LAJMET E FUNDIT

Masakër në shkollën e Teksasit, 10 të vdekur.

Të paktën 10 persona humbën jetën si pasojë e një sulmi të armatosur ndaj një shkolle të mesme në Teksas, masakra e radhës në klasat amerikane.

Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme “Santa Fe” në qytetin me të njëjtin emër, ku një person i armatosur hyri në ndërtesë dhe hapi zjarr ndaj nxënësve. Mësohet se, pas një shkëmbimi të shkurtër zjarri me policinë, agresori u prangos.

Zyra e sherifit të zonës konfirmoi numrin e viktimave dhe tha gjithashtu se i plagosur nga mbetur një oficer policie. Presidenti i Amerikës, Donald Trump shprehur ngushëllimet e tij për viktimat, në fillim të një konference që përkoi me masakrën.

“Fatkeqësisht më duhet ta nis duke shprehur trishtrimin dhe dhimbjen tonë për masakrën në shkollnë e mesme ‘Santa Fe’ në Teksas, që ndodhi para pak çastesh. Kjo po ndodh prej shumë kohësh në vendin tonë, prej shumë vitesh dhe dekadash. U shprehim ngushëllimet dhe mbështetjen tonë të gjithë atyre që janë prekur nga ky sulm i tmerrshëm, studentëve, prindërve, mësuesve dhe personelit në shkollë. Administrata ime është e vendosur të bëjë gjithçka në fuqitë e saj për të mbrojtur studentët tanë, për të siguruar shkollat dhe për t’i mbajtur armët larg duarve të atyre që përbëjnë kërcënim për veten dhe të tjerët. Kjo është një ditë shumë e trishtë”, tha Trump.

Mësohet se shumica e viktimave janë nxënës, por mes tyre ka edhe mësues. Autoritetet thanë se, veç të dyshuarit kryesor, është ndaluar edhe një person i dytë që dyshohet se mund të ketë qenë bashkëpunëtor.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 91
    Krishtlindja është si një festë e shenjtë fetare dhe një fenomen global kulturor dhe komercial. Për dy mijëvjeçarë, njerëzit në mbarë botën e kanë vëzhguar atë me tradita dhe praktika të cilat janë të natyrës fetare dhe sekulare. Të krishterët festojnë Ditën e Krishtlindjeve si përvjetorin e lindjes së Jezusit…
    Tags: të, në, dhe, një
  • 88
    Pemët e Krishtlindjes janë bërë një simbol mbarëbotëror për paqen dhe gëzimin e mirë. Ata janë në qendër të një prej tubimeve më të mëdha të familjes të vitit. Dhe fetë e të gjitha formave dhe madhësive e shndërrojnë atë si diçka shpirtërore dhe kuptimplote për besimet e tyre. Ndërsa…
    Tags: të, dhe, një, në
  • 88
    Për më shumë se 10 vjet projekti “Cities of Peace” apo “Qytetet e paqes” ka udhëtuar nga Jerusalemi në Bagdad, Sarajevë, Nju Jork e shumë qytete të tjera, dhe tash ka ardhur edhe në Prishtinë, ku sonte do të bëhet prezantimi i pikturës “The Flowering”, krejt kjo për të promovuar…
    Tags: të, në, që, dhe, për
  • 88
    Që nga 17 shkurti i këtij viti kur edhe Kosova shënoi ditëlindjen e saj të dhjetë, Muzeun e Kosovës e kanë vizituar mbi 7 mijë vizitorë, ku një numër i konsiderueshëm prej tyre janë turistë të huaj. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj në…
    Tags: të, në, dhe, që
Comments