Kulturë

“Martesa” e fut Blerta Zeqirin në dhjetëshen e regjisoreve evropiane

Prishtinë, 18 maj – “Përreth globit, gratë po luftojnë për ndryshim duke realizuar filma të mrekullueshëm artistikë, dhjetë prej të cilëve e përbëjnë këtë vitrinë”, ka shkruar kritikja filmit Sarah Ward, në ueb-faqen zyrtare të një festivali filmi me traditë 65-vjeçare. Kësisoj e ka prezantuar kategorinë “Europe! Voices of Women in Film” (Evropë! Zërat e grave në film”, në kuadër të së cilës do të prezantohet edhe filmi “Martesa” i regjisores kosovare Blerta Zeqiri.

Ngjarja zë vend në kuadër të Festivalit të Filmit në Sydney, që sivjet mbahet prej 6 deri më 17 korrik. “Sydney Film Festival” në bashkëpunim me “European Film Promotion” dhe “Screen International”, ka publikuar programin me dhjetë filma të rinj, të realizuar nga regjisoret e suksesshme të Evropës. Në këtë mes ka gjetur vend edhe Zeqiri, e cila prezantohet si regjisore e lindur në Prishtinë, Kosovë. Filmi i saj i shkurtër “Kthimi”, ka marrë çmime të ndryshme dhe ka marrë pjesë në më shumë se 100 festivale filmash.

“Prezantuar me krenari nga ‘European Film Promotion’ dhe ‘Sydney Film Festival’, në partneritet me ‘Screen Internaional’ për të dytin vit me radhë, kjo kategori vë në pah punën e talenteve evropiane që udhëheqin me shembullin e tyre. Nga Gjermania në Finlandë dhe Kosova në Gjeorgjia, ato prezantojnë të ardhmen e industrisë”, përshkruhet programi në kuadër të së cilit do të shfaqet “Martesa”, i bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 89
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe, në
  • 89
    Kuvendi i Kosovës ka hapur sot dyert për të pritur diasporën në një seancë pune. Përmes konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat…
    Tags: të, në, dhe
  • 88
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
  • 87
    Çështja e kthimit të Fondit Pensional të Kosovës nga Serbia, mund të përfshihet në kuadër të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Shteti i Serbisë kishte ndalur kontributet e pensionistëve të Kosovës nga qershori i vitit 1999, pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë. Që nga atëherë, pensionistët…
    Tags: të, në, nga
  • 86
    Politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike, po shihet si një prej faktorëve që po i çon këto ndërmarrje drejt procesit të falimentimit. Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë realizuar hulumtime për emërimet në këto pozita, thonë se një dukuri e tillë i ka përcjellë të gjitha qeveritë e deritashme…
    Tags: të, në
Comments