Masa 2.2 në mbështetje të bizneseve për qasje në financa, Qeveria ndan rreth 7 milionë euro për sektorin privat
Qeveria e Kosovës miratoi sot propozim vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Masës 2.2 e cila është për “Mbështetje bizneseve për qasje në financa të pakos së ringjalljes ekonomike (MEPT)”.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës kryeministri Albin Kurti ka thënë se ndarja e mjeteve buxhetore është mbi 7 milionë euro
“Ministria e Financave ka sjellë për aprovim vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 7 milionë e 368 mijë e 410 euro, për zbatimin e masës 2.2 për mbështetje të bizneseve për qasje në financa të pakos së ringjalljes ekonomike”, ka thënë Kurti.
“Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që kemi për sektorin privat për zhvillimin e ekonomisë së vendit në mënyrë të qëndrueshme, ne si qeveri kemi mbështetur Fondin për garancitë kreditore për ta shtuar kapitalin në vazhdimësi, pra për të mbuluar apo financuar dritaret e ndryshme që janë në kuadër të këtij fondi”, ka thënë Murati.
Sipas tij kjo po bëhet është për të ofruar garanci për bizneset në mënyrë që të mos kenë nevojë të ofrojnë hipoteka.
“Në mënyrë që të vazhdojë rritja e garantimit të kredive që bizneset dhe ekonomia e vendit të ketë qasje më të lehtë në financa duke mos pasur nevojë që të ofrojnë hipoteka si garanci apo pengje të tjera, ne do të vazhdojmë edhe me transferin e radhës që është në vlerë prej 7 milionë 368 mijë e 410 euro në kuadër të masës 2.2”, ka thënë Murati.
Related Posts
- 95
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike në të cilën ka marr tre vendime. Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se është ndryshuar dhe plotësuar vendimi i Qeverisë Nr.10/226 të datës 23 tetor 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional…
- 95
Herë pas here, të gjithë mund të gjendeni përballë pikëpyetjeve në situata të caktuara. Duke mos njohur mënyrat e duhura për të jetuar në mënyrë të shëndetshme, në shumë aspekte vihet re se diku, diçka nuk shkon. Taylor Cwiertniewicz, infermiere e lartë e specializuar për kujdesin familjar në Kaliforni të…
- 94
Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 80-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Këshilli i Ministrave e shpalli këtë vit si Vit Jubilar Mbarëkombëtar për të shërbyer për përkujtimin e përfundimit të betejës së shqiptarëve për çlirimin nga pushtimi nazifashist, si një përkujtesë e detyrës qytetare të çdo shtetasi shqiptar…
- 92
Konjuktiviteti është një infeksion që prek indet rreth syrit ose kapakët e tij. Këto gjendje inflamatore janë mjaft të shpeshta dhe ngjitëse, ndaj duhet të trajtohen me shumë kujdes. Për të folur për konjuktivitet ose infeksionet e syrit, mjekja Nora Burda gjatë një intervistë për TV7 Albania, informon rreth llojeve të…
- 90
Komplikacionet e gripit tek fëmijët, mjekja ndan këshilla të rëndësishme për prindërit Gripi paraqet një sëmundje akute të rrugëve të frymëmarrjes të cilën e shkakton virusi i influencës të tipit A dhe B, që zakonisht paraqitet në numër të madh ose në formë epidemie gjatë periudhës së dimrit. Në këtë…