Inkurajime

Kur nuk biem dakord…

Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve.Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.– Romakëve 12 : 17-18

Kurrë nuk do të gjeni një person i cili mund të shprehë mendimin e tij të lirë dhe të jetë dakort me ju për gjithçka! Lavdi Zotit që, dashuria, respekti dhe uniteti nuk varen gjithmonë nga dakordësia. Të gjithëve na ka ndodhur që nuk kemi rënë dakord me opinionin e dikujt tjetër. Është e pamundur të mos ndodhë! Secili prej nesh ka mendimet, opinionet, idetë dhe perspektivat e veta unike. Kjo është bukuria e komunitetit. Pikërisht atëherë kur mendojmë se i kemi kuptuar të gjitha, dikush nxjerr në pah diçka që as nuk e kishim marrë parasysh. Të jetuarit në komunitet është emocionuese, përulëse, edukative…por edhe e vështirë. Shumë njerëz ndihen të sulmuar personalisht kur të tjerët nuk bien dakord me ta. Dhe ka njerëz që mund të jenë shumë luftarakë në mënyrën se si komunikojnë. Pra, çfarë të bëjmë?

Së pari, idetë dhe opinionet kanë rëndësi. Ato janë të vlefshme, edhe pse nuk janë perfekte. Janë magjepsëse ndërkohë që zhvillohen më shumë. Ndjekësit e Jezusit duhet t’i vlerësojnë mendimet e të tjerëve, sepse Perëndia i do njerëzit dhe ata që e njohin Atë do ta shfaqin dashurinë për të tjerët në një mënyrë të tillë që e bën botën të ndalojë dhe t’i bjerë në sy.

 Së dyti, mos harroni se edhe idetë tuaja më të mira kanë kufizimet e veta. Mendimi juaj kufizohet nga perspektiva juaj, ekspozimi juaj ndaj asaj tematike dhe nga mënyra se si keni jetuar. Gjithmonë bisedoni me të tjerët me pritshmërinë për të dëgjuar dhe mësuar. Libri i Romakëve na këshillon: « Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve.Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.” (Romakëve 12:17-18). Ne e shpalosim identitetin tonë si fëmijë të Perëndisë kur vlerësojmë paqen me të tjerët, veçanërisht kur përfshihemi në diskutime. Kjo nuk do të thotë të bësh paqe me mëkatin. Por kjo do të thotë se aty ku ka një ndryshim mendimi ose bindjeje, ne zgjedhim dashurinë, mirësinë, respektin dhe rrugën e paqes. E thënë thjesht, ne i vlerësojmë njerëzit.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Si të përballesh më një të ardhme dekurajuese?Populli u gëzua nga ofertat e tyre vullnetare, sepse i kishin bërë këto oferta Zotit me gjithë zemër; edhe mbreti David u gëzua shumë.– 1 e Kronikave 29 : 9 Në ditët e sotme nuk është e lehtë të jesh i ri. Të varesh plotësisht tek rroga jote, të stresohesh nga…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 100
    Të doni pa u lodhur!Që u jep të drejtë të shtypurve dhe ushqim të uriturve…ndihmon jetimin dhe gruan e ve. – Psalmeve 146:7-9 Perëndia flet në Bibël për përgjegjësinë tonë ndaj të shtypurve, të uriturve, të vejave, jetimit dhe të huajit. Ai përmend ata që janë të vetmuar, të neglizhuar, të harruar dhe të zhvlerësuar.…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 100
    Ftesa që nuk do doje ta humbisje!Atëherë Zoti i tha shërbëtorit: “Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime. Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time”.- Luka 14: 23-24 Keni bërë ndonjë festë në të cilën nuk…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 100
    Bekimet e durimit!Kur arrijmë në destinacion, kuptojmë se bekimi më i madh ishte udhëtimi. Galatasve 6:9 Lev Tolstoit iu deshën gjashtë vjet (dhe të paktën shtatë drafte) për të shkruar librin “Lufta dhe Paqja”, por romani i tij tani konsiderohet si një nga kryeveprat më të mëdha letrare të të gjitha kohërave.…
    Tags: të, dhe, inkurajime
  • 100
    Zoti e bekon bindjen tonë!Për shkak se Perëndia na do dhe dëshiron më të mirën për ne, mund t’i besojmë Atij me gjithë zemër. 1 Samuelit 15:10-23 Në ditët e sotme, kur hasim fjalën sakrificë, ndoshta mendojmë të heqim dorë nga koha ose burimet tona – të mos vrasim ndonjë kafshë në altar, apo…
    Tags: të, dhe, inkurajime
Comments