusit ne lutemi, amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Të jetosh me anë të besimit!Galatasve kapitulli 2, vargu 20. Nuk di vargje të tjerë që mund ta përshkruajnë më mirë se, cfarë do të thotë të jesh i krishterë, cfarë do të thotë të jesh ndjekës i Krishtit. Pali shkruan: “Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron…
    Tags: të, ne, në, që, për, dhe, inkurajime
  • 97
    Ti nuk lodhesh asnjëherë.Unë nuk do lexoj vetëm një varg për sot, por do lexoj disa vargje. Dhe në vend që të komentoj për këto vargje, do të lë që këto vargje të flasin vetë për veten. Ndaj dua t’ju inkurajoj që thjesht t’i lini këto fjalë të rrënjosen në zemrën tuaj dhe…
    Tags: të, për, që, dhe, në, ne, inkurajime
  • 96
    Pa ndalim.Veprat e Apostujve, kapitulli 28, vargjet 30 dhe 31. Kështu përfundon Libri i Veprave të Apostujve. “Dhe Pali ndenji plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira dhe priste të gjithë ata që vinin tek ai, duke predikuar mbretërinë e Perëndisë dhe duke mësuar gjërat e Zotit Jezu…
    Tags: të, në, dhe, për, që, inkurajime
  • 96
    Përballë një dileme!Veprat e Apostujve kapitulli 26, vargjet 28 dhe 29. Pali po dëshmon para mbretit Agripa dhe Agripa i thotë Palit: “Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë?” Dhe Pali tha, vargu 29: “Dhëntë Perëndia që në pak ose në shumë kohë jo vetëm ti, por edhe…
    Tags: të, në, që, dhe, për, inkurajime
  • 96
    Atij që i përkas…Në mes të Veprave të Apostujve 27, Pali dhe gjithë shoqëruesit e tij në anije, gjenden në mes të një stuhie dhe të gjithë kanë frikë për jetën e tyre. Ata nuk e dinë nëse do të arrijnë t’ia dalin, por Perëndia i shfaqet Palin në vegim, përmes një ëngjëlli…
    Tags: të, dhe, që, në, për, inkurajime
Comments