Kulturë

Mbrëmje letrare-artistike për Gani Mehmetajn, fitues i çmimit “Kadare” 2021

Të martën, u mbajt në Prishtinë, në hotel Sirius mbrëmje letrare-artistike që iu kushtua krijimtarisë e veprimtarisë së  shkrimtarit, dramaturgut, skenaristit  e publicistit Gani Mehmetaj.
Me interpretimin emocionues të aktores Sheqerie Buçaj nga monodrama e autorit “Kohë cubash, miku ime”, u çel mbrëmja. Ajo i dha emocione të veçanta publikut.

Mehmetaj ka stil të fuqishëm rrëfimi, dhe duke qenë redaktor i disa prej veprave të tij, e kam cilësuar si trashëgimtar të stilit kadareanë të shkrimit prozaik”, shkruan ndër të tjerat Arifaj.
Arbërie Krasniqi-Kodrolli këndoi dy këngë poashtu “Moj e bukura More” dhe “Shpirti im i këndon Perëndisë”, interpretime që e pasuruan mbrëmjen.
Ndërkaq, i riu Mevlud Rrahimaj këndoi me mjeshtri “Vajta kalova” dhe “O, moj e bukura Arbëri”.

Në vazhdim poetja Naime Beqiraj me emocione artistike deklamoi fragmentin nga romani “Zhvarrimi” që u prit mirë nga artdashësit.  Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kishës katolike në fjalën e rastit u përqendrua në veprimtarinë dhe krijimtarinë e Mehmetajt. Ndërkaq, don Lush Gjergji vuri në pah disa momente kyçe të krijimtarisë, duke e shquar mprehtësinë dhe guximin e autorit.  Në mungesë të dr. Blerim Latifit, anëtar jurie i çmimit “Kadare”, Saranda  Salihu lexoi shkrimin “Mbi romanin fitues “Zogjtë e qyqes” të shkrimtarit Gani Mehmetaj”

Gani Mehmetaj mori çmimin “Kadare” 2021 për dorëshkrimin e romanit “Zogjtë e qyqes”, nga Universiteti Evropian i Tiranës dhe Fondacioni “Gramoz Pashko”, ndërsa e botoi UETPRES, Tiranë.  Është autor i 26 veprave letrare, kinematografike, publicistike dhe skenarëve të filmit. 

Gani Mehmetajt, që iu kushtua kjo mbrëmje letrare-artistike të rinjtë e “Shtëpisë së Shpresës” i dhanë një mirënjohje të veçantë “Pena e shpresës”.     
Konferencierin e mbrëmjes Artur Krasniqin e karakterizoi elokuenca, shkathtësia dhe mjeshtëria si rrallë ndonjë udhëheqës të mbrëmjeve artistike. 

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    “Peja Jazz”, si çlirim prej shablloneve për shpresë e shkrirje distanceOrganizata “Anibar” në fillimet e saj, para 11 vjetësh besonte se animacioni mund të shërbente si një katalizator për të nxitur aktivizmin në shoqëri. Së fundmi i ka hyrë një misioni të ri. Beson se muzika mund të jetë një mënyrë e mirë për të shkarkuar energjinë. Jazzin, stilin që…
    Tags: të, në, që, dhe, kulturë
  • 96
    Kurajo!“Të tri të katërtat e gjithë të ligave që ngjajnë në botë kanë ardhur nga frika”, Nietzche Si qëllim të përfundëshmë të përpjekjevet kombëtare-shoqërore të Tendencës Neo-Shqiptare, që përkrahim ne, mundemi të pranojmë këtë princip: Krijimi i një Shqipërie brenda të pa-kufishme, jashtë të kufizuar. Krijimi i një Shqipërie! Është…
    Tags: të, dhe, në, kulturë
  • 95
    Teatri në prag të rinovimit të gjashtë midis sezonit të punësElektrikja, ujësjellësi, rrjeti i kanalizimit, sanitaria, disa punë demoluese dhe suvatimi janë ndërhyrjet që planifikohet të bëhen këtë vit në ndërtesën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Nëpërmjet një kontrate në vlerë prej 38 mijë e 600 eurosh, Ministria e Kulturës synon që të përmirësojë kushtet në objektin e institucionit më…
    Tags: të, në, që, kulturë
  • 94
    “Zgjoi” nëpër botë me rrëfimin e gruas nga Krusha e MadheShpjegimi më i thjeshtë do të ishte ky: Një regjisore dëgjon rrëfimin e gruas nga Krusha e Madhe, burri i së cilës është ende në listën e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, e shndërron atë në skenar, skenari bëhet film dhe godet me të parën, në konkurrencë…
    Tags: të, që, në, kulturë
  • 94
    Albumi i Ermonela Jahos merr çmimin që cilësohet “Oscar” në muzikë klasike“Anima Rara” i sopranos Jaho është konfirmuar si vepër e jashtëzakonshme, duke triumfuar në kategorinë e muzikës vokale në International Classical Music Awards, që, siç shkruhet në ueb-faqen zyrtare të çmimeve, konsiderohet “Oscar” në fushën e incizimeve të muzikës klasike Në pesë muaj e fundit, sa herë që është diskutuar…
    Tags: të, në, që, kulturë
Comments