Uncategorised

Kushtojini rëndësi zemrës suaj!

Një ndër arsyet pse e gjejmë veten tek Psalmet  në Bibël është se shkrimet prekin përvojat e përbashkëta. Në Psalmet do të gjeni të gjithë gamën e emocioneve njerëzore – falënderim, zemërim, dashuri, urrejtje, gëzim dhe shumë të tjera.

Nganjëherë më pëlqen të shkruaj ndonjë psalm. Sigurisht, ajo që kam shkruar nuk është nga shkrimi, por është shprehje e zemrës sime ndaj Zotit. Për shembull, një janar, pas një sezoni të ngarkuar Krishtlindjesh, ja se si u ndjeva.

Zot, kam shpenzuar para dhe kohë pa fund për gjëra koti

muajin që shkoi, sa nuk di nga t’ja filloj.

Po ta mendoj mirë, nuk mendoj se kam humbur gjë, në të vërtetë.

bleva gjëra të mira e të lira,

si dhuratë për të tjerët.

Thjesht klishe – tokësore.

Sigurisht, që kam ngrënë shumë.

Dhe zgjuar deri vonë kam qëndruar.

Të bëj ushtrime kam harruar.

Por tani brenda meje dua diçka më tepër.

E di mirë se kënaqësia që zgjat vjen

nga të bërit e gjërave për përjetësinë.

Por, këtë mëngjes dua që zemra ime e ç’akorduar,të akordohet

në harmoni me muzikën Tënde hyjnore.

Lëre Frymën e Shenjtë të lidhë telat e tendosur

dhe mbi gjurmët e mia,  luaj muzikën Tënde të bukur.

Sot dua që jeta ime të jetë në harmoni me Ty, o Mjeshtër i Muzikës,

që zemrat na akordon për të të lavdëruar Ty.

Pse nuk uleni dhe të shkruani atë që keni në zemër? Bibla na thotë  “Derdhni si ujë zemrën tuaj përpara fyërës së Zotit” (Vajtimet 2:19). Fjalët tuaja do të jenë një lutje që Perëndia do ti dëgjojë me kënaqësi.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Fuqia për të ndërtuar dhe shkatërruar!Pavarësisht nga të gjitha gjërat që jemi në gjendje të kontrollojmë me anë të shkencës dhe teknologjisë moderne, ka ende një gjë mbi të cilën nuk kemi kontroll—dhe kjo është fuqia e gjuhës sonë. Jakobi përdor disa metafora të përshtatshme për të ilustruar fuqinë e gjuhës: “Ja, edhe anijet, edhe…
    Tags: të, dhe, për, në, që, uncategorised
  • 98
      Perëndia është me ne. Kjo është e vërteta e parë dhe më e mrekullueshme e Krishtlindjes. PERËNDIA ËSHTË ME NE. Bibla thotë, “Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Gjoni 1:14).  Ne nuk kemi bërë asgjë për të arritur tek Perëndia por në Krishtin, Perëndia vjen tek ne.…
    Tags: të, dhe, në, për, uncategorised
  • 96
    Besojani fëmijët tuaj Zotit!Nuk është ndonjë gjë e fshehtë që jam thellësisht i shqetësuar për brezin e ardhshëm. Kur mendoj për armiqësinë në rritje ndaj besimit të krishterë me të cilin do të përballen këta të rinj, shkurajohem. Por shumë shpejt, Fryma e Shenjtë më kujton se Zoti është më i fuqishëm se…
    Tags: të, në, për, që, dhe, uncategorised
  • 96
    Zbuloni qëllimin e Perëndisë për jetën tuaj.Ndërsa jam e bindur se secili prej nesh ka ardhur këtu në tokë për një arsye – dhe se secili prej nesh është krijuar për një qëllim, sa herë që flas për këtë temë, në mënyrë të pashmangshme lind pyetja: “Po njerëzit me aftësi të kufizuara? Si mund ta arrijnë…
    Tags: të, për, dhe, që, në, uncategorised
  • 96
    Si të jesh një nënë beqare e suksesshme?Luiza, e cila për disa vite shërbeu si asistente administrative e burrit tim dhe aktualisht është Drejtoreshë e Medias së Guidelines, ka vajza binjake, të cilat tani janë të rritura. Për shumë vite, si nënë beqare, Luiza kishte përgjegjësi të dyfishta të kujdesej për fëmijët dhe të siguronte për to.…
    Tags: të, për, që, dhe, uncategorised
Comments