Marrëdhëniet!
Por Jezusi e donte Martën, motrën e saj dhe Llazarin. -Gjoni 11:5
Nëse keni lexuar kapitullin e fundit që Pali i shkroi të krishterëve në Romë, me siguri jeni penguar në një listë prej 26 emrash që keni gjetur atje. Ju thoni: “Çfarë ushtrimi me emra të çuditshëm si, Epenetit, Adronikut, Aristobulit, dhe, gratë me emrat Trifena dhe Trifoza.
Por ka diçka rreth kësaj liste që më intrigon. Pse? Është fuqia e miqësisë dhe e marrëdhënieve. Më lejoni t’ju jap disa informacione që mund të jenë si udhëzues për ju në një botë të shekullit të 21 ku marrëdhëniet janë të tensionuara dhe shpesh të shkatërruara.
Së pari, ju duhet të kuptoni se Pali ka jetuar në shekullin e parë, kur nëse shkruaje një letër dhe do ta dërgoje me një udhëtar ose me anije do të duheshin disa javë për të kaluar Mesdheun dhe për të arritur tek marrësi. Nuk kishte faxe, as e-maile, as telefon, as mesazhe. Komunikimi ishte i ngadaltë dhe i mundimshëm.
Secili prej këtyre 26 personazheve kishte nga një histori për të treguar, dhe Pali u lidh me secilin prej tyre. Shikoni marrëdhënien e tij me ta. Prishila dhe Akuila kishin rrezikuar jetët e tyre për Palin. Një takim kishe u bë në shtëpinë e tyre. Epeneti ishte fryti i parë i Palit në Azi, një trofe i veçantë i hirit. Ai përmend gra të cilat kanë punuar shumë për çështjen e Krishtit.—Maria, Trifena, dhe Trifoza, së bashku me Persin. Ai i dërgon të fala Adronikut dhe Junisë, të afërmit e tij të cilët janë burgosur me të. “Të fala Rufit dhe nënës së tij,” shkruan ai, duke shtuar që ajo ka qenë një nënë edhe për të; edhe vazhdon.
Hej, Edhe pse Pali nuk kishte qenë kurrë në Romë, ai e vlerësonte miqësinë e secilit dhe donte të mbante marrëdhënie të shëndetshme.
Ndaloni për një moment dhe zhvendosuni para në shekullin e 21, dhe fokusohuni në botën tuaj. Kam një pyetje të vështirë për ju. Sa miq të vërtetë—prej atyre që do të vinin kokën e tyre në rrezik për ju, si çifti, Prishila dhe Akuila, që rrezikuan jetët e tyre për Palin—sa miq si këta keni ju? E vërtetë, ju keni shumë të njohur, por ndoshta miqtë e vërtetë mund t’i numëroni vetëm me një dorë, apo jo?
Ne jetojmë në një botë me komunikim të zhvilluar—celularë, fakse, e-maile, etj. Cili është ndryshimi? Mund të jetë ritmi me të cilin jetojmë—nuk kemi kohë për miqtë, shumë të zënë për të kthyer telefonatat, letrat, mesazhet ose e-mailet që injorohen virtualisht? Mendoni se do t’i ktheni javën tjetër, por javën tjetër e gjeni veten shumë të ngarkuar dhe keni shumë gjëra për të bërë. Pa dyshim që përfundojmë vetëm, të izoluar, të dëshpëruar, dhe pa miq dhe familjarë.
Diçka nuk shkon, dhe kjo gjë mund të jetë mënyra e jetesës tuaj. Është si ajo letra që gjoja ishte shkruar në gazetë, që lexonte, “Problemi me botën jam unë!” “Nuk kam kohë për këto gjëra,” thoni ju. Nëse thoni kështu, diçka nuk shkon.
Ka mundësi që ju po përpiqeni të bëni shumë më tepër nga sa Zoti ju ka dhënë të bëni, që do të thotë se marrëdhëniet tuaja po neglizhohen dhe ju vuani nga rraskapitja. Pa dyshim që ju keni pak miq të vërtetë.
Mbani mend, ne zgjedhim të bëjmë atë që bëjmë, dhe kur zgjedhjet tona nuk janë të urta, ne vuajmë. Lexoni Romakëve 15 dhe pyesni veten se cilët janë ata persona në jetën tuaj të cilët meritojnë të njëjtën mirënjohje që Pali shprehu. Kjo mund të ndryshojë jetën tuaj.
Related Posts
- 100
- 97
- 97Në thellësi të shkretëtirës arabe ndodhet një kështjellë e vogël. Thomas Edward Lawrence, i njohur si Lawrence i Arabisë, shkonte shpesh atje. Edhe pse jo shumë modeste, ishte më efikase. Njihej për sigurinë e saj. Kur sulmohej, shpesh nga forcat superiore, Lawrence tërhiqej dhe shkonte atje për siguri. Gjatë qëndrimit…
- 97
- 97