Inkurajime

Lejoni paqen të mbizotërojë në jetën tuaj!

Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës! – Kolosianëve 3:15

Ne të gjithë kemi emocione dhe janë vendosur aty për të qëndruar. Mendoj se një nga qëllimet kryesore të çdo besimtari duhet të jetë qëndrueshmëria emocionale. Duhet të kërkojmë Perëndinë për të mësuar si të menaxhojmë emocionet tona në vend që t’i lejojmë ato të na menaxhojnë.

Mendoni për këtë: Nuk keni dalë për pazar për të blerë diçka specifike. I keni bërë një përkushtim Zotit të dilni nga borxhi dhe keni vendosur të bëni kujdes me shpenzimet dhe jo të blini gjëra që nuk ju duhen. Duke bërë pazar, zbuloni se dyqanet kanë ulje 50%. Çfarë bëni ju? A ndiqni emocionet tuaja dhe dorëzoheni, apo prisni derisa emocionet tuaja të qetësohen përpara se të merrni një vendim?

Perëndia do që të merrni vendime të udhëhequr nga paqja. Duke lejuar paqen e tij t’ju udhëheqë, shpesh do të thotë të prisni pak derisa emocionet të qetësohen, pastaj të kontrolloni nëse besoni vërtet se është gjëja e duhur për t’u bërë.

Mos lejoni emocionet të marrin vendime për ju. Gjithmonë ndiqni paqen.

Lutje

Zot, unë zgjedh të lejoj paqen tënde të zotërojë në zemrën time. Unë nuk dua të marr vendime bazuar në emocionet e mia, por dua të zgjedh me qetësi dhe paqe shtegun nëpër të cilin Ti më kërkon të eci.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ai lëviz dhe malet!Ndërsa përballemi me sfida të ndryshme në jetë, ka një sërë arsyesh që mund të na ndalojnë të lutemi. Mund t’i themi vetes se jemi shumë të zënë për t’u lutur. Mund të mendojmë se mund ta zgjidhim problemin vetë. Ose mund të mendojmë se Perëndia nuk u përgjigjet lutjeve…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Besojini Perëndisë dhe bëni të mirë!Ki besim (beso, mbështetu dhe gjej sigurinë) te Zoti dhe bëj të mirën; bano vendin dhe shto besnikërinë. –Psalmeve 37:3 Shumë prej nesh kalojnë shumë kohë duke u përpjekur të zbulojnë si të marrim bekime për veten. Njerëzit ndonjëherë e kalojnë gjithë jetën e tyre duke u përpjekur të arrijnë…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Zemra e matur!Fjalët e urta, kapitulli 18, vargu 15, thotë: “Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë.” Më pëlqen fraza me të cilën fillon ky varg: “Zemra e njeriut të matur.” A nuk e duam të gjithë këtë, një zemër të matur. Askush nuk e…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Krishti Në Ju, Shpresë LavdieTë cilëve Perëndia deshi t’ua bëjë të njohur cilat ishin pasuritë e lavdisë së këtij misteri ndër johebrenjtë, që është Krishti në ju, shpresë lavdie, – KOLOSIANËVE 1:27 Ti dhe unë mund ta kuptojmë dhe përjetojmë lavdinë e Perëndisë në jetët tona për shkak të Krishtit në ne. Ai është shpresa…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Jini bujarë dhe të gëzuar!Secili të japë si ka menduar në zemër, as me keqardhje, as me detyrim, sepse Perëndia do dhurues të gëzuar. – 2 Korintasve 9:7 Si të krishterë, duhet të jemi bujarë, të japim gjithçka kemi, kurdo që mundemi. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me paratë, mund të japim ndihmë, inkurajim,…
    Tags: të, inkurajime
Comments