Kulturë

Lexueshmëria në shkollat e mesme të ulëta publike të Prishtinës

Mungesa e lexuesve shpeshherë është cilësuar alarmante, e këtë e dëshmojnë edhe shifrat. Raporti hulumtues “Lexueshmëria në shkollat e mesme të ulëta publike të Prishtinës”, i prezantuar të martën në bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, nxjerr se as gjysma e nxënësve të anketuar s’i kujtojnë tre titujt e fundit të lektyrave të lexuara. Sipas planprogramit, nxënësit janë të obliguar të lexojnë dhjetë lektyra brenda vitit shkollor.

Janë vetëm 40.2 për qind të atyre, sipas raportit, që i listojnë titujt. Për këtë raport organizata joqeveritare “ETEA” ka anketuar nxënës prej klasës së 6 deri në të 9-n e që sjell edhe shifra të tjera. Sipas raportit, 18 për qind nuk kanë arritur të kujtojnë asnjë lektyrë të fundit brenda kurrikulare të lexuar. Ndërkaq 23.1 për qind të nxënësve kanë arritur t’i kujtojnë dy librat e fundit brenda kurrikularë të lexuar, e 18.7 për qind e të anketuarve kanë qenë në gjendje të kujtojnë vetëm një libër.

Sa u përket librave të lexuar me vetëdëshirë, nga 997 nxënës të anketuar, 33.5 për qind nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë asnjë titull.

Të dhënat e paraqitura në këtë raport janë nxjerrë përmes metodave hulumtuese sasiore e cilësore dhe shqyrtimit të literaturës relevante ekzistuese. Siç shkruhet në raport, me qëllim të ekzaminimit objektiv të problemit dhe të gjendjes aktuale të leximit ndër nxënës, si dhe faktorëve ndikues, target i hulumtimit ka qenë trekëndëshi individ (nxënës), familje dhe shkollë.

Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se nxënësit në klasë më të ulëta lexojnë më shumë sesa nxënësit në klasë më të larta. Një rënie e dukshme e numrit të nxënësve që lexojnë vërehet gjatë kalimit nga mësimi klasor (fillor) në shkollën e mesme të ulët.

“Me kalimin nga klasa e gjashtë te e shtata, numri ulet nga 34.6 për qind lexues në 26.5 për qind. Klasat e teta me 26 për qind për dallim nga nxënësit e klasave të nënta, që tregojnë një nivel dukshëm më të ulët të leximit, me vetëm 20.2 për qind të nxënësve që kanë kujtuar tre libra të lexuar me vetëdëshirë”, shkruhet në raport.

Raporti nxjerr të dhëna nga hulumtimet e kryera në 22 shkolla, 13 të zonës urbane dhe 9 të zonave rurale të Komunës së Prishtinës.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Prishtinë, 28 qershor – Pasi veprat e tij kanë shëtitur gjithandej botës, fillimi i korrikut, Sislej Xhafën do ta gjejë në Kosovë. Për dallim prej ekspozitave të tjera që organizon Galeria Kombëtare e Kosovës, ajo e Xhafës nuk do të ndalet vetëm në objektin e këtij institucioni. E as vetëm…
    Tags: të, në
  • 100
    Pak më shumë se gjysmë viti e kanë në dispozicion autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë, për të mbërritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, në kuadër të asaj që e kanë cilësuar fazë përfundimtare të dialogut. Kjo meqë marrëveshja synohet të mbërrihet në kuadër të mandatit aktual të…
    Tags: të, në
  • 100
    Filmi “Nëntor i ftohtë” i regjisorit kosovar Ismet Sijarina ka marrë Mirënjohjen Speciale të Jurisë në festivalin e filmit “GoEast”, në Wiesbaden të Gjermanisë. Ky është çmimi i tretë me radhë që rrëmben ky film, i cili javën që vjen do ta vazhdojë rrugëtimin në Linz dhe Vjenë të Austrisë.…
    Tags: të, në
  • 100
    Prishtinë, 6 korrik – “Unë do të jem pasqyra juaj që reflekton zjarrin, perëndinë, yjet, dashurinë, bukurinë, monstrumin, botën, inatin, fëmijën, gënjeshtrën, dhimbjen, mua, në ty”. Ky është mesazhi që do të përcjellë edicioni i 17-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”. Mesazhi i bashkëngjitet temës…
    Tags: të, në
  • 100
    Sonte në Kalanë e qytetit të Prizrenit fillon edicioni i nëntë i festivalit Ngom Fest. Sipas njoftimit, në natën e parë të festivalit do të ketë muzikë të zhanrit hip-hop. “Festivali do të fillojë në ora 22:00 dhe atë do ta hapin Promo Artistët Alien e Fattizle për të vazhduar…
    Tags: të, në
Comments