LAJMET E FUNDIT

Kuvendi shpenzoi mbi 4 milionë euro për paga dhe mëditje për nëntë muaj

Mbi 5 milionë euro ka shpenzuar Kuvendi i Kosovës gjatë nëntë muajve të vitit 2017, prej të cilave 4 milionë e 38 mijë euro kanë shkuar për paga dhe mëditje të deputetëve, administratës dhe stafit mbështetës politik, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse gjatë kësaj periudhe Kuvendi nuk ishte shumë aktiv, shkaku i shpërbërjes së tij në muajin maj dhe konstituimit të legjislaturës së re në gusht, nuk kanë munguar udhëtimet zyrtare, drekat e shumta, shpenzimet për telefoni mobile e as ato për karburante.

Kuvendi ka shpenzuar 347 mijë euro për udhëtime zyrtare, brenda e jashtë vendit, mëditje për udhëtime, akomodim dhe shpenzime të tjera të udhëtimit.

Në raportin financiar të publikuar nga Kuvendi për nëntëmujorin e 2017-s, vihen re shpenzimet për bileta të udhëtimit dhe karburante, ku pjesa më e madhe e udhëtimeve janë në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni. Vetëm për bileta të udhëtimit, deputetët shpenzuan 56 mijë e 701 euro, administrata 21 mijë e 239 euro dhe stafi politik mbështetës 18 mijë e 482 euro..

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 91
    Festimet e sotme në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, në mënyrë të pashmangshme na sjellin në mend përpjekjet e mëdha që çuan deri te kjo ngjarje. Në këto përpjekje, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë luajtën një rol vendimtar. Më 24 mars 1999, aleanca ushtarake…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 76
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike alarmon për nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë e veçmas në Prishtinë. Në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës është zhytur në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole, i cili vërehet gjithandej. Sipas të dhënave të…
    Tags: të, dhe, në
  • 74
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
  • 74
    Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, shpalosën sfidat e të bërit biznes në Kosovë, duke theksuar disa nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen bizneset. Kryetari i OAK-ut, Skender Krasniqi, ka përmendur sfidat e të bërit biznes, duke adresuar…
    Tags: të, në, për
  • 73
    Zoti si Bariu i Madh, gjithnjë kërkon delen e humbur; Si Zoti i shtëpisë, është në kërkim të monedhës së humbur; Ndërsa si një At, Ai pret dhe nuk kërkon asgjë… Sigurisht, nga pozicioni i Atit, Ai i njeh të gjithë bijtë e Tij. Durimi i Tij pret, ndërsa hiri…
    Tags: të, në, dhe
Comments