Inkurajime

Kujt mund t’i besojmë?

Isaia kapitulli 2, vargu 22 thotë“Mos kini më besim te njeri, në flegrat e të cilit nuk ka veç se një frymë; si mund të mbështetesh te ai?” Kjo ka të bëjë me tundimin që njerëzit e Perëndisë, kanë për t’u besuar njerëzve të tjerë, në vend që ta vënë besimin e tyre tek Perëndia. Perëndia po u thotë: “Mos e bëni këtë. Mos e vini besimin tek ai që është krijuar. Vëreni besimin tuaj tek Krijuesi.”

Kjo është një këshillë e nevojshme për ne. Në jetën tonë, ne tundohemi t’u besojmë njerëzve. Nga një anë, kjo është gjë e mirë, për shembull, kur mendoj për marrëdhënien me gruan time, unë i besoj asaj dhe shpresoj që edhe ajo të më besojë mua. E di se më beson dhe kjo është një gjë e mirë. Por nuk duhet të jetë ajo, personi ku unë vendos besimin tim, apo të jem unë personi ku ajo vendos besimin e saj, sepse nuk e kemi të garantuar nëse do të jemi këtu sot, apo nesër. Prandaj vargu thotë:  “Mos kini më besim te njeri, në flegrat e të cilit nuk ka veç se një frymë; si mund të mbështetesh te ai?”

Madje nuk mund të besojmë as tek njerëzit që mund të jenë më të mirët në planet. Ne mund të besojmë vetëm tek Perëndia. Ai është Krijuesi. Ai është i përjetshëm. Premtimet e Tij janë të përjetshme. Ne mund t’i besojmë plotësisht Atij për jetën tonë. Mund t’i besojmë plotësisht Atij për martesën. Mund t’i besojmë Atij për familjet tona. Mund t’i besojmë Atij për të ardhmen tonë. Për cdo gjë që kemi, le ta vëmë besimin tonë në Të.

Le të lutemi. Perëndi, ne të besojmë Ty me gjithë zemrën tonë. Vetëm Ti, Perëndi, je i besueshëm. Ne të falenderojmë për besueshmërinë Tënde. Ne të falenderojmë që premtimet e Tua, janë plotësisht të vërteta dhe që besnikëria Jotë është një shkëmb, mbi të cilin ne mund të ndërtojmë jetën tonë, jo vetëm tani, por për shumë e shumë vite me rradhë. Perëndi, na ndihmo të mos e vendosim besimin tonë tek asnjë dhe tek asgjë e kësaj bote, madje as tek njerëzit që i konsiderojmë më të mirët në botë. Na ndihmo ta vendosim besimin tonë në Ty, Perëndi, sepse ne e dimë se në fund, Ti je i vetmi që ia vlen ta besojmë. Ti gjithmonë do të jesh pranë nesh. Ti gjithmonë do të jesh i vërtetë. Gjithmonë. Përgjithmonë. Përgjithmonë. Ne të falenderojmë që je besnik dhe themi sot në jetën tonë: “E vëmë besimin tonë në Ty, Perëndi.” Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 89
    Jezusi po ndërmjetëson për ne!Veprat e Apostujve, kapitulli 7, vargu 55: “Por ai,” Stefani, “mbushur me Frymë të Shenjtë, i nguli sytë nga qielli, pa lavdinë e Perëndisë dhe Jezusin që rrinte në këmbë në të djathtën e Perëndisë.” Cfarë skene e mrekullueshme. Ne shohim përgjatë shkrimeve, se Jezusi paraqitet i ulur në të djathtë të…
    Tags: të, në, për, që, inkurajime
  • 88
    Pema e jetës!Fjalët e urta kapitulli 11, vargu 30, thotë: “Fryti i të drejtit është një dru i jetës, dhe ai që shtie në dorë shpirtërat është i urtë.” Mendoj për jetën time. Unë dua që fryti i jetës sime të jetë si pema e jetës për njerëzit që më rrethojnë. Mendoj për njerëzit…
    Tags: të, që, për, në, inkurajime
  • 88
    Të jetosh me anë të besimit!Galatasve kapitulli 2, vargu 20. Nuk di vargje të tjerë që mund ta përshkruajnë më mirë se, cfarë do të thotë të jesh i krishterë, cfarë do të thotë të jesh ndjekës i Krishtit. Pali shkruan: “Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron…
    Tags: të, ne, në, që, për, inkurajime
  • 87
    Ku të shkojmë?Mateu kapitulli 11, vargjet 28 deri në 30. Këto janë disa nga vargjet më të bukura të Ungjillit të Mateut. Jezusi tha: “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë…
    Tags: të, në, për, që, ne, inkurajime
  • 87
    Lutuni për brezin e ardhshëm!Çdo vit që kalon, ka gjithnjë e më shumë ndikime të paperëndishme që konkurrojnë për vëmendjen e të rinjve të kombit tonë. Vlerat biblike perceptohen si të çuditshme dhe të vjetruara. Familjet e krishtera janë nën sulm nga të gjitha anët. Si do ta gjejë ndonjëherë brezi në i ri…
    Tags: të, për, që, në, inkurajime
Comments