Inkurajime

Kur doni një mrekulli

Në qoftë se ju, që jeni të këqij, dini t`u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj, që është në qiej, do t`u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë. – Mateu 7 :11

Jezusi mund të kishte qenë atje. Ai mund të kishte ardhur dhe të bënte një mrekulli! Sepse Jezusi mund të bëjë gjithçka, madje të shërojë dhe trupat e sëmurë dhe miqësitë e prishura.

Në ungjillin e Gjonit, dy motra prisnin që Jezusi të vinte dhe të shëronte vëllanë e tyre të sëmurë rëndë. Të tre  ishin miq të Jezusit, ndaj i dërguan fjalë Atij, duke i kërkuar që të vinte me fuqinë e Tij.

Por Jezusi nuk erdhi  në kohë dhe Llazari vdiq. “Zot,” i tha secila nga motrat Jezusit kur më në fund ai mbërriti pas katër ditësh, “po të ishe këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur” (Gjoni 11:21). Ato e dinin se Jezusi i donte dhe se dashuria bënte të mira. E dinin gjithashtu  se Jezusi bënte mrekullira dhe e prisnin një të tillë.

Dy motrat donin aq shumë që vëllai i tyre të shërohej, por Jezusi kishte në mendje ta ringjallte. Jezusi nuk donte të shëronte  vetëm trupin tokësor të Llazarit. Ai e ringjalli trupin e Llazarit, por dëshira e tij e vërtetë ishte t’i jepte jetë të përjetshme Lazarit. “Unë jam ringjallja dhe jeta.” u tha Ai motrave dhe po ta thotë edhe ty. “Ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë, do të jetojë” (Gjoni 11:25) “Unë kam ardhur të jap jetë” (Gjoni 10:10).

Ndoshta edhe ju i keni kërkuar Jezusit shërim, qoftë për trupin e sëmurë të të dashurve tuaj apo për shërimin e ndonjë miqësie të prishur dhe të pa shpresë. Shërimi është një e mirë e përkohshme, por ringjallja zgjat përgjithmonë. Jezusi mund t’i përgjigjet lutjes tuaj për shërim që në këtë moment. Por Ai dëshiron t’ju ofrojë diçka më të mirë—një ringjallje, që zgjat përgjithmonë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Rëndësia e së VërtetësRevizionistët historianë dhe studiuesit liberalë të Biblës po përpiqen t’i shtojnë vlera moderne Fjalës së Perëndisë dhe fakteve historike. Dhe heqin copat që nuk u pëlqejnë. Le të jemi të vetëdijshëm për një gjë: Nëse vazhdojmë kështu si e kemi nisur, do të përfundojmë me një tufë gënjeshtrash dhe fëmijët…
    Tags: të, dhe, që, mesazh, inkurajime
  • 96
    Të Ruash ZemrënRuaje zemrën tënde me shumë kujdes dhe mbi çdo gjë tjetër, sepse nga ajodalin burimet e jetës. – Fjalët e Urta 4:23 Te Libri i Fjalëve të Urta 4:23 thuhet të ruash zemrën tënde me shumë kujdes sepse nga ajo dalin burimet e jetës. Mendoni pak. Çfarë është apo keni në zemrën…
    Tags: të, dhe, mesazh, inkurajime
  • 96
    NdjeshmëriaGjithçka, pra, që ju dëshironi t’ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët.- Mateu 7:12 Në programin e terapisë së lojës, që zhvillohej në spitalin Grace New Haven, kishte një problem. Pastruesi ishte shumë i zemëruar dhe i ashpër me fëmijët. Ata hidhnin në…
    Tags: të, që, mesazh, inkurajime
  • 96
    Të sjellësh ndryshimin!Personi që zgjedh t’i bindet Perëndisë mund të ketë një impakt  të madh në jetën e të tjerëve. Ezekieli 13:1-16 Në librin e Ezekielit, Perëndia thotë: ” Unë kërkova midis tyre një burrë që të ndërtonte një mur dhe t’i dilte për zot vendit, që unë të mos e shkatërroja,…
    Tags: të, që, dhe, mesazh, inkurajime
  • 96
    Pranoni rolin që Zoti ju ka dhënë!Ashtu si ne sot, kisha e Korintit luftoi me rolet gjinore dhe çështjet e nënshtrimit, ndal Pali i udhëzoi ata si si duhet të silleshin në mënyrë biblike. Në pamje të parë, ky pasazh mund të duket se ka të bëjë vetëm me faktin nëse gratë mund t’i shkurtojnë flokët…
    Tags: të, që, dhe, mesazh, inkurajime
Comments