Kulturë

LDK kundër lobimit të Veselit për viza

Kryeparlamentari Kadri Veseli së bashku me një delegacion pritet të qëndrojë sot dhe nesër në Vjenë të Austrisë, për të lobuar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Në këtë gjë, Veseli nuk ka përkrahjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kështu ka pohuar shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se nuk i bashkohen turit lobues të Veselit, sepse konsiderojnë se liberalizimi i vizave nuk sigurohet përmes veprimeve të tilla.

“Për të kontribuuar në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, Kryetari i Kuvendit duhet të sigurojë mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit të Kosovës për të aprovuar ligjet që janë të lidhura me MSA-në dhe në mënyrë specifike me Agjendën e Reformave Evropiane.Si kryetar i partisë në koalicion, Kryetari i Kuvendit duhet të kujdeset që Qeveria të përmbushë obligimet karshi agjendës për integrim evropian të Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Po ashtu, Hoti ka shtuar se nuk kanë pranuar asnjë shkresë zyrtare nga kryetari i Kuvendit lidhur me qëllimet e këtij udhëtimi, agjendë të takimeve dhe detale të tjera të rëndësishme për të planifikuar si duhet këtë vizite zyrtare.

Ndër tjerash, ai ka vlerësuar se udhëtimet e tilla janë shpenzim i panevojshëm i parasë publike dhe dërgojnë mesazh të paqartë te shtetet e BE-së.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Nga Pastor Jack Wellman Fjalët kanë kuptim…ato mund të ndërtojnë ose rrënojnë, por fjalët po ashtu kanë aftësinë të ndryshojnë. Fjalët kanë aftësinë të ndryshojnë edhe njerëzit. Lë të sjellin fjalët tona ndryshim për mirë. Të dua Faleminderit Më fal Të lutem Të dua Ky është një togfjalësh shumë i…
    Tags: të, për
  • 95
    Gjithkush që pret me padurim entuziast mesin e këtij tetori për të parë nëse shkrimtari i tij i preferuar merr çmimin e madh të letërsisë, Nobel Prize, duhet me patjetër të gëzojë dyfish. Siç shkruan "Shqip", Akademia Suedeze e çmimit pohon se të gjithë ata ‘lojtarë letrarë basti’ në këtë…
    Tags: të, për
  • 95
    Pas afër 5 viteve të negociatave mes Shoqatës për Menaxhimin Kolektiv të të Drejtave APIK dhe mediave, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është nënshkruar sot marrëveshja për tarifat e përgjithshme që duhet të paguajnë mediet, përkatësisht televizionet dhe radiot, për shfrytëzimin e muzikës si lëndë e mbrojtur me…
    Tags: të, për
  • 93
    “Grupi KOHA” fton gazetarët e mediave të shkruara që të konkurrojnë për Shpërblimin për gazetari “REXHAI SURROI” 2018 Afati mbyllet më 1 nëntor Në shenjë respekti dhe kujtimi të gazetarit, shkrimtarit, politikanit dhe diplomatit kosovar, “Grupi KOHA” fton të gjithë autorët dhe gazetarët e interesuar që të garojnë për Shpërblimin “Rexhai…
    Tags: të, për
  • 86
    Brenda katër orëve Filarmonia e Kosovës s’ka pasur më bileta për koncertin e së dielës. Kaq janë dashur që të mërkurën të shpërndahen 350 biletat pa pagesë, aq sa ky institucion kishte vënë në dispozicion. Gjatë kohës kur ata synonin ta siguronin ndonjë, anëtaret e orkestrës kanë qenë në prova…
    Tags: të, për, ka
Comments