LAJMET E FUNDIT

Kurtit e Kadaj Bujupit, edhe nga një muaj paraburgim

Deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e Donika Kadaj Bujupi, iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe për një muaj.

Lajmin për KTV e ka konfirmuar Afrim Salihu, avokat i Donika Kadaj Bujupit, i cili ka thënë se vendimi është sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kur edhe u skadoi masa e parë e lëshuar nga kjo gjykatë për paraburgim 30 prej ditësh.

Ai ka thënë se në fakt prokuroria nuk ka kërkuar fare vazhdim të masës, por kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, megjithatë ka vendosur që t’ua vazhdoj masën e paraburgimit.

Seanca me fjalët përfundimtare mbahet këtë të premte.

Deputetët Kurti e Kadaj–Bujupi u arrestuan me 27 nëntor të këtij viti. Ata kishin shkelur arrestin shtëpiak duke dalë në festën në qendër të Prishtinës, pas fitores së Shpend Ahmetit në Prishtinë.

Deputetët akuzohen lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 66
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, për
  • 56
    Filmi “Touch Me Not” (Mos më prek) e regjisores rumune Adina Pintilie, që flet për një grua e cila përballet me çështje të intimitetit dhe mëson se si të ndihet rehat me trupin e saj, e ka marrë “Ariun e artë” të edicionit të sivjetmë të festivalit “Berlinale”. Ndërsa Wes…
    Tags: të, në, ka, për, që
  • 55
    Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, në Interaktiv të KTV-së, ka folur për zhvillimet e fundit në Lëvizjen të cilës i përket ai. Duke e komentuar largimin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nga postet e tij në Lëvizjen Vetëvendosje, Selimi tha se kjo është humbje për Ahmetin,…
    Tags: të, nuk, ka, në, se, nga, është, por, duke, për
  • 53
    Pas hapjes në Muzeun Kombëtar të Kosovës, më 4 prill, ekspozita “Sikur Hana” nga Zgjim Zyba e Die Morina ka vazhduar rrugëtimin e saj në “vendlindje”, Suharekë. Kjo ekspozitë – që shpërfaq zërin e padëgjuar të grave përmes Salë Zybës, e cila tregon historinë inspiruese të Lokës Hanë (Hanë Zybës)…
    Tags: të, në, që, është, se, për, ka
  • 53
    Arta Ramadani ka ardhur në moshën e adoleshencës në Gjermani. Sot ajo punon prej dhjetë vjetësh si redaktore në ZDF. Sivjet ajo pati debutimin e saj si autore me romanin "Rrugëtimi drejt puthjes së parë". Arta Ramadani ka ardhur në moshën e adoleshencës në Gjermani, për të shpëtuar nga lufta…
    Tags: të, në, ka, një, për, është, nga, edhe
Comments