Kulturë

Lule Elezi bashkon dy botë muzikore në albumin e saj

Pianistja Lule Elezi, e cila njihet veçanërisht për interpretimin e repertorit të periudhës së klasicizmit dhe romantizmit, ka publikuar albumin “Beethoven & Chopin: Piano Works”. Për të ka përzgjedhur dy kompozitorë, të cilët s’mund t’i anashkalojë askush kurdo që periudhat në fjalë përmenden. Janë emra të njohur e mjeshtër të kompozimeve: Ludwing van Beethoven, një nga kompozitorët më të mëdhenj në historinë e muzikës klasike, dhe Frederic Chopin, një nga përfaqësuesit me të mëdhenj të epokës së romantizmit. Kompozimet e tyre, Elezi, që njihet për saktësinë e saj gjatë lojës dhe virtuozitetin, i sjell me delikatesë. Mënyra sesi ajo interpreton bën që dëgjuesit përmes melodive të depërtojnë brenda shpirtit artistik të pianistes. Albumi mund të blihet online në ueb-faqen e “Austrian Gramophone”.

Në mesin e kompozimeve të Beethovenit, sonatat për piano kanë një vend specifik. Një të tillë ka përzgjedhur për albumin e saj, pianistja kosovare që jeton mes Prishtinës dhe Potsdamit në Gjermani. Ka përfshirë “Sonatën nr. 8 në C minor, Op.13”, që ndryshe njihet edhe “Pathétique”. Me këtë vepër, që zgjat më shumë se 20 minuta, nis edhe albumi i Elezit, që udhëtimin e saj në botën e muzikës klasike e nisi kur ishte shtatë vjeçe. Nëna e saj, mësuese e pianos, ia dha mësimet e para dhe më pas ajo ndoqi mësimet për piano në Shkollën e Muzikës në Prizren, kurse studimet i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Arteve. Veprën “Pathétique”, kompozitori gjerman ia kushtoi mikut të tij, princit Karl von Lichnowsku. Sonata njihet për strukturën e saj të errët, të qetë dhe dramatike, me një atmosferë befasuese gjatë interpretimit. Pjesa tjetër e albumit përbën vepra të kompozitorit polak Frederic Chopin. Mjeshtëria e Elezit dhe dashuria për këtë kompozitor shtrihen në pesë vepra dhe gati 40 minuta lojë në piano. I gjithë albumi zgjat një orë, e një minutë, e 40 sekonda.

Pianistja Lule Elezi ka thënë së pikërisht këta dy kompozitorë mbesin sprovë e madhe për të, edhe pas një përvoje shumëvjeçare si pianiste.

“Personalisht frymoj shumë midis stilit klasik dhe romantik. Më saktë prej klasikëve kompozitori Ludwig van Beethoven më pëlqen më së shumti dhe midis kompozitorëve romantikë më pëlqen Frédéric Chopin, që në literaturën muzikore konsiderohet si ‘poet i pianos’, ngase të gjithë krijimtarinë e tij muzikore ia ka kushtuar instrumentit të pianos”, ka thënë ajo për KOHËN.

Incizimet për këtë album janë bërë nga 3 deri më 5 mars të vitit 2017 në “Shtëpinë e Mozartit” në Vjenë, ku artisti jetoi nga viti 1784 deri më 1787, e që sot shërben si muze.

“Pjesë e suksesit tim janë edhe puna e shkëlqyer e inxhinierit të zërit Martin Macheiner nga Vjena, për incizimin e mrekullueshëm të albumit nga ‘Austrian Gramophone’, dhe kompania ‘Paladino music’ në Vjenë për editimin, të cilët i falënderoj shumë. Po ashtu, falënderoj nga zemra edhe menaxhmentin e ‘Shtëpisë së Mozartit’ për përkushtimin e tyre, veçanërisht që më dhanë hapësirën që incizimin ta bëj aty”, ka thënë ajo. Albumi pritet që të promovohet fillimisht në Vjenë dhe pastaj edhe në Kosovë, mirëpo për shkak të situatës me koronavirus ende nuk ka një datë të caktuar.

“Pas editimit, e pashë të arsyeshme që albumin ta publikoj edhe për publikun e gjerë, si në botën shqiptare, ashtu edhe jashtë Kosovës, me vetë faktin që ky projekt i takon edhe Vjenës”, ka thënë pianistja, duke theksuar se pikërisht kryeqyteti i Austrisë i ka hapur një portë të madhe në karrierën e saj. Ka treguar se sfidë të vetme për realizmin e këtij albumi ka pasur që veprat t’i interpretojë në mënyrë sa më të mirë.

“Austrian Gramophone” publikoi incizimet e para në vitin 2014 dhe është labeli më i ri nga “Paladino music”. Sipas përshkrimit në faqen e tyre, ata janë në kërkim të artistëve që dinë se çfarë duan. “Paladino music”, që është themeluar në vitin 2009, ka edhe tri labels të tjerë dhe është një kompani e njohur sa i përket incizimit të muzikës klasike. Në mesin e publikimeve të tyre gjendet puna e artistëve si ajo e pianistit rus Vladimir Ashkenazy, pianistit austriak Christopher Hinterhuber dhe e pianistit Dimitri Ashkenazy, që aktualisht jeton në Zvicër. © KOHA. 

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 90
    Arta Dobroshi nderohet nga Franca si zë shprese e paqejeÇmimeve e dekoratave të nivelit botëror të aktores Arta Dobroshi i është shtuar edhe një tjetër. Nga e marta ajo është “Kalorëse e Arteve dhe Letrave”. Bëhet fjalë për një nga dekoratat më të larta që e ndan shteti francez për të shpërblyer individët që janë dalluar përmes krijimtarisë së…
    Tags: të, në, ka, për, që, dhe
  • 88
    Eliza Hoxha sjell librin që pasqyron Kosovën e viteve të 90-taPas prezantimit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, Eliza Hoxha ka sjellë librin "Qyteti është kudo", duke iu referuar historisë së Prishtinës të viteve të 90-të. Ky projekt gjeti përkrahje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me ç'rast ministri Kujtim Gashi tha se ky libër paraqet një storie të…
    Tags: të, në, ka, dhe, që, për, një
  • 88
    Kontributi i familjes Qiriazi ne ngritjen e vetëdijes kombëtarePara se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 87
    “Home+” rikthehet virtualisht me thellësinë e botës së maestro Mulliqit“Kur baba (Muslim Mulliqi v.j.) ka vizatuar, asnjëherë nuk e ka menduar se veprat e tij do të ekspozohen në mënyrën se si janë ekspozuar tani, në këtë kohë pandemie”, ka thënë piktori Visar Mulliqi, i biri i maestros. Një mundësi të tillë ekspozimi s’e kishte menduar as ai, as…
    Tags: të, në, për, një, ka, edhe, që
  • 86
    Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipeKongresi i Manastirit, Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, në qendrën e atëhershme të Vilajetit për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Gjendja gjatë zhvillimit te letërsisë shqipe ishin hartuar…
    Tags: të, në, dhe, për
Comments