Kulturë

Llapashtica fiton në garën “Wiki Loves Monuments” me foton e kishës së Novobërdës

Fotografi Arben Llapashtica është fitues i “Wiki Loves Monuments” në Kosovë, si pjesë e garës ndërkombëtare të fotografive të monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Në garën që ka për qëllim dokumentimin e monumenteve me rëndësi për kulturën dhe trashëgiminë e shteteve në Wikipedia dhe në internet, Llapashtica fitoi me një fotografi të themeleve të kishës në Novobërdë. Në Shqipëri, fitoi Bujar Gashi me fotografinë e Kalasë së Gjirokastrës.

Llapashtica, që është edhe kameraman në Grupin Koha, në një deklaratë për Koha.net, ka thënë se ndihet i nderuar që është vlerësuar për kontributin me fotografitë e tij të monumenteve.

“Ndihem mirë që fotoja e Novobërdës është përzgjedhur, meqë edhe prejardhja ime është nga atje. Kosova ka nevojë që në internet të ketë informata më të sakta. Jo si më herët, kur nëse keni kërkuar në Google kanë dalë informata kryesisht nga Serbia, dhe informata të pasakta me imazhe të rëndë për Kosovën”, ka thënë ai.

Nga organizatorët e garës, anëtari i bordit të Wikimedians of Albanian Language, Arianit Dobroshi, ka treguar për Koha.net detaje për garën.

“Konkurrenca ka qenë sikur e viteve të kaluara. Ne mbledhim fotografi të cilat janë të qasshme për publikun për promovimin e monumenteve, turizmit dhe rrjedhimisht Kosovës e Shqipërisë, pasi që gara është e përbashkët. Përdorimi primar është në vetë artikujt e Wikipedias në shqip dhe në gjuhët tjera”, ka thënë fillimisht ai.

Dobroshi ka treguar se këto fotografi bëhen pjesë e garës ndërkombëtare, dhe ka thënë se është me rëndësi që aty të jetë e pranishme Kosova. Ai ka thënë se ka hapësirë që monumentet e Kosovës të vihen në pah përmes fotografive edhe për shkak se ato nuk njihen nga banorët lokalë.

“Edhe pse këto monumente janë shpesh në lokacione qendrore të qyteteve, ato nuk njihen nga banorët lokalë, prandaj ka hapësirë për t’u vënë në pah përmes fotografisë. Kjo mund të përfshijë edhe teknika të reja të fotografisë ose elemente artistike që janë vërejtur gjatë një vizite”, ka shtuar ai.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Pas hapjes në Muzeun Kombëtar të Kosovës, më 4 prill, ekspozita “Sikur Hana” nga Zgjim Zyba e Die Morina ka vazhduar rrugëtimin e saj në “vendlindje”, Suharekë. Kjo ekspozitë – që shpërfaq zërin e padëgjuar të grave përmes Salë Zybës, e cila tregon historinë inspiruese të Lokës Hanë (Hanë Zybës)…
    Tags: të, në, që, është, për, ka, dhe
  • 93
    Prishtinë, 1 mars – Një numër i artistëve janë bërë tok gjatë ditës së mërkurë, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kësaj radhe jo për ndonjë projekt artistik a protestë, por për të gjetur mënyra që t’i dalin në ndihme njërit prej kolegëve të tyre. Në këtë…
    Tags: të, për, që, ka, në
  • 93
    Filmi “Touch Me Not” (Mos më prek) e regjisores rumune Adina Pintilie, që flet për një grua e cila përballet me çështje të intimitetit dhe mëson se si të ndihet rehat me trupin e saj, e ka marrë “Ariun e artë” të edicionit të sivjetmë të festivalit “Berlinale”. Ndërsa Wes…
    Tags: të, në, ka, për, që
  • 93
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 92
    Historia e Antigonës, 19-vjeçares së cilës i ka vdekur babai kur ajo kishte qenë shumë e re e me pas nëna e saj u sëmur rëndë, është pjesë e dokumentarit të publikuar nga UNICEF-i në bashkëpunim me këngëtaren Rita Ora. I realizuar nga “Soccer Aid” për UNICEF-in, dokumentari i publikuar…
    Tags: në, të, për, ka, që, dhe
Comments