LAJMET E FUNDIT

MASHT e vlerëson të suksesshëm pjesën e parë të Testit të Maturës

Ka përfunduar me sukses pjesa e parë e afatit të parë të Testit të Maturës Shtetërore në të gjitha rajonet.

Maturantët e rajonit të Pejës dhe Mitrovicës kanë qenë të fundit që i janë nënshtruar Testit të Maturës Shtetërore 2018 (pjesa e parë e afatit të parë), i cili këtë vit për herë të parë është mbajtur përgjatë katër ditëve në gjithë Kosovën, thekson Divizioni për komunikim publik i MASHT-it.

Në ditën e fundit, pra në rajonin e Pejës dhe Mitrovicës, sipas raporteve nga terreni, procesi i testimit ka shkuar shumë mirë dhe sipas planifikimit. Ndërsa, gjatë kësaj dite, numri i nxënësve që u janë gjetur telefona mobil ka qenë shumë i vogël.

Gjatë katër ditëve të pjesës së parë të Testit të Maturës nuk është evidentuar ndonjë parregullsi që do të bënte testin të pavlershëm.

Pjesa e dytë e afatit të parë do të mbahet me datat 5, 6, 7 dhe 8 qershor 2018.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 90
    E vërteta sivjet në Kosovë do të eksplorohet edhe nëpërmjet artit. Këtë do ta bëjë një prej festivaleve më të mëdha në rajon sa i përket kinematografisë. Të hënën kanë filluar që të shpalosen detaje të edicionit të 18-të të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”. Si…
    Tags: të
  • 89
    Sot hapet edicioni i 20-të i Panairit të Librit “Prishtina 2018” Sot në Prishtinë hapet edicioni i 20-të i Panairit të Librit “Prishtina 2018”, ku pritet të marrin pjesë më shumë se 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora. Sipas organizatorëve, ky edicion është jubilar pasi përkon me…
    Tags: të
  • 89
    Sot është finalizuar iniciativa ‘’Lumbardhi, hapësirë publike për të gjithë’’ e konceptuar nga pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizimit Urban në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit’’. Kjo iniciativë ka për qëllim të kontribuojë në pasurim përmbajtjesorë të hapësirave të përbashkëta të Kino Lumbardhit përmes bibliotekës së hapur, posterave informues lidhur…
    Tags: të
  • 86
    Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka reaguar ndaj deklaratave të liderëve kosovarë, të cilët kanë thënë se iniciative e tyre për Gjykatën Speciale do të dëmtojë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në. Javë më parë krerët kosovarë kishin filluar një iniciativë për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, iniciativë kjo që…
    Tags: të
  • 85
    Manifestimi shumë kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2019”, i cili këtë vit mbahet për herë të 28-të në Gjilan dhe organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Lutfi Hazirit, i kushtohet 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit. Për dallim prej viteve paraprake, kësaj radhe më 11 janar është ndezur Flakadani tek…
    Tags: të
Comments