Kur tundimi të troket në derë….
Fjalët e urta, kapitulli 7, vargjet 22 dhe 23, na tregon se si një njeri shkon drejt tradhëtisë bashkëshortore. Këto vargje thonë: “Ai e ndoqi pa mëdyshje, si një ka që shkon në thertore, si një i lidhur në dënimin e budallait, deri sa një shigjetë nuk i shpon mëlçinë; ai nxiton si një zog, pa ditur që një lak është ngritur kundër jetës së tij.” Këta vargje kanë një imazh të fuqishëm që vë në shenjë specifikisht tundimet ndaj tradhëtisë bashkëshortore, apo imoralitetit seksual. Kjo pamje përshkruan se, sa herë që ne ecim drejt imaralietit seksual, tradhëtisë, jemi si një ka që shkon në thertore. Si një i lidhur në dënimin e budallait, deri sa një shigjetë nuk i shpon mëlçinë; ai nxiton si një zog drejt një laku. Ne nuk e kuptojmë që ajo që bëjmë, na kushton jetën. Thjesht mendoj për mënyrat se si secili prej nesh tundohet, kur vjen puna tek imoraliteti seksual. Këtu flitet specifikisht për tradhëtinë bashkëshortore, por thjesht mendoni një pamje më të gjerë, të gjitha mënyrat se si tundohemi në këtë fushë. Në kulturën tonë, në jetën tonë, në martesat tona dhe kështu, ne lutemi:
Perëndi, na ndihmo ta shohim mëkatin seksual, duke pasur parasysh shkatërrimin që ai sjell. Zot, na ndihmo që të mos bëhemi të marrë e budallenj, si ai kau që shkon në thertore. Perëndi, na ndihmo të mos ndodhë kjo gjë, në jetën e askujt prej nesh. Na ndihmo të largohemi nga tundimi seksual. Zot, na ndihmo të mos jemi si ai zogu që shkon drejt lakut. Zot, na ndihmo të kuptojmë se kjo gjë na kushton jetën, na largon prej teje dhe shkatërron jo vetëm marrëdhënien tonë me Ty, por edhe marrëdhëniet në martesë. Kjo gjë shkatërron marrëdhëniet me njerëzit rreth nesh. Perëndi, ne lutemi që Ti të na mbrosh nga mëkati seksual. Na ndihmo ta shohim mëkatin ashtu sic është. Fjala thotë më pas: “ka rrëzuar shumë të plagosur për vdekje, dhe tërë ata që ajo ka vrarë ishin burra të forte. Shtëpia e saj është rruga e Sheolit që zbret në thellësitë e vdekjes.” Oh, Perëndi, të lutemi të na ndihmosh. Kemi nevojë për ndihmën Tënde, vecanërisht në një kulturë të shënjuar kaq shumë nga konfuzioni seksual, nga imoraliteti seksual dhe nga shumë gjëra të tjera dhe ne të lutemi të na ndihmosh të jemi të pastër. Na bëj të shenjtë.
Na ndihmo të mos shkojmë drejt thertores. Na ndihmo të bëjmë një jetë të pastër, të shenjtë, një jetë të cilën Ti e ke paracaktuar për ne, në mirësinë që Ti ke paracaktuar për ne.
Në martesë, na ndihmo të përqëndrohemi plotësisht tek bashkëshorti, apo bashkëshortja. Dhe ata që janë beqarë, ndihmoji të përqëndrohen plotësisht tek Ty, deri sa Ti t’i drejtosh sipas vullnetit Tënd, drejt një burri apo një gruaje. Zot, na ndihmo të të nderojmë Ty. Ne lutemi që të na mbrosh që të mos shkojmë drejt thertores sot dhe cdo ditë. Në emër të Jezusit, Amen.
Related Posts
- 92
- 92
- 92
- 91
- 91