Mesazh

Kuptoni thirrjen tuaj!

Të mendosh se disa fakte rreth Jezusit janë të vërteta nuk është njësoj si t’i besosh Atij.

1 Pjetrit 2:9-12

Cili term përshkruan jetën tuaj të krishterë: besimtar apo ndjekës i Krishtit? Një besimtar mund të jetë i sigurt për gjërat pa i vënë domosdoshmërisht ato në praktikë. Por një ndjekës praktikon atë që beson. Çfarë duhet të bëjmë të ndjekim Jezusin?

1. Së pari, duhet t’i besojmë Atij (Gjoni 14:1) sepse nuk mund të ndjekim dikë që nuk i besojmë. Besimi zhvillohet kur ne qëndrojmë në Të dhe zbulojmë bukurinë e karakterit të Tij, dashurinë dhe planin e Tij.

2. Së dyti, ne duhet t’i bindemi Atij (Gjoni 14:15). Një ndjekës i vërtetë i Jezusit do të kombinojë besimin me bindjen, duke u përpjekur të thotë “Po, do ta bëj” edhe kur është e vështirë, “Po, do ta bëj”  edhe kur nuk e pëlqen dhe “Po, do ta bëj” edhe kur mund të na shkaktojë dhimbje zemre.

3. Së fundi, ne duhet t’i shërbejmë Atij. Perëndia nuk do që bijtë e Tij të jenë thjesht vëzhgues, por të jenë pjesëmarrës aktivë në punën e Tij. Jemi thirrur të përdorim dhuntitë tona frymërore dhe të bëjmë pjesën tonë si trupi i Krishtit (1 Kor. 12:27-28).

Jezusi dha shembullin e përsosur: Ai i besoi plotësisht Atit të Tij, iu bind Atij duke sakrifikuar (Filip. 2:8) dhe jetoi një jetë në shërbesë (Mat. 20:28). Ne jemi thirrur të imitojmë Zotin dhe Shpëtimtarin tonë. Në cilën fushë keni nevojë për ndihmë? Kërkojini Frymës së Shenjtë që t’ju japë një frymë besimplote dhe të bindur.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Besnikëria!Xhorxh MacDonald dikur shkroi: “Të të besojnë është një kompliment më i mirë sesa të të duan”. Ju mund ta doni një person, por a i besoni atij personi me jetën, zemrën dhe gjithçka që përfshihet në jetën tuaj? Shpeshherë, jemi të kujdesshëm të themi gjërat e duhura duke mos…
    Tags: të, dhe, në, një, mesazh
  • 95
    Mjerim dhe çlirim!E mbani mend kur ishit fëmijë dhe kishit bërë diçka të gabuar? Ju e dinit që kur të shkonit në shtëpi, do të përballeshit me prindërit dhe do të vuanit pasojat, ndaj edhe keni marrë rrugën më të gjatë për t’u kthyer në shtëpi, duke i tërhequr këmbët zvarrë. Keni…
    Tags: të, dhe, nuk, në, mesazh
  • 93
    PaqebërësitEdhe pse mëkatet dhe shkeljet tona u paguan në kryq, mëkati ynë ende e trishton Frymën e Shenjtë, prandaj duhet të kujtojmë vazhdimisht varfërinë tonë shpirtërore dhe të pikëllohemi për mëkatin tonë. Le të kërkojmë të qëndrojmë të pastër në zemër dhe tërësisht të përkushtuar ndaj Zotit, në mënyrë që…
    Tags: të, dhe, në, mesazh
  • 93
    A është e gabuar të jesh i botës?Ai që thotë se është në dritë dhe urren vëllanë e vet, është ende në errësirë. – 1 e Gjonit 2 :9 “Kur isha fëmijë,” shkruan blogerja Karen Keegan, “të rriturit e përkufizonin botën si të bërit e diçkaje që përshtatej me ose përqafonte kulturën “. Për Karen, “bota” përfshinte stilin…
    Tags: të, në, dhe, mesazh
  • 93
    Fokusi në jetëKur të kuptojmë se armiku është dinak dhe se ai na sulmon nga shumë këndvështrime të ndryshme, do të jemi në gjendje të mbrohemi më mirë. Ndoshta martesa juaj është bërë e vështirë ose po përballeni me probleme financiare. Ndoshta  keni ndaluar së shkuari në kishë sepse jeni lënduar nga…
    Tags: të, dhe, në, mesazh
Comments