Kulturë

Kuvendi e Qeveria me nisma paralele për dokumentimin e gjenocidit

Tre muaj pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur për themelimin e qendrës përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët, “Bllaca 1999”, e 33 ditë pasi u vendos guri themeltar, një projekt po me këtë temë është prezantuar në Kuvendin e Kosovës. Ky institucion ia ka mësyrë themelimit të atij që e quan muzeu për gjenocidin e luftës së fundit në Kosovë.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryetari i këtij institucioni, Kadri Veseli, ka thënë se ka paraqitur propozimin që të enjten të mbahet një seancë parlamentare për themelimin e një komisioni shtetëror që do ta ketë si mision hulumtimin dhe klasifikimin e gjenocidit të luftës së fundit në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

 

“Po atë ditë do ta kemi edhe rezolutën e gjenocidit në Kosovë për të vazhduar me vendimin që do ta marrë Kuvendi në themelimin dhe ndërtimin e muzeut të gjenocidit”, ka thënë Veseli. Sipas tij, propozimi është që ish-Tjegullorja të jetë vendndodhja e muzeut të gjenocidit serb mbi qytetarët e Kosovës. Pos kësaj, sa i përket kujtimit të së kaluarës, ai ka përmendur edhe një tjetër projekt.

Sipas Veselit, shteti do ta ketë edhe memorialin e dëbimit të qytetarëve të Kosovës që do të simbolizojë ndjekjen masive të mbi 1 milion njerëzve gjatë vitit 1999. Ky projekt, sipas tij, do të përfshijë të gjitha dëbimet që i janë bërë historikisht popullit shqiptar.

“Te Stacioni i Trenit do të jetë memoriali. Pres përkrahjen e të gjitha partive politike pasi është një mision i gjeneratës sonë që të faktojë gjenocidin që e ka kryer Serbia në vendin tonë”, ka thënë Veseli.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës në mars ka ndarë 100 mijë euro për ta përkrahur fazën fillestare të realizimit të projektit të qendrës përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët, “Bllaca 1999”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Drama kontroverse “Touch Me Not” triumfon në “Berlinale”Filmi “Touch Me Not” (Mos më prek) e regjisores rumune Adina Pintilie, që flet për një grua e cila përballet me çështje të intimitetit dhe mëson se si të ndihet rehat me trupin e saj, e ka marrë “Ariun e artë” të edicionit të sivjetmë të festivalit “Berlinale”. Ndërsa Wes…
    Tags: të, në, ka, për, që
  • 96
    Artistët bashkohen në kërkim të mjeteve për ta ndihmuar Bekim LuminPrishtinë, 1 mars – Një numër i artistëve janë bërë tok gjatë ditës së mërkurë, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kësaj radhe jo për ndonjë projekt artistik a protestë, por për të gjetur mënyra që t’i dalin në ndihme njërit prej kolegëve të tyre. Në këtë…
    Tags: të, për, që, ka, në
  • 95
    Lluka: Bordi i PTK-së do të jetë funksional në fillim të prillitMinistri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë të ditur se Bordi për Telekomin e Kosovës do të jetë funksional në muajin e ardhshëm. “Është e vërtetë që tashmë posta që 15 muaj nuk ka bord, që nga dhjetori i vitit 2016. Një gjë e tillë me të vërtetë është…
    Tags: të, në, që, për, ka
  • 92
    Me “besa-besë” para 121 vitesh filloi punimet Lidhja e PejësNë fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar…
    Tags: të, në
  • 91
    “Anibari” synon të nxisë edhe të shkruaritTetë të rinj nga vende të ndryshme janë bërë bashkë në Pejë për të mësuar më shumë sesi të shkruajnë një kritikë për film, por edhe sesi të raportojnë nga një festival. Kjo masterklasë po mbahet në kuadër të edicionit të dhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar. Olga…
    Tags: të, në, që, për
Comments