Informacione

Kur Zoti dëshiron vëmendjen tonë!

Kur ndiheni të shqetësuar, kaloni më shumë kohë me Perëndinë në lutje; Ai mund t’ju drejtojë në diçka të re.

1 Samuelit 3:1-21

A jeni ndjerë ndonjëherë i shqetësuar, sikur diçka nuk është në rregull? Ndonjëherë Perëndia do ta përdorë atë ndjesi për të tërhequr vëmendjen tonë. Merrni si shembull Samuelin. E thënë me fjalë të thjeshta ai nuk mund të pushonte sepse një zë vazhdonte të thërriste emrin e tij në errësirë ​​dhe ai mendoi se ishte prifti Eli që e thërriste. Më në fund, pas herës së tretë, Eli kuptoi se djali po dëgjonte zërin e Perëndisë.

Për Samuelin, ndjesia e shqetësimit ishte fizike, por mund të shfaqet edhe si një ndjenjë mendore ose emocionale. Kjo mund të jetë diçka që Perëndia përdor për të na udhëhequr drejt njohurive të reja, siç bëri kur zbuloi se Samueli do të bëhej profet. Në fillim, ky informacion e frikësoi Samuelin—saqë kishte frikë t’i tregonte Elit për gjykimin e Perëndisë dhe nuk e zuri gjumi atë natë. Ai madje mund të kishte dashur t’a shmangte atë ndjenjë shqetësimi. Megjithatë, në fund të fundit, ia vlejti vuajtja: Shkrimi na thotë se ” Ndërkaq Samueli rritej; dhe Zoti ishte me të dhe nuk la të shkonin kot asnjë nga fjalët e tij.” (1 Sam. 3:19).

Pavarësisht se si dhe pse Perëndia na lë të ndihemi të shqetësuar, qëllimi i Tij është gjithmonë i mirë. Kështu që mund t’i besojmë Zotit dhe të shqyrtojmë ndjenjat tona të shqetësimit pa frikë. Kërkoni të dëgjoni zërin e Tij dhe binduni. Pastaj, edhe nëse ti, si Samueli, nuk je i sigurt se nga vjen shqetësimi, Perëndia nuk do të të lërë të humbasësh. Ai është në kontroll dhe planet e Tij nuk mund t’i prishë askush.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Komplikacionet e gripit tek fëmijëtKomplikacionet e gripit tek fëmijët, mjekja ndan këshilla të rëndësishme për prindërit Gripi paraqet një sëmundje akute të rrugëve të frymëmarrjes të cilën e shkakton virusi i influencës të tipit A dhe B, që zakonisht paraqitet në numër të madh ose në formë epidemie gjatë periudhës së dimrit. Në këtë…
    Tags: të, në, informacione
  • 92
    Alergjitë stinore-kur duhet të drejtoheni tek mjeku?Me ndryshimin e stinëve, por sidomos në pranverë kur lulëzojnë bimët, ndodh një fenomen natyral, ku re të padukshme të poleneve ndjekin rrymat e ajrit dhe përhapen në atmosferë në distanca të largëta prej shumë kilometrash nga vendburimi i tyre. Polenet mund të depozitohen nga pak kudo, madje edhe në…
    Tags: të, në, informacione
  • 91
    Zbulime të reja në IzraelDalin në pah të tjera zbulime arkeologjike në muret rrethuese të qytetit të vjetër të Jeruzalemit. Bëhet fjalë për një Kanal rrethues më shumë se një mijë vjeçar që mbushej me ujë dhe përdorej si mbrojtje për muret e qytetit. Së bashku më të janë gjetur edhe shenja duarsh. Drejtuesi…
    Tags: të, në, dhe, informacione
  • 91
    Natyropatia- Këshilla të rëndësishme!Natyropatia është një bashkësi disiplinash plotësuese e mjekësisë zyrtare e njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë duke përfshirë homeopatinë apo osteopatinë akupunkturën. Arben Gjoni, mjeku natyropat i diplomuar në Itali gjatë një interviste për TV7 Albania ndau disa këshilla të rëndësishme që lidhen me konsumimin e ushqimit por edhe informacione të rëndësishme…
    Tags: të, në, informacione
  • 91
    Sulmet ndaj të krishterëve në Nigeri, mijëra të vrarëQindra të krishterë, janë vrarë nga terroristët Fulani në Nigerinë Qendrore. 30,000 banorë  janë larguar nga banesat e tyre për ti shpëtuar sulmeve të terroristëve dhe rreth 30 ndërtesa kishash, 2,000 shtëpi janë shkatërruar, 150 makina me drithëra në zone janë  plaçkitur.  Nga vëzhgimi i Open Doors 2023, Nigeria u…
    Tags: të, në, dhe, informacione
Comments