Lejoni dritën tuaj të shkëlqejë!
Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej. – Mateu 5:16
Filozofi dhe oratori i famshëm Edmund Bruk tha: “Ajo që është e nevojshme për triumfin e të ligut është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë.” Është e vërtetë. Të mos bëjmë asgjë është e thjeshtë, por edhe e rrezikshme. Kur nuk kundërshtohet, i ligu do të shumëfishohet.
Të gjithë biem në kurthin e ankesës për gjërat që nuk shkojnë mirë. Por të ankohemi nuk bën asgjë tjetër përveç se na shkurajon edhe më shumë. Nuk ndryshon asgjë sepse nuk ka fuqi pozitive aty.
Imagjinoni sa rrëmujë do të ishte bota sikur Perëndia vetëm të ankohej për gjithçka që ka shkuar keq që nga koha që Ai e krijoi. Por Ati nuk ankohet. Ai vazhdon të bëjë mirë dhe të punojë për drejtësinë. I ligu është i fuqishëm, por e mira është akoma më e fuqishme.
Duhet të kuptojmë që Perëndia ka zgjedhur të punojë përmes fëmijëve të Tij në tokë, ju dhe unë. Drita e Tij është brenda nesh dhe nuk mund të rrimë pa bërë asgjë. Duhet ta lejojmë dritën të shkëlqejë, pavarësisht të gjithave, ne e jetojmë jetën duke bërë mirë në emrin e Tij.
Lutje
Zot, është e thjeshtë të mos bëj asgjë, por është më mirë të lejoj dritën Tënde të shkëlqejë. Më ndihmo të kundërshtoj të ligun dhe të veproj sipas mirësisë Tënde në çdo rast që më vjen.
Related Posts
95
Pastaj u tha atyre: “Kini kujdes dhe ruhuni nga kopracia, sepse jeta e njeriut nuk qëndron në mbushullinë e gjërave që zotëron“. A ndihesh sikur je i shpërndarë në shumë drejtime: duke u përpjekur që të jesh një grua, një nënë, një drejtuese automjeti, duke u përpjekur që të mbash… Tags: të, që, uncategorised
94
Ky lexim i Torës vazhdon me festën e Rosh HaShannah. Megjithëse biblikisht quhet “dita e tingullit” ose “përkujtimi i tingullit”, të lashtët, i vunë një emër të ri festës për të theksuar atë që tingulli i borive u kujton dëgjuesve, sigurimin e Zotit. Sepseme anë të këtij sigurimi, populli i… Tags: të, që, është, uncategorised
91
Fjala kënaqësi do të thotë “të fitosh kënaqësi, përmbushje dhe lumturi të madhe”. A nuk është ky lloji i marrëdhënies që dëshironi me Zotin – një marrëdhënie në të cilën ju dhe Ai kënaqeni në praninë e njëri-tjetrit? Epo, edhe Zoti e dëshiron atë lloj miqësie dhe e vetmja mënyrë… Tags: të, nuk, uncategorised
91
“Zoti dëshiron t’i bekojë fëmijët tuaj me prezencën dhe mirësinë e tij” Leximi i kësaj jave fillon me një deklaratë për kohët e vështira që ka kaluar Izraeli; megjithatë, Zoti bën gjithashtu një deklaratë ngushëlluese për një ndryshim të mrekullueshëm që po vjen mbi njerëzit. Duke folur se si Zoti… Tags: të, që, uncategorised
91
…mbretëria e Perëndisë është përbrenda jush (në zemrat tuaja). – Luka 17:21 Ndonjëherë ne do të donim që gjërat të ndryshojnë por nuk jemi të gatshëm të bëjmë atë që nevojitet për t’i ndryshuar. Kishte kohë në jetën time kur mërzitesha shumë për rrethanat e mia. Doja që Perëndia t’i… Tags: të, që, uncategorised