Mesazh

Kur ankthi dhe pasiguria na rrethojnë, Zoti është ende në kontroll

E gjithë bota është duke u përballur me një pandemi, e cila ka sjellë ndryshime të mëdha si asnjëherë më parë.  Tek Psalmi 11:3, fjala e Zotit thotë: Kur themelet janë shkatërruar, çfarë mund të bëjë i drejti? Shumë besimtarë po bëjnë të njëjtën pyetje sot.

Edhe në këtë situatë që jemi duke u përballur, ne duhet të kemi shpresë,- shpresë që bazohet në premtimet e pandryshueshme të Zotit.

Veçanërisht në kohë si këto është e domosdoshme, nuk rekomandohet, nuk sugjerohet, jo thjesht preferohet,  është vërtet e domosdoshme që të shkojmë te Fjala e Zotit dhe të mësojmë prej tij.

Gjatë jetës së Isaias, edhe kombi i Judës kaloi një periudhë ankthi dhe pasigurie. Kombi ishte traumatizuar nga vdekja e Uziahut. Uziahu e udhëhoqi kombin për 52 vjet dhe kishte qenë shpresa e njerëzve, por tani ai ishte zhdukur. Dhe njerëzit u çuditën: “Çfarë duhet të bëjmë tani?” Edhe Isaia duhet ta ketë menduar këtë. Por pastaj ai e pa Zotin me sytë e tij, ulur në fronin e Tij të lavdishëm.

Isaia 6: 1– Në vitin e vdekjes së mbretit Uziah, unë pashë Zotin të ulur mbi një fron të ngritur dhe të lartë dhe cepat e mantelit të tij mbushnin tempullin.

Mesazhi është i qartë: Pavarësisht se kush ulet në fronet e kësaj bote, Mbreti i vërtetë i mbretërve mbretëron në qiell sipër. Jezusi i cili u tall dhe u fshikullua, i cili u kryqëzua dhe u varros, u ngrit fitimtar në ditën e tretë. Mbreti ynë, i cili ishte i urryer dhe nuk kishte ku të vinte kokën, po mbretëron dhe po sundon edhe tani. Ne mund të mbështetemi tek Ai, pa marrë parasysh se çfarë na vjen përpara.

Zoti nuk ndryshon asnjëherë. Ki besim tek Zoti, mbështetu në dashurinë dhe premtimet e Tij edhe kur kjo botë dhe rrethanat e tua duken të zymta.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    fuqia e Perëndisë përmes lutjesI cili në ditët e mishit të tij, me klithma të forta dhe me lot, i ofroi lutje dhe përgjërime atij që mund ta shpëtonte nga vdekja, dhe u dëgjua për shkak të frikës nga Perëndia. – Hebrenjve 5:7 Lutja është kaq e fuqishme sepse bashkon zemrat e njerëzve në…
    Tags: të, në, dhe, është, mesazh
  • 94
    përballja me zhgënjiminNënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të arratiset prej jush! – Jakobi 4:7 Shumë të krishterë po ndihen të shkurajuar dhe të dëshpëruar sepse nuk kanë mësuar si të përballen me zhgënjimin. Nuk është vullneti i Perëndisë për të jetuar në zhgënjim, dëshpërim apo shkurajim, për asnjë ditë.…
    Tags: të, dhe, në, mesazh
  • 93
    Ai është i fortë në dobësi.Por Ai më tha: “Hiri im (favori, mirësia dhe mëshira ime) të mjafton (i mjaftueshëm kundër çdo rreziku dhe të aftëson të përballosh telashet burrërisht), sepse fuqia ime përsoset (përmbushet dhe plotësohet) në dobësi.”… – 2 Korintasve 12:9 I dobët apo i fortë? Nëse do të zgjidhnit një nga këto…
    Tags: të, në, dhe, nuk, mesazh
  • 92
    të rritesh në aftësinë e dallimitFryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e urtësisë dhe e zgjuarsisë…nuk do të gjykojë nga pamja, nuk do të japë vendime sipas fjalëve që thuhen. – Isaia 11:2-3 Jezusi jetoi një jetë me aftësi dalluese. Dallimi i Tij nuk bazohej në ndjeshmëritë sipërfaqësore të mishit, por ishte…
    Tags: të, në, dhe, mesazh
  • 91
    Pse të jesh mirënjohës është një mënyrë e fuqishme për të jetuar i lirë?Tek Psalmi 28:7, fjala e Zotit thotë: Zoti është forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim tek ai dhe unë u ndihmova; prandaj zemra ime ngazëllen dhe unë do ta kremtoj këtë me këngën time. Kemi kaq shumë për të qenë mirënjohës në këtë jetë, çdo ditë. Por…
    Tags: të, dhe, mesazh
Comments