Kulturë

Mbi 260 filma sivjet në DokuFest

Edicioni i 17-të i festivalit të filmit që mbahet parvjetshëm në Prizren “ DokuFest”, këtë vit do të mbahet në datat 3-11 gusht.

Drejtoresha e këtij festivali, Nita Deda, në konferencën e parë për media të këtij edicioni, ka shpalosur informacione rreth programit të festivalit që këtë vit trajton si tematikë “Reflektimin”.

“Festivali do të mbahet nga data 3 deri në datën 11 gusht. E kemi një program masiv prej 260 filmave, prej performancave të muzikës që sivjet janë në tri skena të ndryshme, ekspozita të fotografisë, paneleve dhe masterklasave si dhe një numri të madh të njerëzve nga industria e filmit që do të jenë pjesë e festivalit, po ashtu presim një fluks të madh të turistëve në Prizren”, ka thënë Deda.

Deda ka treguar po ashtu që performancat muzikore të DokuFest-it do të mbahen në tri skena në Prizren: në Marash, Kalanë e Prizrenit dhe në skenën e Lumbardhit.

Ndërsa drejtori artistik i DokuFest-it, Veton Nurkollari, ndër të tjerash ka treguar se në këtë edicion do të marrin pjesë 87 regjisore gra, të cilave tha se janë munduar t’i japin më shumë hapësirë duke marrë parasysh edhe rastet që janë shfaqur në fushatat senzibilizuese kundër abuzimit ndaj grave si ajo “MeToo” dhe” Speak Up”, transmeton kp.

Ai po ashtu ka treguar që temën e festivalit do ta shënojnë me shfaqjen e filmit Mirror (Pasqyra).

“Do ta shfaqim filmin e regjisorit rus Andrei Tarkovsky, “Mirror”, në një formë ta shënojmë edhe temën e festivalit, po do të shfaqim edhe shumë e shumë filma tjerë. Sikur tha Nita, jemi në pritje të një numri të madh të njerëzve nga industria e filmit, një numër i konsiderueshëm i regjisorëve kanë konfirmu pjesëmarrjen në festival”, ka thënë Nurkollari.

Ndërsa, Samir Karahoda, programer i filmave nacionalë dhe të shkurtër, tha se do të ketë më shumë pjesëmarrje të artistëve shqiptarë dhe do të rritet numri i aktiviteteve për fëmijë.

“Ajo çka e karakterizon këtë vit për dallim prej viteve të kaluara, është që, në katër konkurrenca që i kemi, katër gara, do të kemi filma shqip, pra në kategorinë që Vetoni ka punu dokumentarët ndërkombëtarë do të kemi filma shqip, po që ajo rrallëherë ndodhë, pasi që është konkurrencë mjaft e madhe”, ka thënë Karahoda.

Kurse drejtori ekzekutiv i këtij festivali, Eroll Bilibani ka folur rreth paneleve, debateve dhe punëtorive që do të mbahen në kuadër të DokuFest-it dhe ka thënë se debatet kryesisht do të jenë për zhvillimin e industrisë së filmit dhe sektorit të kulturës.

“Është një projekt i cili ka filluar në mars të këtij viti, ku ne përmes disa pyetësorëve kemi mbledhur materialet e nevojave dhe kërkesave dhe të interesave të organizatave të ndryshme kulturore, të artistëve të pavarur, po ashtu edhe sektorit të mediave, të bizneseve që punojnë në industrinë kreative, dhe për këtë qëllim do t’i organizojmë tre debate të ndryshme të cilat në fakt do t’i adresojnë të gjitha ato kërkesa, të gjitha ato nevoja të sektorit kulturor të Kosovës ”, ka thënë Bilibani.

DokuFest është festival i parvjetshëm ndërkombëtarë i filmit në Kosovë, dhe çdo vit trajton tema të reja varësisht prej aktualitetit dhe nevojës së shoqërive.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ka filluar kremtimi i Javëve të Frankofonisë në Kosovë, aktivitet ky që kremtohet çdo vit në muajin mars, në më shumë se 70 vende të botë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si koordinatore vendore e Frankofonisë në Kosovë, së bashku me përfaqësitë diplomatikë të Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Zvicrës…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Duke nisur nga dita e premte do të nisi kufizimet në qarkullimin e mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik dhe festave. Referuar udhëzimit të publikuar ditën e sotme në “Fletoren Zyrtare”, ndalohet qarkullimi i një së mjetesh rrugore. Këto të fundit përfshijnë mjete me peshë…
    Tags: të, dhe, në, që
  • 100
    Prishtinë, 9 mars – Gra me shami e kokëzbuluar, të gjitha të veshura në të zeza, lëvizin me të njëjtën koreografi. Nëpërmjet performancës ua kanë mësyrë varreve të një fshati në Liban. Që të gjitha i shqetëson fakti se midis burrave zhvillohet luftë fetare. E ato janë të bashkuara në…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mbetet figura më emblematike e historisë kombëtare shqiptare, simbol i unitetit dhe përfaqësues i denjë i kombit shqiptar. Kështu u tha në manifestimin “Ditët e Skënderbeut”, me rastin e 550- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fakulteti i Edukimit dhe…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës të mërkurën është mbajtur simpoziumi shkencor ndërkombëtar, “Filozofia dhe teatri: raportet e teatrit bashkëkohor me teatrin modern”. Nën organizimin e këtij institucioni, me këshill organizues të përbërë nga Rexhep Ismajli, Eqrem Basha e Muhamedin Kullashi, studiues vendorë e ndërkombëtarë kanë shpalosur prezantimet…
    Tags: në, të, që, dhe
Comments