Inkurajime

Kurajo!

Tek Veprat e Apostujve, kapitulli 23, Pali po gjykohet dhe ai po dëshmon për Ungjillin dhe, ndërsa e bën këtë, grindja rreth tij bëhet aq e dhunshme, sa që tribuni kishte frikë se mos Pali bëhej copa-copa nga kjo turmë dhe u dha urdhër ushtarëve që ta largonin Palin prej andej dhe ta conin në fortesë. Pastaj, vargu 11 thotë: “Një natë më pas, Zoti iu shfaq atij dhe tha: “Pal, kurajo, sepse sikurse ke dhënë dëshmi për mua në Jeruzalem, ashtu duhet të dëshmosh edhe në Romë.’” Më pëlqen kjo pamje. Rreth Palit ka aq shumë grindje, sa që ai rrezikon të copëtohet. Ai është duke menduar a do të dalë i gjallë nga kjo dhe jezusi vjen tek ai. Bibla thotë: “Zoti iu shfaq atij.” C’fjali e mrekullueshme. Ai nuk ishte vetëm dhe kjo është pikërisht ajo që Jezusi kishte premtuar. Kur Ai u tha dishepujve të Tij, tek Ungjijtë, se ata do të përballeshin me persekutimin, Ai u tha se nuk do të ishin vetëm dhe se Ai do të ishte me ta. Kështu Zoti qëndroi me të dhe i tha: “Kurajo.”

Prania e Krishtit sjell kurajo në mes të kërcënimeve dhe vuajtjeve, në mes të gjërave të panjohura. Ne kemi kurajo, sepse Krishti është me ne. Kjo është edhe pika kyce e Veprave të Apostujve kapitulli 23, vargu 11. Mendoj për vëllezërit dhe motrat tona në botë, të cilët po persekutohen dhe po përballen me vujatje, ashtu sic Pali po kërcënohej në këtë gjyq, dhe ky tekst më nxit të lutem për ta, t’i lutem Perëndisë që të qëndrojë pranë tyre dhe t’u japë kurajo. Në të njëjtën kohë, ky tekst na nxit të lutemi që, kur përballemi me vështirësi, madje edhe me kërcënime që vijnë drejt nesh, të kemi kurajo në Krishtin dhe të kujtojmë se nuk jemi kurrë vetëm.

Perëndi, ne lutemi përmes këtij shkrimi. Lutemi, Perëndi, për vëllezërit dhe motrat tona, në pjesë të ndryshme të globit, në vende të ndryshme të botës, që janë duke u persekutuar dhe duke u burgosur, ngaqë të ndjekin dhe të shpallin Ty. Lutemi për ata që po përballen me kërcënime për veten e tyre dhe për familjen e tyre, ngaqë janë bërë ndjekësit e Tu. Lutemi për ata që po përballen me kërcënime në komunitetin e tyre, nga drejtues të komunitetit5, ngaqë kanë vendosur të të ndjekin Ty dhe ngaqë ndajnë Ungjillin. Perëndi, ne lutemi që në mes të sfidave që i rrethojnë, në mes të trazirave rreth tyre, në mes të kërcënimeve që u vijnë, ata të dinë se Jezusi qëndron bashkë me ta. Lutemi për kurajo për ta, Perëndi. Të lutem, oh, Perëndi, jepu atyre kurajo. ndihmoji të qëndrojnë, të mbahen tek besimi, të forcojnë besimin e tyre. Gëzoje shpirtin e tyre në mes të vështirësive. Oh, Perëndi, lutemi që ta shfaqësh Veten Tënde fuqishëm. Zoti Jezus, ne lutemi për ta, që Ti ta shfaqësh veten Tënde fuqishëm.

Perëndi, ne lutemi që Ti të na japësh të njëjtin besim, sa herë përballemi me vuatje apo me kërcënime. Zot, na ndihmo të jetojmë dhe të shpallim Ungjillin, edhe në rrethana të vështira dhe lutemi që të na ndihmosh të mos fshihemi nën krishterimin e rehatshëm e të sigurt. Zot, na ndihmo të jetojmë me guxim për të ndarë Ungjillin me njerëzit rreth nesh dhe me njerëzit në botë, duke e ditur se, në shumë nga vendet e botës, ku ne mund të shkojmë, do të na kushtojë, por Perëndi, ne besojmë se Ti do të jesh me ne. Jezus, Ti do të qëndrosh pranë nesh dhe do të na japësh kurajo. Ne lutemi që Ti të na ndihmosh të besojmë në Ty në momente të tilla, ashtu sikurse lutemi që të ndihmosh motrat dhe vëllezërit tanë që po persekutohen e përndiqen, pikërisht tani. Në emër të Jezusit lutemi, Amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Mendoni drejt që të flisni drejtEdhe gjuha është zjarr, botë padrejtësie; kështu është vendosur gjuha midis gjymtyrëve tona: ajo e fëlliq gjithë trupin dhe ndez rrotën e jetës (ciklin e natyrës së njeriut) dhe ndizet nga ferri (Gehenna). –Jakobi 3:6 Pohimet negative fillojnë me mendime negative. Për shembull, le të themi që një punonjës dëgjon…
    Tags: të, në, që, dhe, inkurajime
  • 100
    SpirancatAtëherë, nga frika se mos përplaseshin kundër shkëmbinjve, hodhën nga kiçi kaëėr spiranca, duke pritur me ankth që të bëhej ditë. Veprat e apostujve 27:29 Marinarët ishin në bord, kur një stuhi dimri filloi të godasë anijen e tyre të vjetër. Ata  po dëgjonin kërcitjet dhe  zhurmat që vinin nga…
    Tags: të, që, në, dhe, inkurajime
  • 100
    Pse themi Gëzuar Krishtlindjen!Sot, ka të krishterë të cilët besojnë se të qenit njeri i mirë është rruga drejt shpëtimit. Ata nuk e ndjejnë se kanë nevojë për dikë që t’i shpëtojë sepse mëkatet e tyre janë shumë të vogla. Mjafton që shkojnë në kishë dhe nuk kanë bërë kurrë mëkate “të mëdha”.…
    Tags: të, dhe, në, që, inkurajime
  • 100
    Bindja hap portat e Qiellit!Në vitet e fundit të jetës së tij, apostulli Gjon shkroi: “Kush lindi nga Perëndia nuk kryen mëkat” (1 Gjonit 3:9). Në po të njëjtën lëtër, pak më sipër, ai thotë: “Po të themi se jemi pa mëkat, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne.” (1:8). Ekziston një dallim i…
    Tags: të, dhe, që, në, inkurajime
  • 100
    Na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve!Veprat e Apostujve, kapitulli 15, vargu 28, thotë: “Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme “ Ky është vërtet një varg interesant dhe një fjali vërtet interesante në mes të kapitullit 15 të veprave…
    Tags: të, në, dhe, që, inkurajime
Comments