Kulturë

Masat kundër pandemisë pezullojnë edhe aktivitetet e muzeve dhe galerive

Pa u bërë dy muaj prej hapjes së muzeve dhe galerive, Qeveria ka marrë vendim për pezullim të serishëm të aktivitetit të këtyre institucioneve. Kthimi i kësaj mase është bërë shkaku i shpërndarjes enorme të koronavirusit. Qeveria të martën ka nxjerrë vendimin, përmes të cilit edhe muzetë e galeritë llogariten si hapësira me rrezik për shpërndarjen e virusit. Këto institucione kishin nisur aktivitetin më 18 maj në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Por rritja e numrit të të infektuarve i ka kthyer në gjendje të mëparshme.

“Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës (përfshirë fitneset, pishinat, shkollat e futbollit dhe sporteve e tjera, trajnimet e kësaj lëmie etj.). Të gjitha aktivitet e lartcekura që zhvillohen në ambiente të hapura detyrohen të zbatojnë në përpikëri kushtet e parapara në Manualin për mbrojtje nga COVID-19”, shkruhet në vendimin e Qeverisë.

Kësisoj, muzetë dhe galeritë janë kthyer në kohën e vendimit të parë për pezullimin e aktiviteteve të tyre. Ishin mbyllur më 13 mars në kuadër të masave të para të Qeverisë për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit. Galeria Kombëtare e Kosovës muajin e kaluar ishte prekur nga COVID-19. Një punonjëse e administratës së këtij institucioni kishte rezultuar pozitive. Aktiviteti ishte pezulluar për disa ditë derisa ishin testuar edhe punonjësit e tjerë.

Pas nxjerrjes së vendimit të ri të Qeverisë, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi, ka thënës e sot (e martë) do të kërkohet mbyllja e këtyre institucioneve që janë nën vartësi të MKRS-së.

“Të martën do t’i lajmërojmë që konform vendimit të Qeverisë duhet të ndërmerrni masa për mbyllje të përkohshme deri në një vendim tjetër të Qeverisë”, ka thënë ai.

Muzeu Kombëtar i Kosovës, sikurse institucionet tjera publike, ka punuar vetëm me staf esencial shkaku i pandemisë. Kësisoj kishin respektuar rregullat e vendosura për institucionet private dhe publike. © KOHA.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Alban Muja përfaqëson Kosovën në Bienalen e VeneciasPas propozimit të komisioneres së Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, Arta Agani, njëherësh drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë vendim që artisti Alban Muja të prezantojë Kosovën në edicionin e 58-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen…
    Tags: të, në
  • 100
    Filigrani, në shërbim të turizmit dhe ruajtjes së zejeve të moçmeNë kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Turizmit, Drejtoria e Turizmit dhe e Zhvillimit Ekonomik të enjten ka bërë hapjen e punëtorisë së filigranit, duke e konsideruar atë artizanat të vlefshëm të qytetit. Përmes kësaj punëtorie, gjeneratat e reja do ta kenë mundësinë që të trajnohen dhe të mësojnë…
    Tags: të, në
  • 100
    “Shkrepëtima” e Petrit Halilajt edhe në TorinoPerformanca unike e artistit kosovar, e cila për herë të parë u prezantua në Runik në muajin korrik, vazhdon rrugëtimin si ekspozitë në Torino të Italisë. “Shkrepëtima” do të shpaloset në “Fondazione Merz”, prej datës 29 të muajit tetor dhe do të qëndrojë e hapur deri më 3 shkurt të…
    Tags: të, në
  • 100
    Kongresi i Manastirit në një ekspozitëNë kuadër të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, në datën 14 nëntor 2018, ora 10:00, Muzeu Historik Kombëtar çel për publikun ekspozitën me titull “Kongresi i Manastirit – Rruga drejt bashkimit kombëtar”. Ekspozita paraqet rrugëtimin e përpjekjeve të rilindasve për hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe në shek. XIX dhe…
    Tags: të, në
  • 100
    Përvjetori i botimit të “Alfabetares së gjuhës shqipe”Më 27 shkurt të vitit 1897 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”, e cila u botua me nismën e atdhetarëve Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës. Ishte një nga veprimtaritë më të rëndësishme të patriotëve shqiptarë të Stambollit, të cilët më 12 tetor 1879 themeluan “Shoqërinë e…
    Tags: të, në
Comments