Inkurajime

Lutjet e papërgjigjura!

Në tre kapitujt e librit të Habakukut shohim një shembull të shkëlqyer të Dhiatës së Vjetër të këmbënguljes në lutje. Të dhënat historike nga libri i Habakukut tregojnë se ai jetoi gjatë mbretërimit të mbretit të Izraelit Jehojakim. Kur Perandoria Babilonase po përparontte shumë. Por ishte përpara se babilonasit të rrethonin Jeruzalemin. Tema qendrore e Habakukut përqendrohet në përpjekjen e profetit për t’u rritur nga një vend dyshimi dhe padurimi me Perëndinë në një vend besimi tek Ai, pavarësisht nga vonesa e dukshme e Perëndisë në përgjigjen e lutjes.

Tre veçori të lutjes së Habakukut në kapitullin 3 ia vlen të përmenden veçanërisht për jetën tonë të lutjes:

  • Përulësia e Habakukut përpara Perëndisë. Tipari i parë i lutjes efektive është përulësia. Në kapitullin e parë, Habakuku duket se po i jep leksion Zotit: ” Deri kur, o Zot, do të bërtas dhe ti nuk do të më dëgjosh?  ( Habakuku 1:2). Por nga fundi i Habakukut, edhe në mes të lutjeve pa përgjigje, Habakuku qëndron në frikë dhe nderim ndaj veprave të fuqishme të Perëndisë.
  • Adhurimi i Habakukut ndaj Perëndisë. Kur luteni, kërkojini Perëndisë që t’ju mësojë më shumë për veten e Tij, sepse Ai është i denjë për adhurimin dhe bindjen tuaj. Kjo është një lutje që do të nderohet gjithmonë.
  • Përqendrimi i Habakukut në veprën e Perëndisë. Habakuku u lut që Perëndia në mëshirën e Tij të dërgonte një zgjim të madh në Izrael. Populli i Izraelit nuk e meritonte; ata meritonin vetëm shkatërrimin që Perëndia i kishte paralajmëruar vazhdimisht se do të vinte. Por Habakuku dëshironte që Perëndia të sillte rizgjim në mënyrë që emri i Tij të lavdërohej.

Në ato momente kur lutjet tona duken se nuk po marrin përgjigje, mund të biem në depresion, të zemërohemi me Perëndinë ose të heqim dorë fare nga lutja. Në lutjen e Habakukut, shohim një reagim ndryshe ndaj lutjes pa përgjigje. E shohim atë duke pyetur Perëndinë, në fakt: “Çfarë dëshiron që unë të mësoj nga kjo situatë? Si mund të mësoj të lutem në përputhje me vullnetin Tënd? Zot, më mëso të të besoj më shumë.” Habakuku e merr sprovën e lutjes pa përgjigje dhe e kthen atë në një mundësi për t’u rritur në intimitet me Perëndinë.

Në lutjen e Habakukut, gjejmë një model lutjeje që do të na mbrojë nga zhgënjimi dhe dekurajimi që shoqërojnë kaq shpesh vonesat e Perëndisë në përgjigjen e lutjeve tona.

Lutje: Atë, faleminderit për shembullin e besimit të jashtëzakonshëm që gjendet te Habakuku. Lutem që zemra ime të jetë e fokusuar tek Ti, Perëndia i hirit, i urtësisë dhe i fuqisë sovrane. Kam besim te ti, Shpëtimtari im dhe Perëndia im; Unë besoj në premtimet e Tua dhe do të pres  kohën Tënde. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.

“Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë dhe nuk do të ketë asnjë fryt te hardhitë, ndonëse punimi i ullirit do të jetë zhgënjyes dhe arat nuk do të japin më ushqim, ndonëse kopetë do të zhduken nga vathat dhe nuk do të ketë më qe në stalla,unë do të ngazëllohem tek Zoti dhe do të gëzohem te Perëndia i shpëtimit tim.” (Habakuku 3:17-18).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Karakter i pastër në mes të sfidave!Veprat e Apostujve, kapitulli 25, vargjet 7 dhe 8 thonë se kur Pali mbërriti, judenjtë që kishin ardhur nga Jeruzalemi, qëndruan rreth tij dhe po hidhnin drejt tij shumë akuza, të cilat nuk mund t’i vërtetonin. Në mbrojtje të tij, Pali po thoshte se nuk kishte mëkatuar as kundër ligjit…
    Tags: të, në, dhe, inkurajime
  • 100
    Shpresa nxit këmbënguljen!Shikoni përtej vështirësive aktuale dhe besojini Zotit, i cili po punon për të mirën tuaj. Isaia 40:28-31 Dhimbja mund të shërbejë si paralajmërim se diçka në trup nuk është në rregull. Megjithatë, pas një dëmtimi fizik ose operacioni, parehatia është pjesë e rrugëtimit drejt rikuperimit. Në raste të tilla, shumë…
    Tags: të, në, dhe, inkurajime
  • 100
    Të mësojmë të kënaqemi!Në librin e saj me titull “Qetësoje zemrën time në ankth”, Linda Dillou tregon për një nuse të re e cila u martua me një marinar, duke menduar se jetesa në vende të huaja dhe udhëtimet nëpër botë do të ishin romantike dhe emocionuese. Dy vjet më vonë, e vetmuar…
    Tags: të, dhe, në, inkurajime
  • 98
    Mendoni drejt që të flisni drejtEdhe gjuha është zjarr, botë padrejtësie; kështu është vendosur gjuha midis gjymtyrëve tona: ajo e fëlliq gjithë trupin dhe ndez rrotën e jetës (ciklin e natyrës së njeriut) dhe ndizet nga ferri (Gehenna). –Jakobi 3:6 Pohimet negative fillojnë me mendime negative. Për shembull, le të themi që një punonjës dëgjon…
    Tags: të, në, dhe, inkurajime
  • 98
    Pse themi Gëzuar Krishtlindjen!Sot, ka të krishterë të cilët besojnë se të qenit njeri i mirë është rruga drejt shpëtimit. Ata nuk e ndjejnë se kanë nevojë për dikë që t’i shpëtojë sepse mëkatet e tyre janë shumë të vogla. Mjafton që shkojnë në kishë dhe nuk kanë bërë kurrë mëkate “të mëdha”.…
    Tags: të, dhe, në, inkurajime
Comments