LAJMET E FUNDIT

Lluka: Bordi i PTK-së do të jetë funksional në fillim të prillit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë të ditur se Bordi për Telekomin e Kosovës do të jetë funksional në muajin e ardhshëm.

“Është e vërtetë që tashmë posta që 15 muaj nuk ka bord, që nga dhjetori i vitit 2016. Një gjë e tillë me të vërtetë është shumë keq që ka ndodhur. Siç e dini qeveria e fundit ka ardhur në shtator dhe normalisht ka filluar procedurat tashmë për rekrutim. Edhe për Telekomin edhe për Trepçën me 25 të këtij muaji janë intervistat finale edhe dhe në fund të këtij muaji besoj që do të merren vesh të gjithë anëtarët e bordeve. Do ta kemi një bord funksional”, tha Lluka për EO.

Ai shtoi se mungesa e bordeve në ndërmarrjet publike ndikon negativisht në funksionimin e mirë të tyre.

“Bordi e luan rolin e përfaqësuesit të qeverisë dhe çdo ndryshim brenda ndërmarrjeve duhet të ketë bord për të marrë vendime prandaj mungesa e bordit normalisht ka pasoja të ndryshme të cilat kanë ndodhur me kohë e kohë në këto ndërmarrje. Ne kemi pasur edhe borde të tjera të cilat nuk kanë qenë të funksionalizuara, të cilat janë funksionalizuar një pjesë e saj. Prandaj unë pajtohem që mungesa e bordit nuk është gjë e mirë për ndërmarrjet publike por besoj që në fund të këtij muaji do ta kemi funksional edhe bordin”, përfundoi ai.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Prishtinë, 1 mars – Një numër i artistëve janë bërë tok gjatë ditës së mërkurë, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kësaj radhe jo për ndonjë projekt artistik a protestë, por për të gjetur mënyra që t’i dalin në ndihme njërit prej kolegëve të tyre. Në këtë…
    Tags: të, për, që, ka, në
  • 100
    Filmi “Touch Me Not” (Mos më prek) e regjisores rumune Adina Pintilie, që flet për një grua e cila përballet me çështje të intimitetit dhe mëson se si të ndihet rehat me trupin e saj, e ka marrë “Ariun e artë” të edicionit të sivjetmë të festivalit “Berlinale”. Ndërsa Wes…
    Tags: të, në, ka, për, që
  • 96
    Tetë të rinj nga vende të ndryshme janë bërë bashkë në Pejë për të mësuar më shumë sesi të shkruajnë një kritikë për film, por edhe sesi të raportojnë nga një festival. Kjo masterklasë po mbahet në kuadër të edicionit të dhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar. Olga…
    Tags: të, në, që, për
  • 95
    Tre muaj pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur për themelimin e qendrës përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët, “Bllaca 1999”, e 33 ditë pasi u vendos guri themeltar, një projekt po me këtë temë është prezantuar në Kuvendin e Kosovës. Ky institucion ia ka mësyrë themelimit të atij që e quan…
    Tags: të, që, ka, në, për
  • 95
    Zoti do t’u japë një vizion më të fuqishëm  atyre që janë besnikë me atë gjë  që Ai u ka ngarkuar në këto momente. Bibla na mëson se Zoti shpërblen shërbyesit e Tij besnikë: Dhe zoti i tij i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove…
    Tags: të, që, në, për
Comments