Kulturë

Lutje & Agjërim për Kosovën

Ky është viti i 21-të me radhë që më 31 janar ndajmë një ditë 24 orësh dedikuar lutjes dhe agjërimit për Kosovën. Mbase keni dëgjuar shumë përsëritjet se si Kosova ka arritur shumë suksese prej kohës se pasluftës por se ka edhe shumë punë për t’u bërë. Besoj se për shumë arsye ky konstatim është i saktë. Mbase kjo është e dukshme për ne, por dëshiroj që sot të shikojmë tek premtimi që e gjejmë ne Fjalën e Perëndisë Biblën kur populli i Tij lutet dhe e kërkon fytyrën e Tij. Tek 2 Kronikave 7:14, që njëherit është vargu motivues për DITËN E LUTJES DHE AGJËRIMIT PËR KOSOVËN, shkruan: “Në qoftë se populli im, i cili thirret në emrin tim, përulet, lutet, kërkon fytyrën time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija, unë do ta dëgjoj nga qielli, do t’i fal mëkatin e tij dhe do ta shëroj vendin e tij”.
Jam i bindur se ne të gjithë mund t’i numërojmë bekimet e Perëndisë për Kosovën. Ai gjithmonë e ka treguar mirësinë, bujarinë e besnikërinë e Tij ndaj Kosovës. Në kohë krize – na ka ushqyer; në kohë vështirësie – na ka mbrojtur; kur kemi dështuar na ka falur duke na dhënë një shancë të re; kisha e Tij në Kosovë vazhdon të rritet e të forcohet në hirin e Zotit.
Por, ne duhet pranuar për ngecjen në ecjen tonë për ta bërë vullnetin e Tij. Në Kishën Protestante besojmë fuqishëm në priftërinë e besimtarëve (1 Pjetri 2:9). Si të tillë, ne të gjithë obligohemi të ndërmjetësojmë në lutje para Perëndisë për vendin tonë.
ORIENTIMET STRATEGJIKE PËR LUTJE E AGJËRIM
Janë katër orientime në lutje që edhe këtë vit dëshirojmë t’i sjellim para Perëndisë për Kosovën:
• Për gjendjen FRYMORE. Të lutemi që populli i Kosovës të kthehet tek Zoti duke braktisur rrugët mëkatare. Që kisha të reja të mbjellën – që besimtarët të forcohen.
• Për gjendjen POLITIKE.
• Për gjendjen EKONOMIKE.
• Për gjendjen e DREJTUESVE. Kosova kurrë më parë nuk ka pasur më shumë nevojë për një LIDER që e drejton popullin.
Prandaj, i dashuri ndërmjetës për Kosovën, duke e parë gjendjen në Kosovë, në Këshillin e KPUK-ut jemi pajtuar që të vazhdojmë t’i kërkojmë kishës së Kosovës dhe asaj botërore, që të vij në gjunjë përpara Perëndisë për vendin tonë.
• SHËRBESË ADHURIMI DHE LUTJE. Dëshirojmë t’i ftojmë Pastorët që gjatë shërbesës së dielës në mëngjes, të ndajnë kohë për lutje ndërmjetësimi për Kosovën. Përveç kësaj, duam t’u bëjmë thirrje kishave në Kosovë që më 31 janar nga ora 18:00 deri në ora 19:00, kishat në çdo qytet ose rajon, të tubohen në shërbesë të përbashkët të lutjes, duke e përmbyllur kështu edhe lutjen e agjërimin.
Në fund, duke ju falënderuar përzemërsisht për besimin e qëndresën tuaj, dua t’ju inkurajoj me një varg:
“Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur, qëndroni të fortë e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit, duke e ditur se mundi juaj nuk është i kotë në Zotin” (1 Korintasve 15:58).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ky është viti i 21-të me radhë që më 31 janar ndajmë një ditë 24 orësh dedikuar lutjes dhe agjërimit për Kosovën. Mbase keni dëgjuar shumë përsëritjet se si Kosova ka arritur shumë suksese prej kohës se pasluftës por se ka edhe shumë punë për t’u bërë. Besoj se për…
    Tags: për, të, në, që, ka, se, tij, duke, kosovën, dhe
  • 89
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 87
    Kongresi i Manastirit, Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, në qendrën e atëhershme të Vilajetit për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Gjendja gjatë zhvillimit te letërsisë shqipe ishin hartuar…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 84
    Fiton çmimin shkencor për “Shqipëria e rigjetur”, profesoresha italiane shprehet se është befasuar që në 1300-n Shqipëria ishte një shtet i madh në Adriatik. Studiuesja e njohur italiane, Lucia Nadin, ka qenë e entuziazmuar ditën e djeshme, pasi u shpall fituesja e çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe…
    Tags: të, në, që, për, dhe
  • 84
    Pas hapjes në Muzeun Kombëtar të Kosovës, më 4 prill, ekspozita “Sikur Hana” nga Zgjim Zyba e Die Morina ka vazhduar rrugëtimin e saj në “vendlindje”, Suharekë. Kjo ekspozitë – që shpërfaq zërin e padëgjuar të grave përmes Salë Zybës, e cila tregon historinë inspiruese të Lokës Hanë (Hanë Zybës)…
    Tags: të, në, që, se, për, ka, dhe
Comments